Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Ej, flitet per te djelen...

Cun Tirone cun-tirone at hotmail.com
Fri Feb 15 23:41:30 EST 2008


U desh 100 vjet per te korrigjuar nje pjese te fatkeqesise qe na ra. 
Vertet kushtet u bene te pershtatshme, por dhe shqiptaret
e Kosoves nuk e harruan kurre endren e tyre, qe
se shpejti do behet realitet. 

Nderkohe qe mezi presim kete moment historik, 
lusim Zotin qe cdo gje te shkoje sa me mire e 
pa probleme. Lajmet e fundit thone per ora 15:00.

Megjithese serbet e ruset i kane ulur tonet, bisha
e plagosur eshte e paparashikueshme. 

Gjithe te mirat, 

Çun Tirone



________________________________

From: drenush at hotmail.com
To: kokonozi at gmail.com
Date: Fri, 15 Feb 2008 22:42:19 +0100
CC: alb-club at alb-net.com
Subject: Re: [AlbClub] Ej, flitet per te djelen...





E diela nuk eshte zgjedhur rastesisht.

Ka shume arsye pse do shpallet pavaresia te dielen, por njera nder ato eshte qe qysh te nesermen, eshte mbledhja e ministrave te jashtem te BE dhe ndoshta menjehere mund te filloje njohja e Kosoves si shtet prej anetareve te saj .

Ne Kosove po behen pergatitje te medha, manifestime, koncerte, parakalime ku ta di,  ndonese shume gjera nuk jane gati, madje mendoj shume te rendesishmet.

Do te kendohet himni evropian, meqe ende nuk kemi nje zyrtar.



Sidoqofte, shpresoj se sindromen " Kadare- komunist apo jo, janulla, iksi, ypsiloni,  " e perfundojme per te milionten here deri te shtunen, meqe ndoshta koha eshte, kur krejt bota flet per Kosoven , edhe alb clubi ta fuse ne diskutim.



uruar qofshi edhe ju per shtetin me te ri shqiptar

Drenusha











----- Original Message -----


From: D. K.

To: alb-club at alb-net.com

Sent: Friday, February 15, 2008 7:25 PM

Subject: [AlbClub] Ej, flitet per te djelen...


                  *** AlbClub Discussion List ***





________________________________



Mediat kryesore elektronike frankofone njoftuan se po pergatiten ti kushtojne Kosoves emisione te posacme te djelen qe vjen.
Duket se dicka do te ndodhe.
Nuk e di nese Sef Kosharja, p.sh. kishte  pritur qe kjo te ndodhte nje te djele, nje dite kur edhe vete Perendia u ul te bente pushim.
Nje fillim jave dukej si me interesant. Sepse, me te bere deklararaten,  ata askush nuk do ti besonte, por, gjithsesi,  perpara do te kishin nje jave te tere  per ta perseritur dhe mbrojtur ate qe kishin thene.

Por e thene nje te djele, duket sikur ka ndodhur nje keqkuptim, sikur, pas nje dite te merziteshme dikush i ka dhene folesit  te  Tv dicka  gabimisht.

Por, mbase eshte zgjedhur me qellim qe ata qe e kundershtojne te mos gjenden ne numer te madh, te grumbulluar ne qendra pune, universitete.
I rrezikeshm eshte impulsi i pare, kjo eshte e njohur. Pastaj perpara eshte nata. Ajo ose te shkallmon trurin fare ose te ndihmon te mbledhesh vete
E para ka me shume te ngjare dhe nese ndodh gje, ajo do te ngjase diku ne te gdhire. Vetevrasjet ndodhin ne ate kohe. ai qe kupton serbokroatishten le te na njoftoje.

Po ka edhe nje kusht tevogel. E gjitha kjo nuk duhet te merret  si loja e atij televizionit belg, qe shpalli se Belgjika nuk egziston.

Ne kete rast  shprehja do te jete:  Shteti i Kosoves ka lindur.

Duket aq e jashtezakoneshme dhe i tejkalon aq shume temat tona te perditeshme, sa shume vete  parapelqejne te heshtin.

Por mbase edhe te presin.
Por per mjaft te tjere ai shtet ka egzistuar gjithnje ne perfytyrimin e tyre dhe vetem se habiten pse vonoi kaq shume, qe kete ta kuptojne edhe te tjeret. Per aktin e nje te diele paska qene puna?

Ne rregull atehere. Do te te behet edhe nje akt   per ata qe u ka munguar perfytyrimi!
Te DIELEN!







________________________________



______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

_________________________________________________________________
Climb to the top of the charts! Play the word scramble challenge with star power.
http://club.live.com/star_shuffle.aspx?icid=starshuffle_wlmailtextlink_jan


More information about the Alb-Club mailing list