| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] E djelapkulla at aol.com pkulla at aol.comFri Feb 15 22:09:55 EST 2008
E dashur Drenushe! Pa dyshimin me te vogel ne jemi te tere te pushtuar nga padurimi. Shpallja e Pavaresise eshte afer, mendjen e kemi aty e mezi presim te kalojne dhe keto 30 ore qe kane mbetur. Na duket e pabesueshme. Pas 100 vjetesh afersisht kemi Vloren e Dyte. Ji e sigurte se jemi pergatitur per festen, me te gjitha rekuizitat. Por nderkohe, hame, pime, qeshim, shohim, ndeshje sportive Grindemi. Qortimi yt shte i drejte, por cdo gje qe?na angazhon,?nuk i ben aspak hije ngjarjes se madhe qe pret fishekzaret ne qiellin e?atjeshem. Ai lloj debati per te cilin bere verejtje,?duhet te qe shuar qe ate dite qe u ndez, se eshte nje film i pare here pas here. Nga ana ime une kam nje propozim. A do te na behesh ti, qe nga e djela per dy tri dite me pas reporter i Albclubit? Dakord, do te kete gazetare te posacem, amerikane dhe te huaj, do te shohim CNN dhe kanalet televizive te Kosoves dhe Shqiperise. Po reportazhet e tu?do te ishin?te pakrahasueshem. Jam i bindur qe amerikane, franceze a shqiptare qofshin, nuk i shohin dot ato qe do te shohesh ti.?Une kam deshire qe ta shoh ngjarjen me syte e tu, me syte e bashkeshortit tend dhe pse jo, edhe me ata te femijeve tuaj, Sibores dhe Rubenit. Edhe keshtu besoj se shpreh dhe deshirat e te gjithe miqve te Albclubit. Nuk besoj se do ta refuzosh? kete detyre te bukur?shoqerore. Nderkohe, mos u merzit me krismat e fundit te betejes se vjetere albclubase. Une e kam varur dyfekun ne mur. Po shtroj gotat e shampanjes dhe po nxjerr menjane numrat e telefonit qe do me duhen per urimet e para. Perqafime, Pellumb Kulla ________________________________________________________________________ More new features than ever. Check out the new AOL Mail ! - http://webmail.aol.com -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |