Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Ej, flitet per te djelen...

dilaver baxhaku dbaxhaku at yahoo.it
Fri Feb 15 20:04:51 EST 2008


Po, e Diela po vjen, dhe në Tiranë e kudo në Shqipëri ndihet gjithnjë e më e pranishme era e Pavarësisë së Kosovës. Tashti 17 shkurti ka marrë tagrin e festës. Shumë qytetarë nga Shqipëria po shkojnë sot e nesër në Kosovë; ndërsa të tjerë, sidomos trupat artistike, ekipet e Radiove e të Televizioneve, janë atje prej disa ditësh. Sheshi i agjensisë së autobuzave ishte plot me mjete këtë pasdite, taksi e vetura të ndryshme prisnin njerëzit dhe porositeshin dikush për tu nisur aty për aty, të tjerë në mesnatë a në agim. Një zonjë vjen me makinën e saj dhe flet me agjentët për të porositur një nisje sonte. Mund të niseni edhe nesër në mëngjes, i thonë agjentët, rruga nuk është fort e shkurtër. Hajt, u ha ajo duke qeshur, e kam bërë pesë vjet rresht atë rrugë, se kam punuar në Prishtinë. Do të nisem sonte, se nesër në mëngjes më presin miqtë që i kam atje. Katër autobuza morën rrugën përplot rreth orës gjashtë të pasditës, përveç makinave të vogla. Nesër mendohet të jetë një
 nisje festive, thonë shoferët prizrenas e kuksianë, që kanë parkuar veturat aty pas pesëmbëdhjetëkatshit. Natyrisht, shumë të tjerë kanë mbërritur në Prishtinë nga Struga, apo nga të tjera rrugë që të çojnë atje. Miku im, Besim Fusha, fotograf i dëgjuar, më thotë se i biri, Bevisi, ka dy ditë që është në Prishtinë me ekipin e gazetës. Shpresoj të bëjë ndonjë gjë të bukur, thotë mjeshtri i vjetër për mjeshtrin e ri, të birin. Dhe duket se i gëzohet faktit që i biri është atje, në Kosovën që po rilind. Do të donte të ishte edhe vetë. Po ti?.. më drejtohet mua, dhe ka gati një kopje të librit të tij të ri për një mik poet prizrenas... Ma jep librin, i them unë.
   
  Nesër, Drenusha, do t'i keni përplot qytetet, përplot me shqiptarë nga ajo anë e nga kjo anë. Do të gëzoni bashkë.Që sonte në qytetin tënd të Prizrenit po festohej me një koncert artistik. Plot njerëz, që brohorisnin këngët e Fitnetes, Artiolës, Bujarit... apo recitimet gjithë pathos të Reshat Arbanës a Mirush Kabashit. 
   
  Edhe pse është muaji shkurt, në mendjen e shqiptarëve troket si një himn ritmi i trinomit Nëntor-Nëntor-Nëntor... U bëhet se ka mbërritur, më në fund, Nëntori i Tretë.
   
  Gëzuar!
   
  dilaver baxhaku
   
  ************************************* 

Drenusha <drenush at hotmail.com> ha scritto:
  *** AlbClub Discussion List ***



        E diela nuk eshte zgjedhur rastesisht. 
  Ka shume arsye pse do shpallet pavaresia te dielen, por njera nder ato eshte qe qysh te nesermen, eshte mbledhja e ministrave te jashtem te BE dhe ndoshta menjehere mund te filloje njohja e Kosoves si shtet prej anetareve te saj . 
  Ne Kosove po behen pergatitje te medha, manifestime, koncerte, parakalime ku ta di,  ndonese shume gjera nuk jane gati, madje mendoj shume te rendesishmet.
  Do te kendohet himni evropian, meqe ende nuk kemi nje zyrtar.
   
  Sidoqofte, shpresoj se sindromen " Kadare- komunist apo jo, janulla, iksi, ypsiloni,  " e perfundojme per te milionten here deri te shtunen, meqe ndoshta koha eshte, kur krejt bota flet per Kosoven , edhe alb clubi ta fuse ne diskutim.
   
  uruar qofshi edhe ju per shtetin me te ri shqiptar
  Drenusha
   
   
   
   
   
  ----- Original Message ----- 
    From: D. K. 
  To: alb-club at alb-net.com 
  Sent: Friday, February 15, 2008 7:25 PM
  Subject: [AlbClub] Ej, flitet per te djelen...
  

                  *** AlbClub Discussion List ***



    
---------------------------------
    
Mediat kryesore elektronike frankofone njoftuan se po pergatiten ti kushtojne Kosoves emisione te posacme te djelen qe vjen.
Duket se dicka do te ndodhe.
Nuk e di nese Sef Kosharja, p.sh. kishte  pritur qe kjo te ndodhte nje te djele, nje dite kur edhe vete Perendia u ul te bente pushim.
Nje fillim jave dukej si me interesant. Sepse, me te bere deklararaten,  ata askush nuk do ti besonte, por, gjithsesi,  perpara do te kishin nje jave te tere  per ta perseritur dhe mbrojtur ate qe kishin thene. 

Por e thene nje te djele, duket sikur ka ndodhur nje keqkuptim, sikur, pas nje dite te merziteshme dikush i ka dhene folesit  te  Tv dicka  gabimisht. 

Por, mbase eshte zgjedhur me qellim qe ata qe e kundershtojne te mos gjenden ne numer te madh, te grumbulluar ne qendra pune, universitete.
I rrezikeshm eshte impulsi i pare, kjo eshte e njohur. Pastaj perpara eshte nata. Ajo ose te shkallmon trurin fare ose te ndihmon te mbledhesh vete
E para ka me shume te ngjare dhe nese ndodh gje, ajo do te ngjase diku ne te gdhire. Vetevrasjet ndodhin ne ate kohe. ai qe kupton serbokroatishten le te na njoftoje.

Po ka edhe nje kusht tevogel. E gjitha kjo nuk duhet te merret  si loja e atij televizionit belg, qe shpalli se Belgjika nuk egziston. 

Ne kete rast  shprehja do te jete:  Shteti i Kosoves ka lindur. 

Duket aq e jashtezakoneshme dhe i tejkalon aq shume temat tona te perditeshme, sa shume vete  parapelqejne te heshtin.

Por mbase edhe te presin.
Por per mjaft te tjere ai shtet ka egzistuar gjithnje ne perfytyrimin e tyre dhe vetem se habiten pse vonoi kaq shume, qe kete ta kuptojne edhe te tjeret. Per aktin e nje te diele paska qene puna?

Ne rregull atehere. Do te te behet edhe nje akt   per ata qe u ka munguar perfytyrimi!
Te DIELEN!





    
---------------------------------
    
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club




       
---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la Nuova Yahoo! Mail
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list