| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] E leme me kaqe...Cun Tirone cun-tirone at hotmail.comFri Feb 15 17:51:30 EST 2008
Vertet, me vjen zor te them te njejtat gjera qe i kam thene disa here tashme. Por, nga ana tjeter mosmirenjohja eshte e shemtuar. Me vjen keq qe disa, Kadareja, apo dimri i tij, i paskerka bere te vjelle. Por, vec vras mendjen si ja paskerkan bere me te tjeret. Po me veprat e Enverit qe i recitonit ne format e edukimit? Ju a kam thene dhe njehere, po ato lutjet per shkollat e larta, mor aman, si i keni bere? Te gjitha duke qene luftetare me flamur per demokraci! Nga ana tjeter, nuk me intereson fare se c'do mendojne brezat qe vijne. Ajo eshte pune e tyre. Mua, e shoket e mi, Kadareja na ka sherbyer si antidot ndej cmendurise se kohes. Njesoj si ai aneksi i bibliotekes qe diskutuam me pare. Dhe per kete i tregojme mirenjohjen tone. Bile, as qe ka pike rendesie nese kete sherbim Kadareja na e ka bere duke qene apo jo i ndergjegjshem. Nuk e di se kush ka qene shumica, pra ata qe ndihmoi apo ato qe i beri me ulcer, por di qe librat e tij gjendeshin me mik. Kam respekt per te denuarit e diktatures, por eshte fakt se keta heronj i njohem vetem mbasi tmerri kishte marre fund. Pra, ata nuk na ndihmuan dot, pavaresisht sakrifices se tyre. Dhe perpara se te hidhni prape gure ndaj Kadarese, pergjigjuni asaj pyetje se fundit te Z. Kulla. Pse jeni gjalle ju zoterinj, kur i kerkoni tjetrit te behej kurban? Çun Tirone > Date: Fri, 15 Feb 2008 11:12:10 -0500 > From: gumeliri at gmail.com > To: Alb-Club at alb-net.com > Subject: Re: [AlbClub] E leme me kaqe... > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > E zgjatëm pa lezet, temën e mjeshtrit Kadare… Dhe më duket se i > ngatërrojmë me dashje, vlerën e trashëgimisë letrare, marrëdhënien e > tij me diktaturën dhe politikën e tij të pasdiktaturës… > Pas purgave të Stalinit, shfarrosjes së bashkëpunëtorëve dhe > gjeneralëve të tij, pas shtërngimit të darës diktatoriale në BS, Ilia > Ehrenburgu, shkrimtar e publicist zbriti në Nju Jork aty nga vitet 50. > Në Amerikë atmosfera mbytëse e repressive e Rusisë staliniane njihesh > mirë. Ehrenburgut iu drejtuan shumë gazetarë i bënë pyetje provokuese. > Njëra ishte mjaft interesante dhe e pacipë: - Zoti Ehrenburg, ne e > dime se ç'heqin njerzit tek ju e tani tek të shohim këtu në Nju Jork > na vjen të të pyesim: ty a nuk të vjen turp që ke mbetur gjallë? > Cfarë i kërkohet Kadaresë? I kërkohet që ta kish tronditur > diktaturën me penën e tij. E bënte dot?! I kërkohet të mos fuste > figurën e diktatorit në veprat e veta (të cilat as një gram nuk e > shtuan dashurinë për Enverin, siç edhe nuk e pakësuan urrejtjen për > të. I kërkohet ajo që nuk i kërkohet Agollit, Siliqit, Al;eks Cacit, > Skënder Bucpapës, Arapit e të tjerëve. I kërkohet ajo që nuk i > kërkohet Gëtes, Molierit e plot të tjerëve. I kërkohet që të mos > vepronte si ne të tjerët, që kur ndonjë shoku të ngushtë i dërgonim > ndonjë anekdotë kundër Enverit (dhe këtë në vitet e para!), mbi zarf > deshim nuk deshim, do lëpinim e ngjisnim një pullë me fytyrën e > Enverit, që të shkonte letra! > Të jemi të drejtë e të ndershëm! Pas ndërgjegjësimit të plotë, > pas 1973, Kadareja nuk shkroi një rresht për Enver Hoxhën. Në temat e > tij nuk u panë kurrë kooperativistët e lumtur dhe Sekretarët e Parë si > heronj vetmohues. A nuk është vënë re se Kadareja i vërtetë u tërhoq > nën strehën e temave historike, duke u munduar të gjejë alegori të > holla, tepër të holla e bile të rrezikëshme që i rrinin ngushtë > diktaturës? Si mund të kërkojmë t'i përjashtohet nga trashëgimia edhe > "Koncerti"?! Nuk ka një vepër aq të bukur e të mprehtë sa ajo kundër > diktaturës! Kadarenë nuk e mori malli për kinezët. Në atë roman vjen e > plotë kinezëria shqiptare e shoqërisë socialiste të Enver Hoxhës. Këtu > në vend të thellësive historike, Kadareja u strehua në Kinë e foli për > përgjimet, për cienticitë (mikrofonat përgjues) për hierarkinë e > emrave në Byronë… kineze! Në krahasim me Koncertin, Dimri është > diletantizëm i gjallë dhe vërtet, për mua, ajo është një nga veprat më > të dobëta të Ismailit. Lexoni parathënien e Migjenit, (1988), ku > Kadareja merr guximin të shajë malësorët që vrasin njëri tjetrin pse i > bien lopës së tjetrit, me pëllëmbë në vithe dhe (citoj:) "në historinë > e tyre mbeten një popull që nuk ka bërë asnjë vrasje e atentat > politik". Ishte e kollajtë kjo? > I kërkohet të Kadaresë të sillej si Pasternaku, në Bashkimin > Sovjetik, si Saharovi e Sozhellnicini të cilët kur e mbushnin kupën, > Byroja Politike i dëbonte … e shumta… i dëbonte jashtë kufijve të > Bashkimit Sovjetik! Megjithë familje! Kurse Kadareja tek ne e kish të > sigurtë plumbin. E kish të sigurtë vdekjen në një vend, ku nuk kish > asnjë këmbë zhurnalisti të huaj që të verifikonte dhe kundërshtarët e > regjimit ose "vrisnin veten", ose "vriteshin nga burrat xhelozë që i > zinin në flagrancë me gratë e tyre" > Ismail Kadarese, ne, ulur në një kolltuk interneti i kërkojmë > tani që të kish dhënë jetën! I themi siç i tha ai gazetari > Ehrenburgut: "Të te vijë turp qe nuk vdiqe!" Bukur! Të vdiste!" E për > kë? Për ne të kulltukut të internetit. Po ç'bëmë ne të kulltukut të > internetit më shumë se ai, kundër diktaturës, gjatë diktaturës? > > pk > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix". http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx
More information about the Alb-Club mailing list |