| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Z. KokaVasil Qesari rrogozhina at hotmail.comFri Feb 15 02:04:03 EST 2008
Me ndje z.Koka, kam respekt dhe perulem para vuajtjeve dhe tmerreve qe pane gjitha ata qe perjetuan terrorin komunist, por ne Shqiperi nuk kane qene te gjithe terroriste (perveç shtresave te perseketuara). Ka pasur, bile edhe mes komunisteve apo ndryshe anetarave te partise, njerez te ndershem dhe ju, jam i bindur se keni njohur te tille. Pa folur pastaj per mijera e mijera njerez te thjeshte. Por, per me teper, ju e shihni historine krejtesisht "pa ngjyra", si filmat bardhe e zi. Une mendoj se ne te, ka edhe ngjyra te tjera. Qendrimi juaj eshte ekstremist dhe ne se Shqiperia, eshte ketu ku eshte, mendoj se nje nga arsyet eshte pikerisht edhe ekstremizmi i shqiptareve ne historine e ekzistences se tyre. Perveç kesaj, ajo çka thoni ju lidhur me qendrimin ndaj librave te Kadarese, me kujton deri diku Enver Hoxhen, i cili thoshte se markzisem-leneinizmi eshte guri i proves, kufiri mes revolucionareve dhe kunder-revolucionareve. Them se, nuk mund te flitet keshtu ! Ka plot ish - te persekutuar qe kane mjaft respekt per vepren e Kadarese dhe mire bejne. Nuk mund te "shkojne te flene me mullixhine per inat te vjehrres" ...Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus _________________________________________________________________ Scarica GRATIS le tue emoticon preferite! http://intrattenimento.it.msn.com/emoticon/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |