| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Le ta diskutojne brazat qe do te vineD. K. kokonozi at gmail.comThu Feb 14 02:11:28 EST 2008
Z. Koka, Duke patur ne kujtese shkrimet e bukura per vuajtjet tuaja e te njerezve tuaj, por edhe pershkrimet intreresante qe i keni bere regjimit komunist qe nga dita e pare e ardhjes ne pushtet, me sistemin e tij te pergjimit e kontrrollit, futjes se hundeve ne jeten private e deri ne sekretet e alkoves, nuk u besoja syve qe jeni po ju qe i jeni qepur Kadarese me torbe ne kurriz per ta pergjuar e perfolur se cka bere ne Paris. Meqe keni hyre ne nje fushe qe nuk e njihni, po ju shkruaj shkurt se cila eshte praktika e administrates franceze per ate qe ju gabimisht, por me sa duket i ndikuar nga praktika amerikane, e quani *aplikim per rezidence permanente*, meqe per vite te tera kam bere punen e perkthyesit prane organizmave te tilla. Shkurt eshte OFPRA dhe vetem ajo qe kishte te drejte te jepte ate leje per te cilen flisni ju. Ofpra eshte nje instirucion i gjithpushtetshem, qe cdo kryeminister qe vjen ne pushtet perpiqet ta fuse nen hyqem, pra nen administrimin e Ministrise se Jashteme apo te Brendeshme, por nuk ja del dot. Ajo mbetet e pavarur dhe gezon mbeshtetjen e opinionit francez, qe eshte teper i ndjeshem ndaj abuzimeve te mundeshme me ceshtjen e emigracionit, qe ne nje cast rrezikoi te sillte te djathten ekstreme ne pushtet. Me tej, flas githnje per vitet qe permendni ju, vepronte edhe ai qe njihet si ligji Pascua. Por ai ligj, qe eshte shfuqizuar tashme, trajtonte kryesisht azilkeruesit me origjine algjeriane, per shkak te nje absurditeti, qe kishte ne origjine Konventen e Gjeneves te 1953 dhe shtesat perkatese. Ne ate kohe, po ndodhte qe antaret e FIS, fronit islamik i shpetimit, pasi thernin foshnjet dhe grate shtatezane ne Algjeri vinin e kerkonin strehim politik ne France duke thene se ndiqeshin nga qeveria per arsye politike. Kjo ishte e vertete dhe ata merrnin strehim sepse ndiqeshin, ndersa kur vinin ata qe thereshin, ata nuk merrnin. Per llogjiken e ligjit ata nuk thereshin nga qeveria, por nga elemente qe nuk ishin ne pushtet. Edhe kjo qe e vertete. Viktimat kthehehshin mbrapsh. Ligji Pascua kishte per qellim te reparonte kete absurditet. U zgjata ketu per te thene se ligji Pascua, sipas emrit te ministrit te brendshem qe e propozoi, u lejua te aplikohet jo nga Ofpra, por nga Prefektet. Por jam i detyruar tju them, se kurre, ne asnje rast nuk kane qene e nuk jane Bashkite ato qe japin lejet e qendrimit, sic thoni ju. Eshte absurditet administiv qe nuk ka ngjare kurre! Nga ana tjeter, duke njohur praktiken e administrates franceze, te siguroj se ajo kurre nuk ben hetime mbi personin. Ne ate kohe ne France vinin gati gjysme milioni njereze ne vit qe kerkonin strehim. Merret me mend si cdo te ndodhte qe te behej hetim per te gjithe ata. Per dhenien e lejes ne fjale, pervec rasteve shume speciale te parashikuara me ligj, per gjeni te vecante te shkences apo individe qe kane merita te medha ne mbrojtjen dhe sherbimet ndaj Republikes Franceze, kur mund te nderhyje kryeministri apo ministri i mbrojtjes, rruget e tjera jane pothuaj inegzistuese. Flas gjithnje per ate kohe, se tani ka ca ndryshime interesante qe synojne ta afrojne ligjin francez me ate amerikan, qe edhe Franca te perfitoje nga njerezit e supekulifikuar te vendve te tjera etj. Po ashtu, perjashtoj ketu rastet e martesave te te huajve me qytetare franceze etj, qe edhe kjo i nenshtrohet nje procedure, e cila, perkundrazi, eshte ashpersuar mjaft vitin e fundit. Per dijeni, leja per te cilen ju flisni, jepet vetem duke gjykuar mbi kerkesen me shkrim te persoinit ne fjale dhe dokumentat me te cilen ai e mbeshtet kete kerkese. Kur ka fakte te mira por inspektori i caktuar me ate dosje, nuk eshte e bindur plotesisht, ai ka te drejte te kerkoje nje takim me azilkerkuesin. Pastaj brenda tre javenve duhet te jape pergjigje perfundimtare. Atehere si ka mundesi qe nje Bashki qe e ndalon ligji te mandatohet per dhenie lejesh azlili benkerka hetimet e veta, gje qe nuk njihet si praktike dhe, per me teper iu paska drejtuar Ismail Kadarese per nje qytetar nga Shqiperia dhe, kulimi fare, administrata e paska nxjerre kete sekret shteteror dhe ia paska thene atij mikut tuaj, qe pastaj ky i eshte drejtuar Vrionit dhe Vrioni e paska rregulluar kete pune!!!???. Z. Koka, nuk dua te vazhdoj me tej, nga frika se mos perdor fjale me te ashpra, por duke ju siguruar sa me shpejt per respektin tim, pres nga ju te lexoj gjera qe i kane hije nje burri te mencur, sikunder jeni. D. Kokonozi 2008/2/13, Genc Koka <genckoka at gmail.com>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > > E leme me mire ta gjykojne brezat qe do te vine. > ( I .Kadareja-diskutime) > > Ne kete forum eshte shkruar kahere per Ismail Kadarene,dikush e ngre > dikush e ul.Ne te vertete kemi te bejme me dy figura > te Ismail Kadarese; *njera eshte e shkrimtarit te talentuar e te math*, *qe > te nderon me menyren e te shkruarit ,* > dhe tjetra Kadare e nje njeriu > arivist paskrupull,dashakeq,smirzi,egoist,lake i terorit te kuq dhe i > pandryshuar as edhe tani, > > Ne keta dy Kadare duhet te kujtojme Danten kur i tha mikut te tij ne kohen > qe qe ne Verone: " Pse Duka Alboino Dela Scala > preferonte me shume bufonin e tij sesa Danten " ?........Dantia i u > pergjigj : " Ognuno preferire suoi simili "...... > Kadareja eshte si te thuash piramida qe ndan kufirin e atyre qe kane qene > te persekutuar, te poshtruar,te denuar,te vrare, te > varur,te cfilitur kampeve te cfarosjes,kenetave me shushunja,etj.ne njeren > ane dhe ne anen tjeter te te perkedhelurve te terorit te kuq, > qe perfitonin benefite ,ofiqe etj.etj.etj.qe nuk po i ze ne goje. > > ....Nja 10 vjet me pare Zoti X ne Paris, kishte bere aplikimet per > residencen permanente ne France,ne Shqiperi Zotnija kish qene i deklasuar > i perbuzur dhe me damken e " reaksinarit " ngaqe ridhte prej nje > familjeje me emer te digjuar dhe jo komunistesh.Bashkia ku ky jetonte ne > ne ate zone te Parisit,pyeti Zotin Kadare se cfar mendonte per kete > njeri,dhe Zoti Ismail,vetem nga mbiemri i ketij Zotnije,pa e njohur fare > kish nxjere vrer dhe u kish thene qe ta kthenin ne Shqiperi.Zoti X ,ne ate > kohe i vajti te ndjerit Jusuf Vrionit dhe ju lut qe ay te nderhynte > prane bashkise se zones,per te hedhur poshte trillimet e Zotit Ismail. > Jusufi qe kusheri i Zotit X. Ato qe Zoti Kadare kish shpifur per X-sin i > binin ne fytyre edhe Jusufit. Jusufi e njihte se kush qe > Ismail Kadareja si njeri dhe si shkrimtar,keshtuqe nderhyri per X-sin dhe puna > e qartesua. > E tregova kete per te thene qe Ismaili si njeri ,sic thuhet me pseudonimin > " Gjenerali ".....nuk heq dore dhe asqe do te heqe dore > nga bemat e tij si ne kohen e terorit ku qe misherim i tij dhe as > tani,gjersa te kete jete. > > A do te permendet si shkrimtar me vlere ne te ardhmen ? Ate nuk e dime > sot,kjo ka per tu percaktuar nga brezat qe do te vine dhe se si > do ti vleresojne shkrimet e tij dhe qenien e tij njeri. > Nepermjet Kadarese apo ndonje figure tjeter si ay,apo ngjarjeve historike, > datave etj. gjithmon do te kete perplasje ne mes te atyre > qe kane ushtruar terorin te perkedhelur per 45 vjet dhe pales tjeter te > terorizuarve . > > Te perkedhelurit e kohes se terorit te kuq,nuk arijne te kuptojne apo te > ndjejne dhimbjen qe kane patur dhe kane te munduarit e tyre. > " Askush nuk e ndjen dhimbjen e thikes qe eshte ne brinjen e shokut ". Te > munduarit dhe te poshtruarit,te denuarit dhe te persekutuarit > kurre,kurre dhe asnjehere nuk do ta vleresojne Ismail Kadarene as edhe > si shkrimtar,edhe sikur ky te kish bere > teorine e relativitet, perderisa ay ka qene mish,gjak e kocke njesh me > teroristet e kuq. > > Perfundimisht ,diskutimet dhe rahjet e mendimeve se ne clartesi qendron > Ismail Kadareja qofte edhe si shkrimtar,jane te paefekteshme > edhe per tre kater breza te tjere,Plaget qe paten shkaktuar teroristet e > kuq,per 45 vjet,pjestar i te cilve qe edhe Zoti I.Kadare ,jane aqe te > thella sa zor se sherohen pakaluar nje shekull. > > Genc S. Koka Florida 2/14/2008 > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |