| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] IKPseudonim NgaHalli ngahalli at yahoo.comThu Feb 14 04:43:27 EST 2008
Ne respekt per te gjithe ju, po rendis, sipas leximit tim, emrat tuaj ne nje segment qe me thote dicka...
* Vasili - Cuni - Ylli - Pellumbi - Bashkimi - Genci *
Nga njeri skaj tek tjetri, gjykimi individual i secilit shkon (respektivisht nga e majta ne te djathte) nga pozitiv ne negativ.
Duken disi neutrale Ylli me Pellumbin, por ky i fundit justifikohet (nga une) sepse eshte artist.
Nese ndertojme nje tjeter segment, do te shohim nje tjeter perngjasim, paralel:
*Vepra - Shkrimtari - Jeta - Njeriu*
Po ti mbivendosnim te dy keta segmente, do te marrin si perfundim, perfundimin e kehershem te thene e sterthene ne albklub e gjetke se, gjykimi mbi Ismail Kadarene eshte ceshtje kendveshtrimi, a je duke folur per Kadarene, apo per Ismailin.
Kam pershtypjen se fjalet e ing. Kokes jane teper te sakta: sa kohe qe vleresimi do te behet nga bashkekohes te I.K, ata qe nuk e perjetuan posacerisht keq periudhen 1945-1990(pra as u internuan e as perfunduan burgjeve - e theksoj kete, sepse krahasuar me keto, shtypja e mendimit apo thyerja e endrrave eshte shume, shume pak per tu permendur) gjithmone do te kene mendim te mire per Kadarene, madje duke gjetur tek ai edhe faren e disidentit, nderkohe qe te tjeret, ata qe e vuajten edhe fizikisht diktaturen, veshtire se do ta bejne kete...
Nganjehere, historia e shqiptareve me IK me duket si ajo historia standart qe ben vaki e na ka ndodhur shumices, me ate dashnoren shume te bukur, teper femer, qe te dhuron caste te jashtezakonshme ne shtrat, por qe te hap koken me pas me bisedat apo manierat e saj.
Ti e do, e do pa mase, je i magjepsur prej saj, por ne fund serish e le...
Njerez te ndryshem, me pas, kane perjetime te ndryshme te kesaj marredhenieje; dikush e kujton me nostalgji, kujton ditet kur rrinte me ore te tera duke enderruar per te, me foton e saj shtrenguar fort nder duar, kur vetem ekzistenca e saj ia bente momentet e veshtira ti dukeshin te lehta, nderkohe qe nje tjeter do te kujtoje zenkat dhe merite, lotet, trishtimin dhe inatin...
Brezat qe do te vijne? Po ja, kemi ardhur tashme ne nje fare menyre. Ishim pothuajse femije ne 1990, dhe kujtojme kaq pak nga diktatura, qe me thene te drejten, se dinim qe ishte e tille:)...
Atehere? Atehere ja si qendrojne punet per brezin e ri:) : ne krye te heres, duhet thene me patjetere se brezi i ri, qe i ka bere m... leximit edhe ia ka lexuar veprat IK:)...
Pa po, edhe ne ia paste lexuar, ka lexuar Pasardhesin a ndonje tjeter te koheve te fundit, dhe si zor se do rremoje ne biblioteken e familjes (nese ka nje te tille) per Gjeneralin, Dimrin apo Koncertin.
Sa per kritiken e ardhshme, ajo me siguri do vleresoje penen dhe do harroje njeriun, natyrisht jo me superlativat e sotme, pasi ajo nuk do arrije te perjetoje te njejtat emocione te leximeve nder rreshta, qe dikur, ne nje debat me mua, ka deklaruar Cun Tirone (dhe qe une e respektoj). E do te vazhdoje kryesisht keshtu, deri sa te dale ndonje i papare (flas ketu e 100 -200 vjet me pas) qe pas ndonje rremimi arkivave, do ti rrefeje botes shqiptare te kohes "fytyren tjeter" te shkrimtarit (sikunder ndodh rendom sot per X a Y, e thuhen gjera qe na cudisin dhe intrigojne ne te gjalleve, por qe cudisin akoma me shume te vdekurit - bashkekohesit e X dhe Y, vecse keta te fundit cudine e kane me injorancen dhe idiotesine tone).
Hajt lerini llafet tashti dhe nxitoni tu blini lule grave, se ua tregojne ato IK-ne pastaj:)...
---------------------------------
Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |