Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Le ta diskutojne brazat qe do te vine

Genc Koka genckoka at gmail.com
Wed Feb 13 15:42:49 EST 2008


 
              E leme  me mire ta gjykojne brezat qe do te vine.
                                     ( I .Kadareja-diskutime)
 
Ne kete forum eshte shkruar kahere per  Ismail Kadarene,dikush e ngre dikush
e ul.Ne te vertete  kemi te bejme me dy figura
te Ismail Kadarese; njera eshte e shkrimtarit te talentuar e te math, qe te
nderon me menyren e  te shkruarit ,
dhe tjetra  Kadare e nje njeriu arivist
paskrupull,dashakeq,smirzi,egoist,lake i terorit te kuq dhe i pandryshuar as
edhe tani, 
 
Ne keta dy Kadare duhet te kujtojme Danten kur i tha mikut te tij ne kohen
qe qe  ne Verone: " Pse Duka  Alboino Dela Scala
preferonte me shume bufonin e tij sesa Danten  " ?........Dantia i u
pergjigj : " Ognuno preferire suoi simili "......
Kadareja eshte si te thuash piramida qe ndan kufirin e atyre qe kane qene te
persekutuar, te poshtruar,te denuar,te vrare, te
varur,te cfilitur kampeve te cfarosjes,kenetave me shushunja,etj.ne njeren
ane dhe ne anen tjeter te te perkedhelurve te terorit te kuq,
qe perfitonin benefite  ,ofiqe etj.etj.etj.qe nuk po i ze ne goje.
 
....Nja 10 vjet me pare Zoti X ne Paris, kishte bere  aplikimet per
residencen permanente ne  France,ne Shqiperi Zotnija kish qene i deklasuar
i perbuzur dhe me damken e " reaksinarit "  ngaqe ridhte prej nje familjeje
me emer te digjuar dhe jo komunistesh.Bashkia ku ky jetonte ne
ne ate zone te Parisit,pyeti Zotin Kadare se cfar mendonte per kete
njeri,dhe  Zoti Ismail,vetem nga mbiemri i ketij Zotnije,pa e njohur fare
kish nxjere vrer dhe u kish thene qe ta kthenin ne Shqiperi.Zoti X ,ne ate
kohe i vajti te  ndjerit Jusuf Vrionit dhe ju lut qe ay te nderhynte
prane bashkise se zones,per te hedhur poshte trillimet e Zotit Ismail.
Jusufi qe kusheri i Zotit X. Ato qe Zoti Kadare kish shpifur per X-sin i
binin ne fytyre edhe Jusufit. Jusufi e njihte se kush qe 
Ismail Kadareja si njeri dhe si shkrimtar,keshtuqe nderhyri per X-sin dhe
puna e qartesua. 
E tregova kete per te thene qe Ismaili si njeri ,sic thuhet me pseudonimin "
Gjenerali ".....nuk heq dore  dhe asqe do te heqe dore
nga bemat e tij si ne kohen e terorit ku qe misherim i tij dhe as
tani,gjersa te kete jete.
 
A do te permendet si shkrimtar me vlere ne te ardhmen ? Ate nuk e dime
sot,kjo ka per tu percaktuar nga brezat qe do te vine dhe se si
do ti vleresojne  shkrimet  e tij dhe qenien e tij njeri.
Nepermjet Kadarese apo ndonje figure tjeter si ay,apo ngjarjeve historike,
datave etj. gjithmon do te kete perplasje ne mes te atyre
qe kane ushtruar terorin te perkedhelur per 45 vjet dhe pales tjeter te
terorizuarve .
 
Te perkedhelurit  e kohes se terorit te kuq,nuk arijne te kuptojne apo te
ndjejne dhimbjen qe kane patur dhe kane te munduarit e tyre.
" Askush nuk e ndjen dhimbjen e thikes qe eshte ne brinjen e shokut ". Te
munduarit  dhe te poshtruarit,te denuarit dhe te persekutuarit
kurre,kurre dhe asnjehere nuk do ta vleresojne  Ismail Kadarene as edhe  si
shkrimtar,edhe sikur ky te kish bere 
teorine e relativitet, perderisa ay ka qene mish,gjak e kocke njesh me
teroristet e kuq.
 
Perfundimisht ,diskutimet dhe rahjet e mendimeve se ne clartesi qendron
Ismail Kadareja qofte edhe si shkrimtar,jane te paefekteshme
edhe per tre kater breza te tjere,Plaget qe paten shkaktuar teroristet e
kuq,per 45 vjet,pjestar i te cilve qe edhe Zoti I.Kadare ,jane aqe te 
thella sa zor se sherohen pakaluar nje shekull.
 
Genc S. Koka    Florida 2/14/2008
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list