| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Sulmet ndaj KadareseCun Tirone cun-tirone at hotmail.comWed Feb 13 12:35:42 EST 2008
Ne AlbClub kemi diskutuar disa here dhe shume gjate per Kadarene. E kemi vleresuar si mbretin e letrave shqipe. Kemi vleresuar artin e tij, qe ishte si shkendi, per shume breza, ne terrin e diktatures, e keshtu me rradhe. Jam plotesisht dakord me cfare shkruan z. Kulla. Do te shtoja se kerkimi, pranimi nga Kadarese i sherbimeve nga individe si Sinani (sekretaruc i Alise), apo vetem asocimi me keta lloj individesh e njollos Kadarene. E cuditeshme si ai nuk e kupton kete! Sinanet "vertetojne" se Kadare spiunohej apo survejohej. Kjo s'tregon gje tjeter vec qe ishte diktature e hekurt. Cmenduria e diktatures arrita gjer aty sa dhe Mehmet Shehu ankohej se survejohej! Sulmet ndaj Kadarese gjer tani kane qene periodike, e fillonin ne kohen e seleksionimit te Nobeilt. Tani, mesa duket perioda eshte zvogeluar. Megjithate, nuk me duket me vend qe ne t'i shkojme mbrapa ketij ritmi te idioteve te Internetit aq me shume qe keto pislliqe nuk kane mbire ketu. Çun Tirone PS. Z. Qesari, Ju pergezoj per ndjeshmerine ndaj kesaj teme, pra mbrojtjen e Kadarese. Por, do t'ju thoja se sensi juaj i ironise si me poshte, eshte i pavend: "JU, ATDHETARE ....", "Ju mbrojtës trima e sypatrembur te Kosovës e Çamërisë, ju poete e prozatore atdhetare, ju qe jeni lavdia e krenaria e kulturës bashkëkohore shqiptare, ju qe ju digjet xhani për mëmëdheun qe larg nga mërgimi i mallkuar. Ju, o te pagjume, qe s’flini as dite e as nate e po treteni për te! ..." Besoj qe shumica jone eshte ketu, thjesht per muhabet, aq me shume qe ato lloj dekoratash e nishanesh qe ju permendni, nuk shperndahen ne vende si ky, ku prap shumica e robve dalin me pseudonime. _________________________________________________________________ Helping your favorite cause is as easy as instant messaging. You IM, we give. http://im.live.com/Messenger/IM/Home/?source=text_hotmail_join
More information about the Alb-Club mailing list |