| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Sulmet ndaj KadaresePellumb Kulla gumeliri at gmail.comWed Feb 13 10:13:57 EST 2008
Ju, zoti Kopliku, me kerkoni nje specifikim te pavdekesise së veprës
së Ismail Kadaresë..
Kur them vepra, kam parasysh gjithëcka ai na ofron e do të na
ofrojë në seleksionet e shumta që po bën. Asnjë autor nuk e ka tërë
korpusin "të pavdekshëm" në të tërë titujt e tij. Këtu nuk bën
përjashtim as Ismaili . Vëllime të vecanta të hershme të poezive të
Ismailit kanë vjersha që duhen flakur (Stalinit, Brezi kufitar, Ëndër
industriale). Por po brenda atij vëllimi ka poezi të mahnitshme
rinore, meditative, erotike, me figura madhështore ("unë jam kambanë,
që tingëlloi në vështrimin e cdo vajze" –Apo: "edhe kur kujtesa ime e
lodhur/ si trolejbusa të mesnatës/ që ndalen vec në stacionet
kryesore/ do të të kujtoj/ e mos u habit kur ndonjë natë/ në flokët e
tua/ gishtat e tij do të ngatërrohen/ me gishtate tij mijëra kilometra
të gjatë" )
Të mos flasim pastaj për poezinë e tij të pjekur mëvoneshme, pot
alegori, figura dhe ngarkesa filosofike. Packa se ç'thotë Ismaili
vetë, ai në thelb është poet. Narrativa e tij është poetike. Se ai
kryesisht niset nga idete dhe përfytyrimet e jo nga përjetimet dhe
përvoja e tij personale. Kur përjetimet i sjell si lëndë të veprës, e
këtë e bën rralle, e ka të artë, të paarritëshme! (Kronikë në Gur,
Muzgu i Perëndive të Stepës). Ai nuk ka një jetë të kaluar në vuajtje,
të pasur e interesante, si e ka fv Gorkij, Cehovi, Xhek Londoni,
Shtajnbecku, Somerset Maugham që përjëtimet u behen lëndë të veprave
të tyre. Jeta e Kadaresë është një jetë shkrimtari, me drama të
talentit të sulmuar, por prapë është një
njeri i rritur pranë bibliotekës. Ajo i ofron një përrua metaforash
("Zhgaba" - ku ai tregon se si për t'u ngjitur nga rrathët e Ferrit i
duhej të hante nga mishi i vet. Apo "Historia e një gruaje në Lidhjen
e Shkrimtarëve" që është akoma më tipike për çka them).. Nga romanet
unë mendoj se vepra e tij satirike "Koncert në fund të Dimrit" mbetet
një gjë e frymëzuar e madhështore, me përqeshjen e botës së ngrirë e
të frikëshme komuniste. Do t'i hyjnë në korpusin e pavdekësisë
"Piramida", novela e mrekullueshme e masakrës së Manastirit,
"Komisioni i Festës" dhe novela e paarritshme "Sjellësi i Fatkeqësive"
"Pasardhësi" e plot vepra te tjera.
. Por nuk do t'i mbetet, sigurisht "Dasma" as "Emblema e
dikurshme" e disa të tjera që nuk më vijnë ndërmend as mua e nuk i
vijnë ndërmend as Ismailit.
Edhe në poezitë e tij të cmuara nga Enver Hoxha ka pasazhe të
pavdekshëm. Pra, si ato skeleritë që bien pas ndërtimit dhe lënë të
shfaqet ndërtesa, për të cilën ishin sjellë aty, ashtu do të bien
"shqiponjat që fluturojnë lart", apo "firmat vetëtima" e poezitë mbi
qenin e kufirit… Pastaj do të shfaqet ajo që ka bërë ai. E Ismaili pas
hedhjes së skelerive të tilla, ka ndertesë shumë dinjitoze..
Ama dua të theksoj, edhe njëherë se në panteonin e letërsisë
shqipe, nuk është vetëm ai i pavdekshmi! Këtë nuk e thashë në shkrimin
tim.
Tema Ismail Kadare ofron spunto të pasura.
Pellumb Kulla
More information about the Alb-Club mailing list |