| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Sulmet ndaj KadaresëVasil Qesari rrogozhina at hotmail.comWed Feb 13 05:56:47 EST 2008
I dashur Pellumb, Ju falenderoj per pergjigjen tuaj.E lexova me vemendje dhe pastaj kam reflektuar jo pak rreth saj. Me besoni,une kam pasur dhe kam nje konsiderate te veçante per ju.Sigurisht,kjo qe po ju shkruaj me poshte,nuk ndryshon gje ne jeten tuaj,por gjithsesi une deshiroj t'i ua them. Cilat jane arsyet? Nganjehere,eshte e çuditeshme por,na ndodh qe me dike,nuk na ka rene rasti te jemi miq a shoke,te jemi njohur nga afer apo te kemi qene kolege e,megjithate,simpatia e konsiderata krijohet e eshte gjithmone prezente. Une,ju kam njohur ju,nga larg.Me kujtohet,nje here,ju ishit ne shtepine tone per vizite e une atehere,mjaft i ri,u sugjestionva kur ju me mjaft miresjelljes iu drejtuat nenes sime,me fjalen "Zonje".Kjo fjale,aso kohe,ishte harruar dhe une e kisha lexuar ate,vetem neper libra.Kjo si edhe kultura juaj,ne ate takim te shkurter,me bene pershtypje te thelle.Ishin vitet,kur ju punonit ne Vlore, fillimisht ne teater e pastaj ne"gurore" (nderkohe e une isha student ne Tirane). Pastaj,sigurisht,me pas une ju kam njohur si: intelektual,artist,libretist,aktor,shkrimtar e dramaturg,ashtu siç ju kane njohur ne pergjithesi gjithe brezi im e po ashtu mbare shqiptaret.Ne"plotesimin" e njohes sime te asaj kohe,te them se ka ndikuar mjaft edhe shoqja ime Luljeta Bungo e cila me fliste shpesh per ju. Tani,te kthehemi ne "kohet tona".Une,me kenaqesi verrejta qe mbas renies se diktatures,ju personalisht,(nuk flas per te tjeret),nuk perqafuatrevanshin,mllefin,ekstremizmin,hakmarrjen ndaj atyre qe kishin qene persekutoret e familjes suaj,por bete te kunderten: treguar tolerance, ekuiliber,gjakftohtesi ndaj shume problemeve te kohes.Dhe,kjo,e besoj,nuk ka qene e lehte per ju! Por,ju e zgjodhet kete rruge,poer arsye se kishit dhe keni nje nje formim dhe kulture familiare,nje kulture personale solide e mjaft te emacipuar, shoqeruar me nje vizion oksidental te fenomeneve ... I dashur Pellumb, Te me besoni,te gjitha keto nuk jane komplimente.Gjithkush nga ne,ne nje menyre apo tjetren,e ka rregulluar jeten e tij.Keshtu qe eshte e kote te prese te jetoje me kenaqesine apo perkedheline e fjaleve te konsideruara si te tilla.Une,thjesht,ju transmetoj,ju rrefej ato çka me vijne nder mend,tani,per ju. Pra,le te vijme tek "çeshtja Kadare".Une,sigurisht,jam afishuar teper tashme,si"mbrojtes"i tij. (Nderkohe qe me besoni,as nuk njihem me te,personalisht).Sigurisht,e kuptoj qe "patetizmit" tim,ne nje fare menyre duhet ti ve fre,duhet ta disiplinoj se,ne fund te fundit edhe ai eshte nje "etre vivante",si gjithe te tjeret.Por,po ju rrefej ne intimitet se,Kadareja per brezin tone ka qene nje drite shprese,nje pike reference drejt horizontesh te tjera,te cilat per ne ishin te ndaluara. Dhe ne ate kohe ishte,ndofta,e vetmja shprese! Ne,te rinj,studente te leterise e shikonim atehere ate me adhurim te veçante,si nje njeri fatlum qe kish mundur te arrinte aq i ri,ne saj te talentit,te krijonte nje personalitet te tille.Me kujtohet,kur dy-tre muaj para,zinim miq librashitesit,ne menyre qe te mos na shpetonte pe blere libri i tij qe do te dilte se shpejti ne qarkullim.Pra,te gjitha keto,tek nje te ri,ndikonin shume.Ne kushtet e izolimit tone,duke mos pasur reference tjeter te gjalle e prezente brenda kufijve te vendit ku jetonim,ne e fetishizuam Kadarene,e kthyem ne nje mit.Mire a keq,mendoj se kjo eshte e vertete ! ... Por,kur pas renjes se diktatures,degjoja te shkruhej per te,se si paskish qene: Gebelsi i Shqiperise,krimineli,njeriu qe kish lyer duart me gjak,faktor i zgjatjes se diktatures etj. perjetova nje rrenqethje dhe deluzion te thelle. Si eshte e mundur te flitet keshtu per te? Ate qe ishte shpresa jone? Si mund te fyeshsin keshtu,shpresat,mendimet e iluzionet e nje pjese te mire te brezit tim ?... Sigurisht,Kadareja Njeri,Kadareja - Personalitet i asaj kohe,ka dobesite dhe te metat e tij.Ju e ilustroni kete gje mjaft mire ne pergjigjen tuaj ndaj shkrimit tim.Ai qysh ne rini te tij,thuhet se ka qene fodull (ne shpreheshim atehere,se nje shkrimtar i madh,ne fund te fundit duhet te jete pak fodull).Ai,padyshim,me poziten qe pati asaj kohe (nenkryetar i Frontit Demokratik),do te duhej te bente nje akt,nje gjest,nje nderhyrje qe dikush sot,te ngrihej e te thoshte: Une i kam shpetuar internimit,fale nderhyrjes se Ismail Kadarese...Kete,po,ai kish mundesi ta bente ! Por,ka edhe te tjera gjera qe stonojne tek ai.Bie fjala,bukur e sakte e kini sjellur shembellin ju: A mund te quhet,te cilesohet internim dergimi e tij,ne Libofshe te Myzeqese?A duhet meshuar,nenevizuar e vene here pas here ne evidence,ky fakt i jetes se tij,nga vete autori? Sigurisht qe jo! Ka pastaj, çeshtje qe kane te bejne me jeten e tij teper intime private,por ne kete drejtim nuk kemi te drejte te nderhyjme se ndryshe behemi te pafytyre,nga qe gjithkush prej nesh,ka nje pjese te karakterit e shpirtit te tij,te cilin e mban te fshehte e s'ja njeh njeri (e kjo eshte e drejta eksluzive e tij). E zgjata shume. Bashkohem me idene tuaj,pra me ate çka shkruani ju,se "... temën Kadare, ne duhet ta lemë ashtu si është. Le të shijojmë artin e tij e le të shpresojmë se tëra energjitë ai do t'ia kushtojë planeve të tij krijuese. Përgjithësimet janë të dëmshme. Në tërësi, i dashur Vaso, shqiptarët krenohen me të. Vepra e tij është e pavdekëshme. Të tjerat do të harrohen.Dhe vepra pa radhë e doktor Sinanit pro tij, dhe sulmet dhe lehjet kundër tij. Bile dhe gabimet që i përmenda unë, tok me këto dy shkrimet tona në Albclub ..." Me respekt:Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus> Date: Tue, 12 Feb 2008 21:35:41 -0500> From: gumeliri at gmail.com> To: Alb-Club at alb-net.com> Subject: Re: [AlbClub] Sulmet ndaj Kadaresë> > *** AlbClub Discussion List ***> > > > I dashur Vasil, bashkohem me ty kundër gjithë këtij vreri e kësaj> stuhije që e ka bërë shkrimtarin tonë të shquar objekt goditjesh,> shpifjesh, ngacmimesh dhe – siç thotë ai vetë në një intervistë në> Tirana Observer "Kam parë në shtypin tonë, nga të 18-të kandidatët për> çmim, (Man Broker Prize), shqiptarët ishin të vetmit që e kundërshtuan> kandidatin e tyre".> > Mua më duket se Ismaili e tepëron dhe krijon një vetdefamacion me> shprehje të tilla. Unë kam patur rast të dal në mbrojtje të Kadaresë> disa herë (ende, bile, një shkrimi im, "Dekoratat e Kadaresë", qëndron> në bllogun e Shekullit) dhe kam shpjeguar se nga kush vijnë në të> vërtetë sulmet kundër tij. Nuk janë shkrimtarët ziliqarë, i dashur> Vasil, Kadareja është tepër lart, për ta zënë nga paçet e pantallonave> dhe për ta ulur poshtë! Ka shkrimtarë të tjerë që mund të arrihen e po> jetojnë qetësinë e parajsës. Sulmet nuk janë drejtuar aspak kundër> veprës së tij letrare. Andej ai është i paatakueshëm. Unë kam> përshtypjen se miku ynë Ismail Kadare, pas vitit 90 është angazhuar> ters. Ai taktikisht u është ekspozuar goditjeve dhe pastaj të zinj e> të bardhë, horrat dhe qorra, janë vërsulur kundër tij. Mua më vjen keq> dhe kam patur rastin ta diskutoj me të personalisht këtë "hapje në të> tërë frontet e luftës" Unë e çmoj veneracionin tënd për Kadarenë, gjë> që padyshim ai e meriton, por jam i bindur që tërë ajo hordhi> fanatikësh islamikë, rapsodësh e amatorësh që shkruajnë kundër tij,> nuk do ta mbyllin gojën pas mbrojtjes tënde edhe pas times. Nuk dua ta> përsëris veten duke thënë se për shumë mëndje të bytynta, nga> diktatura nuk paska mbetur pa dënuar, - pas Ramizit, Hekuranit dhe> Aranit, - veçse Kadareja dhe i lame duart! Pra një nga të paktat stoli> që solli e na la nga diktatura, dhe ajo do rëzuar! Bravo, për nder!> > Por nga ana tjetër, në këtë rreth të ngushtë, ku fute shkrimin ti,> (flas për Albclubin se ve re që e paske futur dhe në shumë rrethe të> tjerë) ne na takon të gjykojmë edhe gabimet e tij jashtëletrare që i> pleqësojmë shpesh mes vedit….> > Unë jam totalisht me Kadarenë, në tërë stacionet e jetshkrimit të> tij dhe ia çmoj pa rezerva krijimtarinë, duke përfshirë dhe "haraçet"> e tij ndaj diktaturës.> > Shpesh, të rinj, të afërm, apo të njohur të çdo moshe na venë> përpara pikpyetjes, nëse jemi të lirë të themi mendimet tona të> vërteta, apo pesha autoritare e shkrimtarit më të mirë qe ka sot vendi> ynë, na bën të rrimë gojëkyçur.> > Mbase nuk është nevoja të shprehemi për kufizimet që shihen në> horizontin politik dhe qytetar të Ismail Kadaresë. Po kursesi nuk na> pengon ai, të shfaqim opinionin tonë për këtë përpjekje të tij dhe të> miqve të tij në ndriçim të së kaluarës. Kjo luftë e tyre, në vetvete,> është thjesht jo dinjitoze. Unë do të vazhdoj ta dua Ismailin edhe për> "Shqiponjat" edhe për "Koncertin" edhe për "Pallatin" edhe për> parathënien e romanit "Thikat". Kadareja , Agolli e të tjerë kanë> meritën e jashtzakonshme që me glorifikimet e partisë dhe udhëheqjes> së tyre, paguan haraçin më të madh. Por ama fituan lartësitë me të> mëdha për të gjuajtur që andej me artileritë e tyre të fisme dhe të> efektshme, diktaturën e Hoxhës. Meritat e shkrimeve të tyre, në> përmbysjen, sado të ngadaltë, të diktaturës komuniste janë të> padiskutueshme.> > Por Kadareja na dëshpëron, kur kërkon edhe tani një skeptër që> nuk i takon. Janë dy tre libra, (të cilëve Ismaili u ka bërë> parathëniet), që thonë se dërgimi i shkrimtarit tonë të shquar në> Libofshë të Fierit, ka qenë një internim. Termi "internim" është> përdorur jo saktë dhe pa vërtetësi historike. Parathënësi, të paktën,> duhet ta ketë lexuar, se ai në librat e Balliut dhe Maks Velos> klasifikohet "i internuar". Atëherë, ose shkrimtari ynë i madh nuk ka> patur rast të njohë të internuar të tjerë, ose nuk e ka ditur çdo të> thotë të të internojnë!> > Të të internojnë, nuk do të thotë të të dërgojnë në Libofshë me> veturën e "Les lettres albanaises" të martën në mëngjes dhe, po me atë> veturë, të vijnë të të marrin tok me Luan Qafëzezin, të premten mbas> dite, që të të kthejnë pranë familjes në Tiranë!> > Së pari, edhe kaq dënim sa thashë, për një talent të përmasave> botërore, ai ishte dënim mizor dhe i pamerituar! Por gjithësesi, nuk> kemi të bëjmë me internim dhe ky talent pikërisht, pati dyzet vjet> kohë e duhet ta kish vënë re, se internim i thonë aktit transportativ> të gjithë familjes në orën 4, në një mëngjez dimri, kur në kabinën e> ngrohtë të Skodës rrinë policët internues me armët mbi gjunjë, teksa> në karrocerinë e zbuluar, udhëtojnë motakët apo bebet me mama lehona,> bashkë me gjyshet, që mbajnë mbi gjunjë furnelën e vajgurit. Dhe pas> kësaj degdisje në Myzeqe, i internuari, jo në Tiranë, por edhe për të> vajtur në Fier, duhej t'i paraqiste kërkesën operativit të zonës dy> muaj më parë!!!> > Nuk po i kërkojmë për këtë llogari shkrimtarit më të fuqishëm> evropian, se përse nuk ndikoi ai, që kjo të mos ndodhte. Nuk ia> kërkojmë këtë as deputetit dhe as nënkryetarit të Frontit Demokratik -> e as mesagjerit antikomunist që dilte në Evropën e lirë, (se as edhe> më i humburi shqiptar, nuk dyshonte se antari i PPSh, Ismail Kadare,> ishte nga antikomunistët më të vërtetë e më të ndërgjegjësuar të atij> komunizmi enverian, ashtu si shumë gjëra paradoksale që kish vendi ynë> - dhe lavdi Zotit për këtë!). Nuk i a kërkojmë, se të tërë e dinim sa> fuqi kundërshtuese prodhonin gjithë ato funksione e mundësira të> njeriut tonë të shquar. Ne i kërkojmë bashkëkohësit tonë Kadare të> ketë pak më tepër respekt për internimin e dikurshëm.> > Para nja dy vjetësh, shkrimtari ynë qe shfaqur në Shekulli me një> artikull. Ia vlen që te ky artikull i Kadaresë, të ndalesh. "Botimi i> paketës së parë të dokumenteve për përgjimin e shkrimtarëve dhe të> artistëve", - shkruan atje Ismaili - "përpiluar nga drejtori i> përgjithshëm i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, dr. Shaban Sinani,> krijoi bashkë me nervozizmin, një solidaritet të sëmurë kundër librit> dhe autorit"…> > Për mendimin tim, doktorit tregtar, Shaban Sinani, nuk i ka> thënë asnjeri që të mbyllë e të mos shfaqë dokumenta që reflektojnë> historinë e diktaturës. Le të thotë Ismaili një emër, që i ka> kundërshtuar Sinanit! Përkundrazi! Njerëzit i kërkonin ish pronarit> arkivial Sinani, ta shpinte deri në fund idenë e tij fikse, pas të> cilës ai është dashuruar. Sipas asaj ideje, ata që vuajtën nga> diktatura kanë qenë farefisi i nomenklaturës!!!. Le të mendojë ashtu,> Sinanit i ka hije kjo përrallë, por, ama, le të botojë dokumente të> hapur krejtësisht: pra jo vetëm objektin e denoncimit (Kadarenë), por> edhe denoncuesin(?). Se kështu historia dhe kolera do të> pasqyroheshin më vërtetësisht. Nëse Sinani zbulon se Sigurimi ndiqte> Kadarenë dhe Xhelil Gjoni, nga ana tjetër, paturpësisht, shkruan, se> po ky Sigurim, ndiqte Dritëro Agollin, aha, nuk mbeti më Sigurim, për> të ndjekur të tjerët këtej nga nahija jonë!> > Ky jo vetëm është falsifikim. Është devijim dhe përvetësim> çertifikatash persekutimi! Me këtë nuk mund të jetë njeri dakord. Janë> shumë vepra të shpifura, dokumentet, ku i kallxuari është fv Kadareja> dhe kallxuesit janë R.F ose M.L. ose TT. Boll më, se nuk kemi dinjitet> po nuk reaguam! Se po vdiqa unë, të jeni të sigurtë që historitë e> trukuara të Sh. Sinanit, djali im nuk do të mundet t'i kundërshtojë> dot! Partizanët e dokumentimit te historisë nuk mund të përdorin> përjetësisht trukun, që "një shkrimtar nga diaspora, kërceu i> revoltuar, kur unë zbulova diçka nga arkiva në dëm të Kadaresë" (thënë> nga Sinani) dhe "një shkrimtar deputet i majtë dhe një shkrimtar> deputet i djathtë në parlament, kundërshtuan me zjarr e ishin kundër> hapjes së dosjeve" (thënë nga Kadareja). Cili shkrimtar në diasporë?> Cilët deputetë të majtë dhe të djathtë?! Partizanët e zbulimit të> lakrave, duhet të na i thonë këto emra të ditëve tona, që t'i dimë! A> janë ata për vërtetësi absolute! Ata janë partizanë të hapjes së> dosjeve të vjetra e nuk thënkan dot emrat e "gjynahqarëve" të ditëve> tona që flasin nga foltorja e parlamentit?! Le t'i thonë! Kush?> > Nuk mund të dalë një hetues e të thotë se ekspertiza që i kërkoi ai> dikur Ismailit, ishte shpëtimtare për një poet amator, minator që pat> qenë arrestuar dhe hetuesi, për të gjetur në ishte a po jo poezia e> rrezikshme, i drejtohej kryepoetit të Shqipërisë. E na thotë se ia ka> harruar emrin minatorit -poet! Edhe Ismailit nuk i kujtohet emri i> poetit! Atëherë ky nuk është dokumentim i historisë, por një hartim i> shpifur, letërsi rozë, në formë "kujtimesh të një hetuesi" Pse nuk> del emri i poetit? Mos ndoshta ky hetues i mirë, ka frikë, se mos> ngrihet të flasë poeti dhe të tregojë, se si hetuesi-kujtimtar e pat> shqepur poetin-vjershëtar, në dru?!> > Fatkeqësia, në thonjëza, e Ismail Kadaresë është se ai ka meritën> e rrallë, shumë të rrallë, që ne ia lexojmë çdo varg, çdo frazë, çdo> deklaratë, çdo opinion. Të lumtur njerëzit e parëndësishëm, që nuk> janë fare nën skanerin tonë! Unë, përfaqësues i thekur di un tempo che> fu, kam qenë e vazhdoj të jem njeriu që kam pasur idhull një Ismail> Kadare e mundohem të mbroj çdo gjë që shkroi ai. Mundohem të ruaj> kujtime të bukura nga festa e botimeve të librave të tij. Kam dëshirë> të them, se jam i lumtur që kam qenë lexues i tij dhe ai në Shqipëri e> shumë të tjerë në botë dhe në histori, më ndihmuan t'i qasem> letërsisë. Me keqardhje them, se ky Kadare sot, (versioni> postdiktatorial), më le shteg ta diskutoj të padiskutueshmin, bile të> guxoj të ve re gabimet e tij njerëzore, bile të mos jem dakord me të,> bile të duroj me dhimbje muaj të tërë pa folur kundër tij e pa i> thënë: Boll! Mjaft!> > Dhe, si ndodh shpesh në diskutimet e shqiptarëve. qofshin të rinj> apo te vjetër, qofshin intelektualë apo jo, mbas një shkrimi të tillë> të sinqertë, si ky i imi, fillon stuhia!> > Po vrapoj t'u dal përpara:> > Ky i imi, nuk është qëndrim anti Kadare, që përfaqëson opinionet> e shkrimtarëve ziliqarë, nga ata që po mundohen të hyjnë në portat e> ruajtura mire, të panteonit të letërsisë. Më duket se unë sonte u> shfaqa më shumë si roje, që ruaj mos të internuarve, të burgosurve, të> pushkatuarve, u hyjnë akoma të tjerë, në atë barrakën e tyre të madhe> pa çati.> > Bashkohem me YD, se temën Kadare, ne duhet ta lemë ashtu si> është. Le të shijojmë artin e tij e le të shpresojmë se tëra energjitë> ai do t'ia kushtojë planeve të tij krijuese. Përgjithësimet janë të> dëmshme. Në tërësi, i dashur Vaso, shqiptarët krenohen me të. Vepra e> tij është e pavdekëshme. Të tjerat do të harrohen. Dhe vepra pa radhë> e doktor Sinanit pro tij, dhe sulmet dhe lehjet kundër tij. Bile dhe> gabimet që i përmenda unë, tok me këto dy shkrimet tona në Albclub.> > > > pk> ______________________________________________________________> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Organizza le tue feste e condividine le foto con Windows Live Eventi! http://home.services.spaces.live.com/events/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |