| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Shkrimtari dhe DiktatoriRrobo Rrogozhina rrogozhina at hotmail.comTue Feb 12 18:18:14 EST 2008
Zoti Y.D Nuk kuptoj,ne ç'pozicion jeni ju qe flisni ne emer te Alb-Club-it dhe pjesemarresve te tij ? Ne kete forum,kam lexuar mesazhe me me pak vlere se ky i imi dhe une,nuk e kam ndjere veten te trishtuar.Nuk jam i qarte,per çfare nivelesh e keni fjalen qe ju,me rekomandoni te mos i sjell ketu? Ato qe shkruaj une poshte shkrimit tim,nuk jane gje tjeter veçse thirrje ironike,nuk e keni kuptuar ? Nderkohe,une nuk e quaj harxhim kohe te shkruaj diçka ne mbrojtje te Kadarese,perkundrazi e quaj ate kohe te harxhuar per nje qellim fisnik.Ne se ju nuk deshironi te lexoni shkrimin tim,fshijeni ate ose mos u prononconi.Kjo eshte diçka fare e thjeshte.Sa per kritken letrare qe ju do ta lexonit me deshire,te tilla ka plot,bile edhe mund t'i u rekomandoj.Sigurisht,ne kete bote,dielli ndriçon per te gjithe,per majat dhe funderinat. Por kur funderinat shtohen teper e papushim,ato mund te zene edhe driten e diellit.Kjo eshte e keqja ! ... Vasil QESARI --------------------------- Zoti Qesari, Nuk kam asgje kunder shkrimit tuaj, por per fat te mire Alb-Club-i dhe pjesemarresit e tij i janë shmangur shkrimeve pavlere mbi Kadarene per te cilat ju revoltoheni. Eshte e drejta juaj, por ju lutem mos sillni nivele te tilla. (E kam fjalen per ato qe shoqerojne me poshte shkrimin tuaj). Edhe ju mos e harxhoni kohen me shkrime te tilla. Jeta eshte e shkurter dhe ka shume gjera me vlere per te lexuar, pare e degjuar. Do te lexoja me kenaqesi ndonje kritike letrare mbi vepren e Kadarese nese dikush e merr mundimin, por... Mjerisht, ne kete bote ka vend per te gjithe, per majat e per funderrinat.YD _________________________________________________________________ Ti piace giocare con le lettere? Prova ABCLive! http://messengergiochi.it.msn.com/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |