Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Sulmet ndaj Kadarese

yd ulysse.demneri at club-internet.fr
Tue Feb 12 17:15:31 EST 2008


Zoti Qesari, 

Nuk kam asgje kunder shkrimit tuaj, por per fat te mire Alb-Club-i dhe
pjesemarresit e tij i janë shmangur shkrimeve pavlere mbi Kadarene per te
cilat ju revoltoheni. Eshte e drejta juaj, por ju lutem mos sillni nivele te
tilla. (E kam fjalen per ato qe shoqerojne me poshte shkrimin tuaj). Edhe ju
mos e harxhoni kohen me shkrime te tilla. Jeta eshte e shkurter dhe ka shume
gjera me vlere per te lexuar, pare e degjuar. Do te lexoja me kenaqesi
ndonje kritike letrare mbi vepren e Kadarese nese dikush e merr mundimin,
por... 
Mjerisht, ne kete bote ka vend per te gjithe, per majat e per funderrinat.

YD 




Le 12/02/08 19:45, « Rrobo Rrogozhina » <rrogozhina at hotmail.com> a écrit :

>                   *** AlbClub Discussion List ***
> 
> 
> 
> 
> 
> JU, ATDHETARE ....
>  
> ... U bene tashme pothuajse njëzet vjet qe emri i Kadaresë, me shume nga vete
> shqiptaret, pra nga bashkëkombësit e tij, se sa nga te huajt, po zihet ne goje
> e përflitet me nje zell e cinizëm te rralle, nga njerëz te zgjuar e ordinere.
> Rralle ka ndodhur qe gjate kësaj periudhe, te flitet e te diskutohet kaq shume
> për ndonjë personalitet shqiptar, përshirë këtu edhe vete shefin e diktaturës,
> Enver Hoxha. Perse ka ndodhur e ndodh kjo? Se pari, mendoj, nga vete roli,
> vendi dhe personaliteti i jashtëzakonshëm dhe unikal i I. Kadaresë ne boten
> moderne shqiptare. Se dyti, sepse asnjë shqiptar i shekullit te kaluar,
> përfshirë edhe fillimet e këtij qe përjetojmë, (pra te shek. XXI), nuk arrit
> te marre dimensione te tilla botërore.
>  
> Njeri, ne fakt, tentoi te mbetej ne histori. Ai ishte Enver Hoxha, i cili e
> çoi nje popull te tere drejte katastrofës, duke u bere kështu arkitekti
> gjakatar i nje prej diktaturave me te egra te Lindje Komuniste. Por, Enver
> Hoxha, megjithë zullumet qe beri, mbeti i panjohur. Për arsye se, ata qe e
> njohën dhe bëne jehone për te, ishin kryesisht grupe marksiste-leniniste e
> qarqe te majta pa autoritet, te cilat jo vetëm qe ishin ne minorance por edhe
> perënduan shpejt, ne kushtet e zhvillimit te shoqërisë se konsumit si edhe
> transformimeve te medha pozitive te kapitalizmit. Ndërkohë, persë i përket
> krimeve te tij, (Enver Hoxhës) Shqipëria ishte nje vend aq i vogël dhe i
> parëndësishëm,sa qe figura e këtij diktatori, mbeti e vazhdon te mbetet po aq
> i panjohur sa edhe vendi qe shtypi egërsisht.
>  
> Pra, nga këta dy njerëz që shënuan historinë e Shqipërisë gjate kësaj
> periudhe, vetëm Ismail Kadareja, mbeti personalitet i shënuar dhe i njohur
> ndërkombëtarisht. Duam apo s'duam ne, na vjen maraz apo lumturohemi, ka qene
> apo s'ka qene komunist, i ka shërbyer apo jo diktaturës, emri dhe vepra e tij
> tashme kane marre dhenë dhe ai qe e lexon atë, ne tren, autobus, ferry, avion
> apo tram, ne New-York a ne Indi, shtrire ne nje lendinë ne Bolivi, apo ulur ne
> shkallet e Sacre-Coeur ne Paris; ai qe bën nje pushim mbi gurët antike te
> Panteonit ne Athine apo qe gëlltit i uritur nje hamburger rrugëve te
> Bangkokut, ai shtrire ne nje divan te ngrohte ne nje studio te Stokholmit ...
> ai, pra, i kudondodhuri ne këtë bote e cila po behet gjithmonë e me vogël, as
> qe do t¹i a dije se ç¹shkruajnë shqiptaret për autorin e librit qe kane ne
> duar. Pra, për Ismail Kadarenë.
>  
> Ne fakt, është po e njëjta gjë qe na ndodh edhe ne ! A duam, t¹i dimë ne, bie
> fjala, se ç'zabrahan ishte Balzaku, se sa here ne dite e tradhtonte gruan
> Mopasani, se si mbështeste te kuqte komuniste Xhek Londoni, se si simpatizonte
> nazistet Celine, se si shkruante për Stalinin Lui Aragoni, sa i lig ne shpirt
> ishte Goethe etj. A e pyet veten për ndonjë gjë te tille, ndonje prej nesh? A
> e flak, ndokush, tej me neveri nje libër, bie fjala, shkruar nga Maksim Gorki,
> Xhek London, Janis Ricos, Zhorzh Amado, Pablo Neruda e plot te tjerë qe tani
> s'me vijnë nder mend, për faktin se ata kane qene komuniste apo simpatizantë
> te se majtës ?
>  
> ... Mjaft, pra, me këto idiotësira, duke gërmuar e shpifur gjithë këto
> mitologjira ! Mjaft, me këto mediokritete! Turp (ti iu vije atyre njerëzve,
> individëve e qarqeve qe ndjejnë nje kënaqësi te tille te neveritshme, duke
> goditur njerëzit e shquar te kombit. Boll me, me shkrime, britma e veprime
> prej linçuesish, se kështu po na neveritni edhe vete Atdheun). Mjaft, duke
> lëshuar jarge, duke i rene gjoksit e bërtitur për fatet e tij. Ju, njerëz te
> vegjël e meskine, njerëz hiç! Mjaft me gëzime te tilla te provokuara nga
> zbulimi i "faktit" ( kjo është e reja e ditëve te fundit ) qe nene Tereza
> s¹është shqiptare, por indiane. Kështu deklamonte, plot patetizem, nje gjarpër
> i zi këto dite, ne nje nga forumet e internetit. Dhe gëzohej, ai njeri i
> shkrete se, duke mohuar origjinën e Nene Terezës po i kishte bere nje shërbim
> te madhe kombit ...
>  
> Pra,boll me këto shpifje te neveritshme ! Beni te kundërtën, mbrojini vlerat e
> kombit ! Dilni dhe mbrojeni atdheun, ju, qe dite e dite i këndoni atij, ju
> rapsodë çiftelish e polifonistë labe. Ju mbrojtës trima e sypatrembur te
> Kosovës e Çamërisë, ju poete e prozatore atdhetare, ju qe jeni lavdia e
> krenaria e kulturës bashkëkohore shqiptare, ju qe ju digjet xhani për
> mëmëdheun qe larg nga mërgimi i mallkuar. Ju, o te pagjume, qe s¹flini as dite
> e as nate e po treteni për te! Ngrihuni, pra dhe mbroni vlerat e kombit, mos
> qëndroni tulatur, Ju kryetare te nderuar te mijëra e mijëra shoqatave te
> kombit me te shquar ne bote. U thoni JO kalorësve te tille te vrerosur,
> kufomave te tilla qe hiqen zvarre, nje nje"beteje" tashme te humbur e qe,
> sigurisht, s'do ta fitojnë kurrë ... Amen ! Allahu ekber !
>  
> Vasil QESARI
> 
>> 
>> To: memedheu at yahoogroups.com
>> From: no_reply at yahoogroups.com
>> Date: Tue, 12 Feb 2008 09:51:33 +0000
>> Subject: [memedheu] Sulmet ndaj Kadarese: Ndergjegje e Zgjuar Kombetare
>> 
>> Debati Kadare eshte shume dimensional ashtu sikurse edhe Kadareja ka
>> dashur te ndertoje "figuren" e tij: si shkrimtar(profesioni i pare),
>> si politikan (profesioni i dyte apo paraleli i fshehte dhe nen
>> fshehte i profesionit te pare), si prind.
>> Natyrisht qe pare nga aspekte te ndryshme figura e tij ne zberthim do
>> te shfaqe hijet e nje se kaluare per te cilen ai eshte pergjegjes.
>> Cdo ngjarje eshte nje gur negativ ose pozitiv ne ate çka ai ka bere
>> per te, por ngjarjet nuk duhet te ngaterrohen ne pozicionimin e tyre
>> dhe kuadrin e interpretimit pasi kjo do te mund te demtonte vetem
>> personat ne fjale te cilet kane qene viktima.
>> 1. si politikan : ai ka qene nje pjesemarres aktiv i legjislaturave
>> te kuvendit popullor te asaj kohe dhe njekohesisht edhe i ngjarjeve
>> te 2 korrikut 1990 si perfaqesues i pushtetit ne fuqi (shih citimet
>> dhe burimet me poshte atashuar), por kur u be fjala per konsiderimin
>> e figures se tij si profesionist shkrimtar ne kuadrin e nje morali te
>> mire definitizuar te cilit ai duhej t'i pergjigjej, ai u rikthye per
>> te "ripertypur" ato qe kishte thene e bere dhe per te
>> deklaruar "dizidencen" e tij (shih burimet atashuar).
>> Pra perpara interesit primar te shkrimtarit ai ishte i gatshem te
>> shiste çdo gje perfshi edhe Moralin e tij politik natyrisht duke e
>> kamufluar:
>> http://www.forumivirtual.com/archive/index.php/t-5038.html
>> "...në se ju kujtohet..shoku ismail ishte ai i cili ishte shoku i
>> udhëheqies së partis...i shkruajti partis?
>> 
>> shoku ismail kadare ishte ai i cili kur filloj të frynte era ndryshe
>> e ktheu ndryshe...
>> 
>> është ai i cili na quajti"jashtëqitja e kombit kur ikëm në ambasada
>> 
>> është ai i cili edhe pse e njihte frenjgjishten....nuk na tha as një
>> fjalë për veprën e Robert de Angelit ..."
>> "Kadareja ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i Sigurimit të Shtetit"
>> Menjëherë pas shpalljes së denimit me vdekje nga gjykata e faktit e
>> kryeqytetit, Zylyftar Ramizi ka dashur të publikojë një dokument që
>> përmban një akuzë tepër të rëndë për shkrimtarin e madh shqiptar
>> Ismail Kadare. 
>> 
>> "Kadareja ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i Sigurimit të Shtetit" ­
>> është thelbi i këtij dokumenti, në të cilin shkruhet edhe pseudonimi
>> i tij, por dhe njerëzit që ai ka denuar me këtë veprimtari. Ndaj
>> Zylyftar Ramizit prej pesë muajsh rëndon akuza e "Krimeve kundër
>> njerëzimit në bashkëpunim", pasi duke qenë me detyrën e shefit të
>> Sigurimit të Shtetit shqiptar nga 1 nëntori 1982 deri në 7-8 korrik
>> 1990, ka propozuar, urdhëruar e zbatuar dëbimin dhe internimin masiv
>> të qytetarëve shqiptarë për shkaqe politike. Nuk dihen ende shkaqet e
>> vërteta që kanë shtyrë Ramizin që të hapë një superdosje, pikerisht
>> para pak minutave në qeli sipas rregullores së burgjeve shqiptare ai
>> të vishte kokoren e vdekjes e të lidhet këmbë e duar, deri në ditën e
>> egzekutimit? Ndoshta ky veprim"inekstremis" i tij, është diktuar nga
>> rethanat e zhvillimit të gjyqit te sapopërfunduar. Vetëm dhjetë ditë
>> më parë shkrimtari më i madh në historinë e letërsisë shqipe, Ismail
>> Kadare, kandidat disa herë për çmimin " Nobel" në letërsi, kishte
>> sulmuar ish shefin e sigurimit. Madje, në intervistën e tij më të
>> fundit dhënë gazetës "Albania", ai kishte përmendur një moment ku në
>> gjyqet e zhvilluara së fundi në gjykatën e Tiranës ndaj ish
>> funksionarëve të lartë komunistë, njëri prej tyre megjithëse në
>> bangon e të akuzuarve, kishte bërë shantazh. Ai kishte cituar, pa i
>> përmendur emrin, një shprehje të Ramizit për një dëshmitar se meqë ai
>> nuk u tregua burrë, "unë do ta them", duke përmendur pas kësaj qenien
>> e Kadaresë si agjent të shërbimeve të huaja. Ka qenë më pas avokati i
>> ish shefit të kundërzbulimit shqiptar, Nasip Naco, që kishte
>> deklaruar për disa organe shtypi se "klienti im denohet pasi ai di
>> disa njerëz që sot kanë pushtet. Është pikërisht presioni i tyre që
>> detyron marrjen e vendimeve të tilla ekstreme për Ramizin. Disa prej
>> funksionarëve të lartë të sotëm kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit
>> të Shtetit" - kishte deklaruar avokati.
>> 
>> "Pseudonimi prej agjenti i Ismail Kadaresë ka qenë "Gjenerali"
>> 
>> Katër faqe letër me shkrimin e tij, të shkruar në qeli me titull -
>> "Për Ismail Kadarenë" ­ ishin ato faqe me të cilat Zylyftar Ramizi
>> hapi "Dosjen-Bombë". "Kadareja nuk ka qenë nën kontrollin e organeve
>> të Sigurimit të Shtetit, ato që ai ka shkruar në lidhje me këtë
>> çështje nuk janë të vërteta. Ai përkundrazi ka qenë mik i këtyre
>> organeve, pasi ka qenë bashkëpunëtor i tyre. Në informata qe ka dhënë
>> në organet e Sigurimit bashkëpunëtori "Gjenerali", pra, Ismail
>> Kadareja, ka dhënë konsiderata negative për mjaft vepra artistike".
>> 
>> Kadareja ka dhënë konsiderata për Dhimitër Shuteriqin, Kol Jakovën,
>> Petro Markon, Petro Zhein, Anastas Kondon dhe për një bojaxhi,
>> Mustafa Greblleshin, që për mua është emër i pa njohur e dëgjuar
>> (fillimisht shkrimtar, e më pas i denuar nga regjimi komunist). Me
>> kujtohet mire se konsiderata negative ka dhënë për romanin "Stina e
>> armëve" me autor Petro Marko, për romanin "Kur qeshë qyteti" dhe për
>> autorin e saj (Qamil Buxheli)Š."
>> 
>> Pas kësaj, ish kryesigurimsi ka vazhduar konsideratat e tij tepër
>> negative për Kadarenë, duke shkruar madje se "fjala e tij në organet
>> e larta udhëheqëse të Partisë e të shtetit ishte apsolute." Për ta
>> përforcuar këtë, Ramizi shprehet se kështu, një djalë vetëm se u
>> dashurua dhe hyri në marrëdhënie me vajzën e tij, ai ndërhyri në këto
>> organe, ku kërkoi që ai të futej në burg apo të internohej.
>> 
>> "Me të vërtetë familja e këtij djali dhe ky vetë u internuan në vitin
>> 1982 në kundërshtim me të gjitha rregullat e ligjet e asaj kohe. E
>> kjo familje ishte e Janulla Rapit" - ka përfunduar këtë pjesë të
>> rrëfimit të tij. Pas kësaj ish Drejtori i Drejtorisë së Parë të
>> Kundërzbulimit ka vazhduar të tregojë sipas mënyrës së tij, disa
>> hollësi nga jeta e shkrimtarit, ku tregohet se njeriu i letrave ka
>> qene "mik i ngushtë i Enver Hoxhës dhe detaje të tjera që tregojnë
>> lidhjet e tij me strukturat e ish shtetit komunist."
>> 
>> Nuk dihet ende saktësia e akuzave të tjera të rënda të kreut të
>> Sigurimit ndaj Ismail KadaresëŠ.Megjithate, gjithçka mbetet e hapur
>> dhe vetëm koha do të jetë treguesja më e qartë e vërtetësisë së
>> akuzave të nxjera nga goja dhe dora e Zylyftar Ramizit.
>> 
>> Kronikë marë nga gazeta "Koha Jonë"
>> E Shtunë, 25 maj 1996
>> 
>> Z.Kadare pse e nga kush u egzekutua poeti Havzi Nela në 1988??
>> etj. .....:
>> 
>> http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=495
>> 
>> http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-36430.html :
>> ".....
>> Mitingu
>> Pas largimit me pasaporta të 5200 shtetasve shqiptarë jashtë shtetit,
>> udhëheqja parti-shtet, organizoi një miting të madh në Tiranë, me të
>> cilin duhej treguar se shteti vazhdonte të ishte i fortë dhe
>> njëherësh, të tregohej se ata që ikën nuk ishin "njerëzit e ndershëm
>> shqiptarë". Kishte shumë zëra se "mitingu mund të dështonte ose të
>> kishte edhe efekt të kundërt. Megjithatë, porositë u dhanë që ai të
>> bëhej i organizuar. Dhe kështu, në orët e pasdites, u grumbulluan me
>> mijëra njerëz, të cilëve u prinin përpara përgjegjësit dhe drejtuesit
>> e ndërmarrjeve. Pritej të vinte vetë Ramiz Alia në miting. Po ashtu,
>> thuhej se në emër të organizatave të masave, rinisë, gruas dhe
>> intelektualëve të kulturës, do të ishin përfaqësuesit më në zë të
>> tyre. Në fakt, R. Alia nuk erdhi. Kur erdhi edhe Ismail Kadareja, që
>> ishte ngarkuar të fliste në emër të inteligjencës, megjithëse në
>> opinion thuhej se të ikurit nëpërmjet ambasadave, i kishte
>> quajtur "jashtëqitje e kombit". Thunej se R. Alia nuk erdhi se "mos
>> ndodhte si me Çausheskun". Por njerëz të arërt me R. Alinë, thoshin
>> se arsyeja e vertetë ishte se ai nuk kishte qenë entuziast për
>> znvillimin e atij mitingu. Të tjerë udhëheqës kishin këmbëngulur që
>> mitingu të zhivillohej dhe Ramiz Alia, duke mos qenë këmbëngulës në
>> mendimin e vet, kishte lejuar të bëhej duke u marrë masa organizative
>> të forta. Fjalën e rastit para mitingut, në emër të KQPPSH-së, e
>> mbajti Xhelil Gjoni, i cili theksoi se të larguarit nga Atdheu,
>> nëpërmjet ambasadave, nuk përfaqësonin popullin e shëndoshë shqiptar,
>> por ishin disa "rrugaçë". Ky miting u zhvillua për konsum politik të
>> brendshëm dhe të jashtëm. Populli i mbledhur nuk po thërriste më
>> me "duartrokitjet" e mëdha që ndodhnin më parë në mitingje të tilla.
>> Opinioni ishte copëtuar; disa e mirëpritën, por të tjerë shprenin të
>> kundërtën. ..."
>> 
>> 
>> http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=495
>> 
>> 2. si prind 
>> 
>> "...Dhe 2-3 herë edhe në mëngjes vinte, se më thoshte
>> komshija: "Moj, vjen një vajzë me syze, Renato është më i bukur,
>> çfarë e do Renato atë vajzë"....
>> 
>> "....Kur erdha në shtëpi dëgjova këta të dy që ishin të mërzitur dhe
>> pyes Renaton që çfarë ke. Ky i thoshte, thuaja ti ndërsa ajo i
>> thoshte "thuaja ti sat ëme". O zot, thashë, vajza e Ismail Kadaresë
>> të thotë: "thuaj sat ëme". Çfarë edukate. ..."
>> 
>> "... Ku ishte parë të thirrej familja për një histori dashurie. Vetë
>> i vinte Renatos nga mbrapa, nuk i thoshim ne me zor. ..."
>> 
>> "... E kanë veshur si fshatare, me motrën e Kadaresë, që nuk lë
>> akuzë pa bërë mbi mua. ..."
>> 
>> "... Ajo ishte e bija e Kadaresë. E merrte në telefon në Liceun
>> Artistik dhe i 
>> thoshte: "Hajde Renato, se ke motrën sëmurë" (bëheshe sikur ishte
>> tezja, motra ime). Renato dilte, kur e shikonte atë dilnin shkonin
>> në kinema, së bashku me të motrën e saj, Besin. Vjehrra ime e ka
>> gjetur disa herë në varreza, dy herë e ka parë me lule me trëndafila
>> te babai i Renatos. Ismail Kadareja e dinte shumë mirë këtë dhe
>> duhet të tregohesh i drejtë mos ta fshihte këtë që po e mban sekret,
>> që vetëm varri do t`ia tresë. Ky duke marrë vesh që e bija dilte me
>> Renaton, se ai e dinte pavarësisht se thotë që nuk dija gjë. A i
>> kujtohet Ismail Kadaresë, që në orën dy të natës, e ka marrë vëllai
>> i tij se vajza vinte në shtëpinë tonë. Në dy të natës e kanë marrë
>> vajzën dhe i kanë thënë: "hajde me të mirë, se po nuk erdhe, do të
>> marrim policinë....".
>> 
>> Por ky problem mgjse ne baze per interesa te caktuara karrieriste dhe
>> per te cilin u shfrytezuan pozicione politike, nuk duhet pare dhe
>> interpretuar ne kudarin politik, siç kane dashur ta shfrytezojne
>> klane te caktuara te asaj kohe per ta futur ne qorrsokak. Ky eshte
>> nje shembull klasik i shfrytezimit flagrant te postit per interesa
>> karrieriste dhe naziskine.
>> 
>> Te falesh persona te tille eshte e kote sepse ata do te vazhdojne me
>> lojen e tyre te harbuar duke gjetur ate rruge te lire qe nuk ua lane
>> te tjereve por perkundrazi jua nderprene duke iu demtuar edhe jeten
>> edhe fizikun, rasti klasik eshte evident kur aktualisht per hater te
>> shperbilemeve dhe te fames personazhi ne fjale siç e kemi shprehjen
>> ne shqipetaret "eshte i gatshem te shese edhe motren", dhe ne fakt
>> kjo nuk mbetet thjesht si shprehje sepse e motra tashme ka dale ne
>> skene si aktore e skenarit ne fjale.
>> 
>> Shfaqje te mbare. !!!!!!!!!!!!!
>> 
>> ----------------------------------------------
>> 
>> Deshtimi i Ismail Kadarese :
>> http://www.alb- <http://www.alb-/>  net.com/pipermai l/art-cafe/ Week-of-Mon-
>> 20060424/011995. html
>> Nga : Klajd Kapinova
>> 
>> "....Une mendoj se z. Kadare ne C.U. ka deshtuar. Dhe Pse!? Auditori
>> ne masen 90% ishte shqiptare, ku nuk kishte te rinj amerikane qe
>> studiojne ne kete Universitet dhe te zgjonin kersherine per
>> leksionet ose ligjeraten fjale Imzot per fjale Imzot te z. Kadare.
>> Deshtoi, sepse foli mbi temen "Letersia dhe Tirania", kur ne fakt ai
>> ka qene ne KUPOLEN e saj. Ju lutem, a citoi z. Kadare se ne
>> diktature poeti nacional At Gjergj Fishta, ishte i ndaluar, ndonse
>> lexohej e kendohej permendesh nga te gjithe shqiptaret ne Jug e Veri
>> te Shqiperise. Fishta ne te gjalle te tij e mori shume tituj nga
>> shtete te ndryshme te botes dhe ishte Antar i Akademise Italiane e i
>> nominuar ne vitin 1934 nga Klubi i Poeteve te New York-ut, ndersa z.
>> Kadare, eshte nominuar nga Shoqata Shqiptaro- Amerikane ( e pa
>> njohur askund ne bote) nga Akademia e Shkencave te Shqiperise (qe
>> eshte po ajo Akademi e "Shkencave" qe ngriti diktatura, por qe merr
>> ngjyre here rose e here blu) dhe Akademia e Arteve te Kosoves. Se a
>> ekzistojne keto dy Akademi nuk do shume mend per ta mesuar, vetem te
>> lexohet raporti qe disa jave me pare gazeta "Illyria" ka botuar ku
>> akademike europiane ishin te ftuar per te bere shkrirjen dhe
>> rikonceptimin e Akademise se Shqiperise. (per me shume lexoni ne
>> www.mekuli.com Ne kete Akademi jane antare ata qe kane qene edhe ne
>> kohen e Enver Hoxhes, si vete kryetari Prof. Ylli Popa, Prof. Aldred
>> Uçi (kritike arti te botes borghjezo revizioniste) Prof. Gazmend
>> Shpuza (historian, autor i monografise mbi "shqiptarin" Haxhi
>> Qamili), Ismail Kadare (shkrimtar) autor i shume librave per
>> diktaturen dhe diktatorin (2 libra vetem per Enver Hoxhen), Prof.
>> Eduard Sulstarova (sizmograf dhe studiues i gjeofrafise) , Prof.
>> Perikli Qiriazi, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi (mbi te
>> cilin rendon akuza e vrasjeve te mijera kosovareve) etj. Pra e njejta
>> numeklature. ..
>> 
>> Te rikthehemi tek deshtoi
>> 
>> Ju bej pyetjen, se ku ishte z. Kadare ku mijera sghkrimtare u futen
>> ne burgje. A ka ndonje dokument z. Shaban Sinani (biografi personal i
>> tij) ku te tregoi se personazhi i tij, ka nderhyre tek udheheqesi i
>> tij i dashur Enver Hoxha, qe te lirohen nga burgu sepse jane
>> SHKRIMTARE.. . E pra per kete duhet te fliste z. Kadare. Duke qene
>> nje auditor shqiptar, pak amerikan dhe me seshumti
>> spektator per te bere kallabllek (njesoj sikurse elektoralet
>> portative ne kohen e zgjedhjeve ne Shqiperi, ku PD e PS merrte
>> katundare e qytetare te papune dhe u jepte $5 ne dite per te mbajtur
>> disa parrulla te dale boje qe i kishin mbajtur edhe 4 vjet me pare),
>> ku duket SUKSESI ose TRIUMFI, sikurse do te lexojme ne nje shkrim pa
>> objektivitetit te bere nga nje gazete ketu ne Amerike... Te triumfosh
>> mbi shqiptaret, nuk do shume argument sepse ne kemi lexuar librat e
>> tij Dimri i madh, poezi, shkrimre, studime, poema, kritike rreth 24
>> faqe kunder SHBA-se, labderimin e Leninit, Stalinit, Che Guevares,
>> Marx, Englesit, Maos, koooperativisteve, grave e vajzave plot muskuj
>> qe u krijoheshin kur punon qe pa gdhire ne arat e koooooo... etj.
>> ............ .......
>> Ne CU z.Kadare deshtoi, sepse nuk u ndal ne aspektet e diktatures
>> (Tiranise) me shembuj konkret, interes te cilin besoj se e kane pasur
>> edhe te pranishmit ne auditor. Te thuash qe eshte nder (per Nene
>> Terezen, antare e 13 akademive boterore) pse nje shqiptar ligjeron,
>> une bashkohem pjeserisht me kete mendim, por jo plotesisht, kur
>> permbajtja e ligjerates ishte e pershtatshme per tiranine e letersine
>> ne Mars apo Jupiter dhe jo ne Shqiperi. JU i referoheni Columbia
>> Universitit thjeshte per emer dhe jo se cfare stonimesh ndeshesh aty
>> me realitetin. Une nuk le asnje dite pune per te marre pjese me
>> ndergje ne nje leksion, qe mund te ishte mbajtur shume mire ne Kine,
>> Cube, Kore te Veriut, apo ne ish-KQP(K)PSH. Per fat te mire
>> mosdakortjen me mendimet ose shkrimin ne frengjisht te z. Kadare e
>> shprehen bresheria e pyetjeve qe iu drejtuan ligjeruesit, qe do te
>> thoshte se ai kishte folor per banoret e Marsit, Jupiterit, Saturnit
>> dhe jo shqiptaret qe banojne ne planeti Toke,kontinentit e vjeter te
>> Europes e pjesen Perendimore te Gadfishuliit te Ballkanit. Ndersa nje
>> mik i imi amerikan, me ofroj per te lexuar ne anglisht
>> romanin "Koncert ne fund te Dimrit", te shoqeruar me disa pikepamje
>> te tij ne lidhje me autorin dhe letersine e tij. Ai me solli edhe
>> gazeten "The New York Tomes", qe e kishte ruajtur prej shume vitesh e
>> ma dha si kujtim. Aty flitet per Tiranine dhe Letersine ne diktaturat
>> si ish-Bashkimi Sovjetik, Poloni, Çekosllavaki (sot
>> Rep. Çeke e Sllovake), Kine (fakte dhe deshmi se si shqiptaret
>> identifikohen si kinez e rus ne saj te leteresise socialiste te z.
>> Kadare), etj. Kadare deshtoi, sepse pyetjet qe iu adresuan atij nuk
>> kishin te benin me diktaturen si koncept sepse 70 % e auditorit vinte
>> nga ajo sketerre, por per SHERBIMIN E MADH QE Kadare I KA DHENE
>> DIKTATURES DHE ENVER HOXHES PERSONALISHT. Ai eshte nje shqiptar i
>> vogel, ndonse zhurma eshte e madhe rreth tij e per te. Kete tashme
>> nuk e mohon as z/diktatori Ramiz Alia, Kryetaria e Frontit Demokratik
>> te Shqiperise Nexhmije Xhunglini Hoxha (qe e zgjodhi ne si zevendes
>> te vet shkrimtarin Ismail Kadare. Pse per syte e bukur apo per zellin
>> qe Kadare tregoi per sitemin e diktaturen e Enverit...). Tashme
>> deshtimin e Kadarese e kane pohuar shume gazeta e faqe interneti ne
>> te gjithe boten. Kadare deshtoi sepse kerkonte te bente lojen e te
>> persekutuarit kur ai ka viktimen ne Pelham Parkway, djaloshin Renato
>> Rrapin, qe besoj se edhe ju autoria e ketij shkrimin duhet ta keni
>> pare ose degjuar te pakten per te. Ju besoj se e keni lexuar librin
>> e publicistit Niko Kirka, ku shkruan: "Mbylle gojen
>> Kadare!" E pse sepse Ik, ka thene ne vitet '92 te mos HAPEN DOSJET,
>> kurse ne CU tha serisht se duhen hapur... Ai me poshte thote se per
>> cilat te drejta te njeriut flet Kadare kur Rrenato Rrapi vuan prej
>> persekutimit te tij. Kesaj cfare emri duhet t'i veme, te MADHIT
>> tuaj!? Per t'u ardhur ne ndihme ju kujtoj qe te shikoni ne internet
>> www.google.com dhe te shkruani emrin renato e kadare ose renato
>> rrapi. Salla ne CU te kujtonte repartet ushtarake, qe ishin gati te
>> degjonin korin e muzikes funebre, ku te gjithe ishin te veshur me nje
>> ngjyre. Ndonje ushtar rebel, qe kishte harruarqaforen ta qepte merrte
>> mijera te shara nga komandanti i repartit te xhenieres, repar qe nuk
>> kishte te drejte te mbante arme... se permbysej SHTETI komunist i z.
>> Kadare. Media ne Amerike e kaloi ne heshtje pjesen me interesante te
>> pyetjeve qe iu bene Kadarese, ku nje gazetar tha se u vu ne pozite te
>> veshtire (Pse!? Mos ndoshta personat qe bene pyetje nuk ishin te
>> ndergjeshem per ate mendim te tyre qe e kishinbluar e pergatitur me
>> kohe qysh ne shtepi!?). Kadare deshtoi sepse bashke me te deshtoi
>> edhe organizimi i takimit, thjeshte per t'a perdorur si propagande jo
>> temen "Letersia dhe Tirania", por per te manipuluar MEDIAT, sepse
>> ne "Illyria" e "Bota sot" (media qe botohet ne New York), nuk pame
>> pasqyrimin e pjeses se dyte te tubimit te konceptuar nga
>> organizatoret ne CU. Pyetjet e pergjigjet hodhen poshte ligjeratat
>> FJALE dhe vetem fjale boshe per leresine dhe tiranine, qe mbajti z.
>> Kadare, mbasi atij iu tha direkt se ke qene ne krye te kesaj
>> diktature ose tiranie sikurse ka qef ai ta citoi, ku letersia ishte
>> KRYQEZUAR, nga ligjeruesi qe ishte ne kohen e Enver Hoxhes politikan
>> (deputet ne disa legjislatura, antar i PKSH, lexo intervisten dhene
>> Alen Bosque) dhe letrar, lexoni (fjalimin e tij mbajtur para Enver
>> Hoxhes ne "luften" midis shkrimtareve te rinj e te vjeter. Ai ishte
>> si jorgani i kther mbrapsh. Kadare deshtoi, sepse kerkonte te
>> dergonte ne ekuator ne Afrikes kalorifer ose sikurse thote shkrimtari
>> i talentuarShpetim Kelmendi, Kadare kerkon qe tek eskimezet te
>> dergoje frigorifer.. . (lexo www.gazetashkodra. net) Shqiptaret ne CU
>> nuk kryen nje sherbim fisnik, qe do te ishin shembull per te gjithe.
>> Ata nuk u kujtuan qe te dergojne ne CU viktimen e z. Kadare qytetarin
>> fatkeq RRENATO RRAPI, qe vuan pasojat e luftes se klases (tiranise).
>> Ah, sikur te ishte ai Rrenato aty, do te sqaronte shume ceshtje te
>> TIRANISE se temes se ligjeruesit. Por s'ka gje se shpejti po e shesim
>> pa dashte suprizen po ne Columbia University, do te jete i ftuar
>> shkrimtari DISIDENT KASEM TREBESHINA, nje alternative e mendimit
>> ndryshe pa hosana, hipokrizi, servilizma. Ai do te lexoj letren
>> origjinale qe i ka derguar TIRANISE se
>> diktatures, sikurse letren e At Pjeter Meshkalles drejtuar Enver
>> Hoxhes. Tashma bota do ts shohe se cfare fshihet pas petave te
>> lakrorit te pergatitur nga NAAC, qe e dekoroi z. Kadare "Per metira
>> jetoresore" pa permendur konkretisht se ku qendrojne keto "MERITA".
>> Trebeshina do te deshmoje se si i kalonte ditet e burgut si shkrimtar
>> dhe kush ia dogji librat dhe gjyqin fallco te kurdosur kunder tij.
>> Por ai do te deshmoje edhe per koleget e vet qe vuanin privimin e
>> lirise kur dikush tjeter shetiste me makinat luksoze te Enver
>> Hoxhes. Por z. Trebeshina, nuk kerkon te marre dekorata trimerie "per
>> merita jetesore" sikurse iu dhane te "burgosurit" ne KQPPSH e Lidhjen
>> e Shkrimtareve Komuniste z. Kadare. Ajo qe eshte e merite e Shoqates
>> se Shrimtareve Shqiptaro-Amerikane , eshte se e ka Antar NDERI
>> shkrimtarin disident Kasem Trebeshina, per te vetmen gje
>> pozitive qe une gezohem dhe aderoi ne kete klub modest...... ...;;"
>> 
>> Si mund te pershtatet me Lirine ai qe punoi kunder saj (per
>> Diktaturen) ? :
>> 
>> Mustafaj: Vepra e Kadaresë pas "90, mediokre
>> http://www.shekulli <http://www.shekulli/>  .com.al/news/ 49/ARTICLE/
>> 21198/2008- 02-09.html
>> 
>> "........... .........
>> Edhe "Pasardhësi". ..
>> 
>> Është një çudi e madhe me Kadarenë që në të gjitha rastet që njoh
>> është i vetmi shqiptar që nuk ka mundur të përshtatet me lirinë. Nuk
>> ka mundur që lirinë ta kthej në favor të imagjinatës së tij dhe kjo
>> është një keqardhje që kam unë për Kadarenë, por Kadareja është i
>> mjaftueshëm. Një shkrimtar që ka shkruar "Gjeneralin e Ushtrisë së
>> Vdekur" apo "Kronikë në Gur" edhe sikur të mos shkruante më asnjë
>> libër do të ishte shkrimtar i madh.
>> 
>> Pas viteve 90 ne kemi "Pasardhësin" , "Jeta, loja dhe vdekja e Lul
>> Mazrekut"...
>> 
>> Janë romane mediokre. Nuk ta merr mendja. Kërkush... një lexues i
>> zellshëm i vëmendshëm nëse nuk do ta njihte Kadarenë në vazhdimësi
>> nuk mund ta besonte që Lul Mazrekun e ka shkruajtur ai që ka shkruar
>> Pallatin e Ëndrrave, apo "Kronikë në Gur". Janë gjëra mediokre. Këta
>> mund t'i shkruaj një shkrimtar... nuk po përmend emra, por janë
>> vepra krejtësisht mesatare dhe spekulative. . ...."
>> 
>> 
>> KOHA JONE
>> 19 May 1998
>> Ramiz Alia ku gaboi Enveri.
>> 
>> Ramiz Alia ka folur mbi të sotmen dhe të kaluarën e Shqipërisë. Një
>> nga librat që është pritur me shumë interes në Itali ka qenë një nga
>> intervistat e tij me Lino de Matteis. Ramiz Alia: Lufta e tërbuar e
>> klasave, loja e rrezikshme mes të mëdhenjve dhe misteret e diktaturës
>> 50 vjeçare...Berisha ka thënë pikërisht këto fjalë, që populli ynë
>> nuk ishte i përgaditur për luftën politike të pluripartizmit, që më
>> mirë ishte të vazhdonte me lirinë e mendimit,Unë mendoja që duhet të
>> merrte jetë pluralizmi politik, liria e fjalës dhe e mendimit...Në
>> mbledhje ishte prezent edhe Kadare, edhe s'ishte dakort me
>> pluripartizmin"......." në faqet 16 e 17 në gazetën Koha Jonë. në
>> faqet 16 e 17 në gazetën Koha Jonë.
>> 
>> 
>> Gazeta Shqiptare, Faqja 2 - FAQE E PARE Tetor 16, 2006
>> 
>> Ju dëshmoj mëkatin e Kadaresë me internimin e familjes Rapi Nga
>> Dilaver Bengasi
>> 
>> Pas akuzave të Paskal Milos, rrëfimi i plotë i ish-kryehetuesit
>> Dilaver Bengasi mbi denoncimin e shkrimtarit - "Ishte viti 1982, kur
>> Foto Çami më thirri në zyrë..." Kërkoi ndjekjen penale për një djalë
>> 18-vjeçar, i quajtur Renato Rapi. Ky djalë merrte në telefon familjen
>> e Kadaresë për të biseduar me vajzën e tij, me të cilën kishte lidhje
>> shoqërore. Djali pretendonte se me vajzën dashuroheshin. Kur Kadareja
>> mori vesh mbi këtë lidhje, donte me çdo kusht që kjo të prishej. Por
>> Renato vazhdonte me të tijën. Mirëpo, telefonatat e përsëritura "e
>> shqetësonin" familjen Kadare. Prandaj, Kadareja po bënte denoncimin
>> ndaj Renatos. Kjo ishte vepër e sanksionuar nga neni 129 i Kodit
>> Penal. Akuzohej në denoncim edhe nëna e Renatos, Janulla Rapi, e cila
>> kishte marrë guximin për të shkuar në shtëpinë e Kadaresë. Mirëpo nuk
>> i ishte hapur dera dhe Janulla e paskësh fyer, duke i rënë derës me
>> forcë. Kështu, kishte shqetësime të mëdha Ismail Kadareja.
>> 
>> U fillua çështja penale nga hetuesi N.Topjani. U mor në përgjegjësi
>> penale dhe nëna e Renatos, Janulla Rapi. Akuza ishte për fyerje
>> publike të Ismail Kadaresë. Renato ishte simpatik, inteligjent dhe
>> vazhdonte vitin e katërt të Liceut Artistik të Tiranës. Hetuesi
>> N.Topjani nuk njihte nga palët asnjë person. Por duhej të shmangte të
>> gjitha ndërhyrjet apo presionet që mund të bëheshin. Ishte i aftë dhe
>> korrekt. Njëherazi për çdo gjë do të konsultohej me kryetarin e
>> hetuesisë. 
>> 
>> Pas fillimit të hetimeve, më thërret në zyrën e tij Foto Çami, në atë
>> kohë ishte sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Tiranës, i cili
>> më shpjegoi se I.Kadareja ishte ankuar për një "rrugaç" të quajtur
>> R.Rapi, që i kishte mashtruar vajzën, duke krijuar momente
>> irritimi. "Më ka thënë, - theksoi Foto Çami, - se megjithëse e ka
>> denoncuar problemin në hetuesi, juve nuk po e vlerësoni si duhet. Për
>> këtë problem që ka të bëjë me nderin e I.Kadaresë, - tha ai, - duhet
>> të bëni të gjitha përpjekjet deri dhe në arrestimin e atij djali. Nuk
>> duam të shqetësohet familja e Kadaresë".
>> 
>> Shpjegova se ai djalë ishte një nxënës shkolle në Liceun Artistik,
>> por siç del, ai është dashuruar me vajzën e Kadaresë. Për sa i përket
>> hetimit të çështjes, mendoj se është vlerësuar, megjithëse denoncimi
>> i bërë nuk i plotësonte elementët e veprës penale, sikurse
>> pretendohet. Djali me vajzën kanë lidhje prej kohësh dhe këtë e
>> vërteton edhe... "Për sa i përket sugjerimit, - vazhdova unë, - se
>> nderi i I.Kadaresë duhet shpëtuar nëpërmjet arrestimit të këtij
>> djali, kjo më vjen keq që po ju them, por nuk mund të bëhet, sepse
>> nuk ka bazë ligjore për një arrestim të tillë. Djali Renato nuk ka
>> bërë asnjë vepër penale, veç dashurisë. Për dashuri, që ka të bëjë me
>> një normë morale, nuk kemi bërë ndonjëherë arrestime". Më tha që të
>> shkoj përsëri pasdite në zyrën e tij, se do të ishin dhe kryetari i
>> Gjykatës dhe prokurori i rrethit. Ndërkaq, unë u takova me V.Konomin
>> dhe I.Remjen, përkatësisht kryetar dhe prokuror, e u tregova porosinë
>> që më ishte bërë. Ata kishin të njëjtin mendim me mua. Edhe në
>> takimin që bëmë pasdite me Foto Çamin, ata të dy mbështetën mendimin
>> tim. 
>> 
>> Por hetimi vazhdoi. Janulla, nëna e Renatos ishte marrë e pandehur në
>> gjendje të lirë. Ajo erdhi disa herë në zyrë për t'u ankuar ndaj një
>> hetuesi, që pretendonte se ndihmonte padrejtësisht familjen Kadare. E
>> sigurova se nga hetuesia do të kishte vetëm zbatim të drejtë të
>> ligjit dhe objektivitet. Janulla këmbëngulte se nuk kishte bërë asnjë
>> veprim antiligjor në adresë të familjes Kadare. Sqarimet që ajo
>> kërkonte tëbënte me atë familje, ata i kishin marrë për fyerje. Këto
>> pretendime, hetuesi N.Topjani i kishte vërtetuar dhe i kishte
>> raportuar. Hetuesi i çështjes kishte raportuar se shpeshherë i
>> shkonte në zyrë edhe Elena Kadare, që i bënte presion duke i kërkuar
>> arrestimin e Janullës dhe Renatos. Pas këtij raportimi në prani të
>> rreth 25 hetuesve, tërhoqa vëmendjen se, nëse nuk provohej vepra
>> penale, atëherë akuza të pushohej dhe të mos binte askush nën
>> presionin Kadare.
>> 
>> Sigurisht që nga ana ime si kryetar i hetuesisë, toni me të cilin
>> porosita që të zbatohej ligji ishte i lartë, i ndikuar edhe nga
>> ankesat e Janullës apo presionet e Elenës ndaj hetuesit. Ditën e
>> dytë, rreth orës 8:30 të mëngjesit, mori në telefon ministri i Punëve
>> të Brendshme, i cili kërkonte të sqarohej përse ishte fyer në
>> mbledhjen e hetuesisë, Ismail Kadare. Veç u theksua se në hetuesi të
>> mos pranohej asnjë person qoftë edhe nga Kadare.
>> 
>> Ndërkohë, Hekuran Isai më tha se Elena Kadare i kishte shkuar në zyrë
>> që në mëngjes dhe ishte ankuar ndaj kryetarit të hetuesisë, i cili jo
>> vetëm nuk po e vlerësonte çështjen e denoncuar nga familja Kadare për
>> të ndëshkuar familjen Rapi, por për më tepër kishte fyer Ismail
>> Kadarenë në mbledhjen e Hetuesisë së Tiranës. Në orën 10:00 shkuam në
>> zyrën e ministrit, së bashku me dy hetues. Atje gjetëm dhe drejtorin
>> e Punëve të Brendshme të Tiranës dhe një punëtor operativ të
>> sigurimit. Hetuesi N.Topjani shpjegoi saktë se denoncimi i Ismail
>> Kadaresë nuk përmbante elementë të ndonjë vepre penale, as për
>> Janullën e as për të birin, Renaton. Ministri Isai na shpjegoi se
>> Ismail Kadareja ishte njeri i nderuar dhe vetë shoku Enver Hoxha e
>> kishte vlerësuar posaçërisht. "Problemi është i qartë, - vazhdoi ai, -
>> do pasur kujdes në trajtimin e Kadaresë". Pastaj Elena Kadare kishte
>> akuzuar se Janulla ndiqej si agjente ruse. Kush e kishte thënë këtë?
>> Ishte e vërtetë, apo ishte thashethemnajë si shumë hamendje
>> keqdashëse? 
>> 
>> Ministri shfaqi inat e pakënaqësi ndaj operativit V.M. dhe hetuesit
>> R.I., kur dëgjova se Janulla Rapi ndiqej nga Sigurimi si agjente
>> ruse dhe këtë problem e paska mësuar Elena, të them të drejtën u
>> çudita. Sa thellë i kishte futur rrënjët I.Kadareja me "informatorët"
>> e tij në punën e sigurimit dhe hetuesisë, kur ne nuk kishim dëgjuar
>> asnjë fjalë të tillë. Mbas pyetjeve dhe përgjigjeve që u bënë në
>> zyrën e ministrit, u porositëm që të kishim kujdes dhe të mos
>> krijonim situata shpërthyese ndaj Kadaresë. U tërhoq vëmendje dhe për
>> faktin se Elena kishte mësuar sekretet e Sigurimit të Shtetit.*
>> Por, me gjithë presionin nga lart, çyshtja e ngritur për Janulla
>> Rapin dhe djalin e saj Renato, nga hetuesia u mbyll. Sidoqoftë edhe
>> pas këtij veprimi objektiv ligjor të hetuesisë, reagimet e veprimet
>> ndëshkuese ndaj familjes së djaloshit Renato Rapi nuk pushuan. Për të
>> plotësuar dëshirën e Kadaresë dhe që ai të "rrinte i qetë", me porosi
>> partie u vendos masa e internimit të familjes Rapi. Pra, u internua
>> Janulla dhe Renato, si kundërshtarë të familjes Kadare, për të
>> vënë "në mbrojtje dinjitetin e tyre". Me urdhër nga një apo disa
>> drejtues të lartë, më 25 prill 1984, familjen Rapi e internuan në
>> Kosovë të Elbasanit. (...)
>> 
>> Sipas rrëfimeve të një ish-gjyqtareje të Gjykatës së Lartë, kam
>> mësuar se Janulla Rapi, mbi bazën e denoncimit të Ismail Kadaresë
>> 
>> Në polici, për një vepër penale si ajo "e fyerjes", që ishte në
>> kompetencë të drejtpërdrejtë gjykimi nga gjykata, ishte dënuar me 11
>> muaj edukim nëpërmjet punës. Vuajtjen e dënimit e kishte filluar në
>> kombinatin "Josif Pashko". Sapo kishte filluar punën e detyruar në
>> zbatimin e vendimit të gjykatës, Janulla Rapi i kishte shkruar një
>> letër Enver Hoxhës, duke i treguar se shkaku i dënimit të saj ishte
>> vetëm fakti se djali i saj dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë,
>> lidhje të cilën ai nuk e dëshironte. Enver Hoxha, pasi kishte lexuar
>> letrën, kishte vënë një shënim duke theksuar se si ishte e mundur të
>> dënohej ajo nënë, pse djali i saj dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë
>> apo kushdoqoftë tjetër. Kjo letër me shënim përkatës i ishte dërguar
>> kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili kishte urdhëruar rigjykimin e
>> çështjes direkt atje, me kryesues seance gjyqtarin e mirënjohur A.Z,
>> i cili masën e dënimit "me punë të detyruar me 11 muaj", e uli
>> gjykimin në 2 muaj, kohë që Janulla Rapi kishte bërë deri në kohën e
>> rigjykimit. 
>> 
>> Por sikurse citova më sipër, ky dënim i lehtë nuk kënaqi kurrë
>> kundërshtarin e saj dhe më 25 prill 1984, Janulla Rapi me të birin
>> Renaton, u internuan në Kosovë të Elbasanit.
>> 
>> Marrë nga libri "Enigmat e 2 Korrikut `90"
>> --- ne se Janulla do te ishte me te vertete agjente ruse, atehere si
>> te gjithe agjentet e tjere pas renies se diktatures duhej te ishte
>> ose ne 
>> Rusi apo ne nje nga vendet e ish-BRSS (si ato emrat qe aktualisht
>> jane ne listat e interpolit dhe te denuar ne mungese, pasi jane
>> larguar menjehere pas renies se komunizmit per t'i shpetuar
>> hakmarrjes se te ish-perndjekurve. Jo per gje por çupen e njerit
>> prej tyre e kam pasur ne fakultet); apo mund te ishte "arratisur"
>> per ne France si Kadareja etj.
>> Cudi se si Janulla paska perfunduar ne USA (!!!) apo mos ka qene e
>> CIA-s dhe Helena eshte gabuar ne shpi-k/f-jen e saj ?
>> Dhe ne se do jete e CIA-s perse vuaka aktualisht me ate djale, kur i
>> binte te kishte jete lluksoze ?
>> 
>> Helena duhet te mbaje pergjegjesi ne Gjyqin perkates per shpi-k/f-jet
>> qe i prodhonte naten dhe i vuloste diten nga bashkepunetoret e te
>> shoqit. *
>> 
>> 
>> * shenim i imi
>> 
>> 
>> __._,_.___ 
>> Messages in this topic
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu/message/24440;_ylc=X3oDMTM2a3ZpZjBxBF
>> 9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BG1zZ0lkAzI0NDQwBHN
>> lYwNmdHIEc2xrA3Z0cGMEc3RpbWUDMTIwMjgyNTMwNQR0cGNJZAMyNDQ0MA--> (1) Reply (via
>> web post)  
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu/post;_ylc=X3oDMTJxdXFwZHE0BF9TAzk3MzU
>> 5NzE0BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BG1zZ0lkAzI0NDQwBHNlYwNmdHIE
>> c2xrA3JwbHkEc3RpbWUDMTIwMjgyNTMwNQ--?act=reply&amp;messageNum=24440> | Start
>> a new topic  
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu/post;_ylc=X3oDMTJlcHA3OW85BF9TAzk3MzU
>> 5NzE0BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwNmdHIEc2xrA250cGMEc3Rp
>> bWUDMTIwMjgyNTMwNQ-->
>> Messages 
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu/messages;_ylc=X3oDMTJlYWFhbG9iBF9TAzk
>> 3MzU5NzE0BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwNmdHIEc2xrA21zZ3ME
>> c3RpbWUDMTIwMjgyNTMwNQ-->  | Polls
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu/polls;_ylc=X3oDMTJmNW4wcDkyBF9TAzk3Mz
>> U5NzE0BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwNmdHIEc2xrA3BvbGxzBHN
>> 0aW1lAzEyMDI4MjUzMDU->
>> Conju Sqytpar prej gumit conju
>> T´gid si vllazen n´qi bes strengonju!
>> E mos sikoni kisa e xamia
>> Feja e sqyptarit ast sqyptaria.
>> 
>> Nga origjinali i  vjershes:"Sqypnis se robnueme" e Pashko Vases.
>>  
>> <http://groups.yahoo.com/;_ylc=X3oDMTJkcjg3bG1iBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzI5Mj
>> cxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwNmdHIEc2xrA2dmcARzdGltZQMxMjAyODI1MzA1>
>> Change settings via the Web
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu/join;_ylc=X3oDMTJmYWcwYXM2BF9TAzk3MzU
>> 5NzE0BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwNmdHIEc2xrA3N0bmdzBHN0
>> aW1lAzEyMDI4MjUzMDU->  (Yahoo! ID required)
>> Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest
>> <mailto:memedheu-digest at yahoogroups.com?subject=Email Delivery: Digest>  |
>> Switch format to Traditional
>> <mailto:memedheu-traditional at yahoogroups.com?subject=Change Delivery Format:
>> Traditional>  
>> Visit Your Group
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu;_ylc=X3oDMTJkc3VqNXBnBF9TAzk3MzU5NzE0
>> BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwNmdHIEc2xrA2hwZgRzdGltZQMxM
>> jAyODI1MzA1> | Yahoo! Groups Terms of Use
>> <http://docs.yahoo.com/info/terms/> | Unsubscribe
>> <mailto:memedheu-unsubscribe at yahoogroups.com?subject=>
>> Recent Activity
>> *  1
>> * New Members 
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu/members;_ylc=X3oDMTJmOTY0cWliBF9TAzk3
>> MzU5NzE0BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwN2dGwEc2xrA3ZtYnJzB
>> HN0aW1lAzEyMDI4MjUzMDU->
>> Visit Your Group
>> <http://groups.yahoo.com/group/memedheu;_ylc=X3oDMTJldXFyaDIyBF9TAzk3MzU5NzE0
>> BGdycElkAzI5MjcxMDUEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM4BHNlYwN2dGwEc2xrA3ZnaHAEc3RpbWUDM
>> TIwMjgyNTMwNQ-->
>> Best of Y! Groups
>> Discover groups 
>> <http://us.ard.yahoo.com/SIG=13ot4mbj9/M=493064.12016306.12445698.8674578/D=g
>> roups/S=1705435338:NC/Y=YAHOO/EXP=1202832505/L=/B=69wqEELaX9c-/J=120282530580
>> 2741/A=4763762/R=0/SIG=11ou7otip/*http://advision.webevents.yahoo.com/bestofy
>> ahoogroups/> 
>> that are the best
>> of their class.
>> Moderator Central
>> Yahoo! Groups 
>> <http://us.ard.yahoo.com/SIG=13ob7njfg/M=493064.12016262.12445669.8674578/D=g
>> roups/S=1705435338:NC/Y=YAHOO/EXP=1202832505/L=/B=7NwqEELaX9c-/J=120282530580
>> 2741/A=5028925/R=0/SIG=11e3tma2a/*http://new.groups.yahoo.com/moderatorcentra
>> l> 
>> Get the latest news
>> from the team.
>> Weight Loss Group
>> on Yahoo! Groups
>> <http://us.ard.yahoo.com/SIG=13pa148pd/M=493064.12016300.12445692.11323196/D=
>> groups/S=1705435338:NC/Y=YAHOO/EXP=1202832505/L=/B=7dwqEELaX9c-/J=12028253058
>> 02741/A=5170419/R=0/SIG=11b5gu1oe/*http://new.groups.yahoo.com/specialKgroup>
>> Get support and
>> make friends online.
>> .
>>  
>> __,_._,___ 
> 
> 
> Windows Live Messenger Prova il nuovo Messenger 2008, è GRATIS!
> <http://www.messenger.it>
> 
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list