Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezit

bato ipare meacu at yahoo.com
Thu Feb 7 19:37:44 EST 2008


-7-

  MURTAJA
   
  Ne kete menyre u zhvillua funerali publik ne dimer ne fund te vitit te pare te luftes. Ne fillim te pranveres se mepasme, peloponezianet  dhe aleatet e tyre , me dy te tretat e forcave totale te tyre, si me perpara, pushtuan Atiken, perseri nen komanden e mbretit spartan  Archidamus, i biri i Zeuxdamus. Mbasi zune pozicionet e tyre, ata filluan te shkaterronin te gjithe vendin.
  Ata nuk kishin shume dit ne Atike kur rastet e para te murtajes filluan te vereheshin midis Athinasve. Raste te meparshme te murtajes  ishin raportuar nga shume vende  ne rrethina  te Lemnosit e gjetke, por asnje rast tjeter me perpara nuk mbahesh mend qe semundja te kish qene kaq e fuqishme  e te kish shkaktuar kaq shume vdekje sa ne Athine. Ne fillim doktoret ishin krejt te paafte per ta trajtuar semundjen per shkak te injorances nga ana e tyre e metodave te sakta te trajtimit. Ne fakt mortaliteti nder doktore ishte me i larti nga te gjithe, duke qene se ata ishin ne kontakt me te shpeshte me te semuret. Asnje art e asnje shkence nuk ndihmonte dot. Po aq te pavlere ishin lutjet neper tempuj, keshillat me orakujt e te tjera me radhe; ne fakt, ne fund njerezit ishin aq te  renduar nga vuajtjet sa qe ata nuk i kushtuan me asnje vemendje gjerave te tilla.
  Murtaja fillloi, sic thone, ne Etiopi, ne pjesen e siperme te Egjyptit dhe u shpernda prej atje ne Egjypt vete, ne Libi dhe ne pjesen me te madhe te territorit te mbretit te perseve. Ne qytetin e Athines  ajo u shfaq krejt papritmas, dhe rastet e para ishin ndermjet popullsise se Pireut, ku nuk kishte puse ne ate kohe, keshtuqe ata menduan se spartanet ua kishin helmuar rezervuaret. Mevone, megjithate, ajo u shfaq gjithashtu ne pjesen e siperme te qytetit, dhe ne kete kohe vdekjet po shtoheshin dukshem ne numer. Sa per ate se si u shfaq per here te pare e se kush jane shkaqet qe mund te shpjegojne efektin e saj te fuqishem ne natyre, mua me duhet ta le kete per tu konsideruar nga shkrimtare te tjere, me ose pa ekpserience mjeksore. Une per vete thjesht do te peshkruaj se si ishte, dhe te permend simptomat, njohja e te cilave mund te  ndihmoje per ta njohur, nese ajo shfaqet perseri me vone. Une u semura prej saj, dhe pashe te tjere qe vuajten prej saj.
  Ate vit, sic pranohet pergjithesisht, nuk pati asnje lloj semundje tjeter, megjithese te gjithe ata qe ishin te semure me pare, perfunduan te semure me murtaje. Ne rastet e tjera, megjithate, nuk dukesh se kish ndonje arsye qe te spjegoje sulmin e semundjes. Njerez ne gjendje shume te mire shendetesore filluan te kene nje si lloj ndjenje djegjeje ne koke; syte e tyre u bene te kuq  dhe u infektuan; brenda gojes atyre u dilte gjak nga gjuha dhe nga fyti, dhe frymemarrja u be jo normale dhe e pakendeshme. Symptoma tjeter ishte te teshtiturit dhe trashja e zerit, dhe pak kohe me vone dhimbja perqendroheshin ne gjoks dhe shoqerohesh me kolle.....
  Kishte nga ata qe kur fillonin te ndiheshin me mire, vuanin prej nje humbje te plote te kujteses, duke mos qe ne gjendje te njihnin as se kush ishin ata vete e as miqte e tyre.
  Fjalet nuk mjaftojne  per te pershkruar pikturen e pergjithshme te semundjes: e sa per vuajtjet e individeve, ato dukeshin se ishin pertej aftesise se natyres njerezore per tu duruar. Nje aspekt ne vecanti  tregon se murtaja ishte nje semundje krejt ndryshe nga semundjet e tjera: megjithese kishte plot trupa te vdekurish qe gjendeshin  te pavarrosur gjithandej, kafshet dhe zogjte qe hane mishin e njeriut ose nuk u afruan prane tyre, ose nese ata e bene dhe konsumuan trupat, ata ngordhen pak me vone. Evidence per kete mund te gjendet ne faktin se ne ate kohe pati nje zhdukje te plote te te gjithe shpendeve grabitqare: ato nuk shiheshin as afer trupave e as ne vende te tjera. Por qente, duke qene se ishin kafshe shtepiake, ofruan rastin me te mire per te vezhguar efektet e murtajes.
  Keto ishin pra disa nga karakteristikat e pergjitheshme te semundjes, megjithese une kam lene menjane hollesi nga me te ndryshmet qe ndodhen ne raste te vecanta. Nderkohe, gjate gjithe kesaj kohe, nuk  pati ndonje  shperthim te semundjeve  tjera te zakonshme; edhe kur kishte raste te tilla, ato zakonisht perufndonin ne murtaje. Disa vdiqen ne neglizhence te plote, e disa vdiqen megjithe marrjen e cdo lloj mase kujdesi te mundeshem per ti shpetuar ata. Sa per nje menyre te pranueshme te kurimit,  e verteta eshe se nje gje e tille nuk ekzistonte: cfare bente mire ne nje rast, demtonte ne nje rast tjeter. Ata qe ishin nga ana natyral me te forte fizikisht se te tjeret, nuk eshte se ishin me te afte se sa me te dobetit per ti bere balle semundjes, e cila i mori te gjithe njesoj, madje edhe ata qe ishin te trajuar e te ushqyer ne menyren me te kujdeseshme. Gjeja me e tmerrshme ishte deshperimi i njerezve kur ata konstatonin se u kishte rene murtaja, sepse ata menjehere
 adaptonin nje lloj qendrimi tejet te pashprese; dhe duke u dorezuar ne kete menyre, ata humbisnin cdo lloj deshire per te rezistuar.  E tmerrshme ishte gjithashtu pamja e njerezve qe vdisnin si delet nga semundja qe e kishin marre duke u kujdesur per te tjeret.. Kjo ne fakt shkaktoi me shume vdekje se sa cdo gje tjeter. Sepse kur njerezit kishin frike te vizitionin te semuret, keta atehere vdisnin pa pasur asnje njeri afer tyre; ne fakt  kishte shume shtepi ku te tere banoret vdiqen pas pasur asnje qe te kujdesesh per ta. Por kur, nga ana tjeter, ata vizitonin te semuret, ata humbisnin jeten e tyre, dhe kjo ishte vecanerisht e vertete ne rastet e atyre qe e konsideruan se ishte ne nder te karakterit te tyre qe te silleshin ne menyre te drejte. Keta lloj njerezish  ndiheshin me turp te mendonin per sigurine e tyre, dhe ata shkonin neper shtepite e miqve te tyre ne nje kohe kur edhe vete famijet e tyre ishin kaq te tronditur nga pesha e fatkeqesise se tyre sa ata kishin
 hequr dore nga praktika e zakonshme e vajtimit te te vdekurve. E megjithate, kush  ndjenin me shume meshire per te semuret e per ata qe po vdisnin, ishin ata qe e kishin pasur murtajen dhe e kishin marre veten.  Ate e dinin se cfare do te thoshte te ishe semure, dhe ne te njejten kohe ata ndiheshin te sigurte, sespe asnjerin  nuk e zuri semundja dy here, ose, ne qofte se ndodhte, hera e dyte nuk ishte asnjehere fatale. Keta njerez uroheshin e lavderoheshin nga te gjitha anet, dhe keta vete ishin aq te frymezuar prej sherimit te tyre sa qe imagjinonin se ata nuk do te vdisnin kurre nga asnje semundje tjeter ne te ardhmen.
  Nje faktor tjeter qe i beri gjerat shume me keq se c'ishin, ishte  levizja e njerezve nga fshatrat ne qytet, dhe kjo sidomos preku te ardhurit. Per ata nuk kishte banesa, e duke jetuar ne mes te sezonit te nxehte neper cadra te ventiluara keq, ata vdisnin si mizat. Trupat e atyre qe po vdisnin  ishin te grumbulluar mbi njeri tjetetrin, dhe krijesa gjysem te vdekura shiheshin me grupe  neper rruge, ose te grumbulluar rreth cezmeve per te shuar deshire e tyre per uje. Tempujt ku ata kishin zene vend e strehoheshin, ishin plot me trupa te vdekurish, te atyre qe kishin vdekur brenda ne to. Sepse katastrofa ishte kaq e madhe sa njerezit, duke mos e ditur se cfare do behesh me ta, u bene indiferent ndaj cdo rregulli te fese apo te ligjit. Te gjitha ceremonite mortore, te cilat me pare ndiqeshit, tashme ishin te corganizuara, dhe ata i varrosnin te vdekurit ashtu sic mundeshin. Shume veta, duke mos pasur mjetet e nevojshme  per varrosje per shkak te numrit te madh te te vdekurve
 ne familjet e tyre, filluan te perdronin metoda nga me te paturpshmet. Ata shkonin te paret ne nje pirg zjarri te pregatitur nga te tjeret, hidhnin te vdekurit e tyre ne te dhe e ndiznin zjarrin; ose kur e gjenin zjarrin qe po digjesh, i hidhnin te vdekurit e tyre mbi te tjeret, dhe largoheshin.
  Gjithashtu, ne aspekte te tjera, ardhja e murtajes ne Athine shenoi fillimin e nje gjendje te paprecedente te mungese se ligjit. Duke pare se sa shpejt  e ne menyre te papritur ndryshonin fatet e te pasurve qe vdisnin papritmas  dhe te atyre  qe deri pak me perpara nuk kishin pasur asnje kacidhe, e tani trashegonin pasurine e tyre, njerezit filluan tu kushtoheshin qefeve e deshirave nga me te ndryshmet, te cilat deri ne ate kohe i mbanin te ndrydhura ne erresire. Keshtu ata vendosnin t`i harxhonin paret shpejt e ne lloj-lloj kenaqesishe, duke qene se si  parja ashtu edhe jeta ishin efemere po njesoj. Sa per ate qe ne e quajme "nder', asnje nuk kish deshire t`u nenshtrohesh ligjeve te saj, sepse aq e dyshimte ishte mundesia e te mbijetuarit dhe e te gezuarit te fames se emrit te mire qe rrjedh prej saj. Ishte pergjithesisht e pranueshme se cdo kenaqesi e momentit dhe rruget per te arritur ate, ishte njekohesish e ndershme dhe e vlefshme. Frika nga Zotit, apo nga ligjet e
 njeriut nuk kishte me asnje lloj efekti mbi njerezit. Sa per perendite, kur shihje se si i miri ashtu edhe i keqi vdisnin po ne te njejten menyre, dukesh se ishte njesoj si tu luteshe atyre  ose jo. Sa per thyrjen e ligjeve te njeriut, asnje nuk besonte se do te jetonte aq gjate sa  te perfundonte ne salle te gjyqit e te denohesh.Te gjithe kishin ndjesine se nje vendim shume me i rende ishte marre tashme  mbi ta e u rrinte mbi koke, dhe para se te arrinte momentin i ekzekutimit, ishte me se e natyrshme qe te perpiqeshe e siguroje ndonje kenaqesi nga jeta.
  Kjo ishte pra fatkeqesia qe  ra mbi Athinen, dhe kohet ishin me te vertet te veshtira, me njerezit qe vdisnin brenda qytetit dhe me fushat jashte tij qe shkaterrroheshin.... 
   

       
---------------------------------
Never miss a thing.   Make Yahoo your homepage.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list