Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Holokausti

Faruk Myrtaj fmyrtaj at sympatico.ca
Fri Feb 8 16:34:21 EST 2008




Jam shume dakord me ju, Pellumb Kulla,
por...

ju duhej te shkruanit tere kete mesazh, per te qartesuar ato qe duhet te  
shkruante Fatos Lubonja!

Nuk se kalojne shkarazi arsyet e paarsyeshme te atyre qe gjejne nje rast  
me shume per t'ju kundervene qendrimeve te mehershme te Lubonjes; kercasin  
kritikat e tyre, dhe duken shkoqur qe me shume rrahin diku tjeter. Nuk  
mbrohet e verteta dhe e drejta ne menyren e tyre, dhe Fatosi i pret keto  
gjera.
Eshte shaka e madhe, e pa paster, t'i kerkosh Lubonjes deklarimin e  
kombesise, eshte anakronizem i skaduar, sidomos ne kete bote te sotme, por  
edhe berjen per "gjynah" te atyre qe logjikojne e shkruajne ne ate menyre.  
As lajmet nuk i degjojne: Obama, afrikano-amerikan po garon per tu bere  
Njesh ne Shtepine e Bardhe, i nderuar poet Bejko, kurse ti...!
Nuk ta heq kurrkush te drejten kur kerkon te shprehesh per poetet e  
Librazhdit dhe krimet e tjera te komunizmit, madje ben shume mire qe e  
shnderron ne liber tragjedine e tyre, por eshte edhe me mire sikur te besh  
paralelen me te tjere qe pikerisht ne ate kohe gezonin privilegje te  
tjeterta. Dhe, do te behen me te besueshme kritikat ndaj Lubonjes, sikur  
te pranosh ne shkrimet e tua, jo vetem tavolinave, se ndokush tjeter, mik  
me Todi Lubonjen, e kaloi me autokritike ate qe Lubonjet e paguan me burg  
te gjate...

Ajo qe duhet te qartesonte disi me mire Lubonja ishin pikerisht ndarja e  
"modes" dhe politikave ditore, me te verteten njerezore. Eshte artikuluiar  
edhe nga te tjere ne bote, ajo qe shkruan Lubonja per qendrimin ndaj  
krimeve ndaj hebrejve dhe viktimave te komunizmit, pra Lubonja ka  
perseritur tjeterkend ne kete pikepamje. Dhe mire ka bere. Nuk ka ndonje  
pakenaqesi apo kundershti te tij ndaj holokaustit, sic mundohet te lexoj  
keq, qellimisht, ndokush kunder Lubonjes.
Por Fatos Lubonja do te duhej te bente edhe me shume si vuajtes i  
komunizmit: shprehem keshtu se ai te habit ndonjehere kur kerkon Nje te  
majte Tjeter ne Shqiperi, kur e majta ia perveloi rinine e tij dhe jeten e  
prinderve e me gjere akoma! Ai provoi burgun e gjate, ku deshmohet se ka  
mbajtur qendrim te forte, dinjitoz, por a s'mund te investohej kjo ne  
kahen e respektimit te te drejtave te atyre qe ai gjeti ne burg dhe e  
respektuan, pa ia marre per te madhe ngarkesen e mbiemrit qe kishte gezuar?
Kush mund te kerkonte me shume per respektimin e ish te denuarve dhe  
vuajtesve nen komunizem se ai?

Me duket se, pa patur motive te forta qytetare, Fatosi shtyhet ne kahen  
tjeter: ne vend t'i qartesoje i ngaterron gjerat. Njelloj si Kuvendi qe i  
ben njesh vuajtjet e njerezimit me ato te shqiptareve, kur dihet se per  
keta te fundit asgje nuk ka ndryshuar. Mos ka edhe kryetarja e sotshme e  
kuvendit idene se meqe zoti Pjeter Arbnori filloi pune ne zyren ku kishte  
punuar diktatori, ishte shlyer gjithcka?!

Faruk Myrtaj



On Fri, 08 Feb 2008 08:19:45 -0500, Pellumb Kulla <gumeliri at gmail.com>  
wrote:

>                   *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>      Artikulli i Fatos Lubonjës mbi përkujtimin në Tiranë të
> martirizimit të hebrejve gjatë Luftës së fundit Botërore, më bëri t'i
> kthehem një shkrimi tim mbi temën, bash me këtë rast e bash një vit më
> parë e të botuar në gazetën Bota Shqiptare, të Sejkos.
>       E përsëris se, populli izraelit dhe komuniteti i hebrejve
> nderojnë veten, kur mblidhen për të shprehur mirënjohjen për veprën
> modeste, por me vlerë historike të mikpritjes shqiptare: strehimin e
> hebrejve, mbajtjen e tyre fshehur për t'i mbrojtur nga gjuetia
> çnjerëzore naziste, dhënien e ndihmës së gjithanshme, që nga miqësia
> deri tek vendi rreth sofrës familjare. Këtë vepër të bukur asnjë nuk e
> mohon dot. Asnjë nga këto bëma nuk ishte e vështirë për njerëz që një
> gjest të tillë e kanë patur dikur një nga virtutet më të përmendura.
> Ata e kanë bërë këtë bujarisht edhe më parë, për grekët, armenët,
> italianët dhe për këdo, që e ka patur të nevojshme ndihmën e tyre.
>      Zoti Xhozef Jakohel në librin me kujtime, "Hebrejtë në Shqipëri"
> e shpjegon këtë tipar të shqiptarëve duke cituar Kanunin e Lek
> Dukagjinit në të thënmen e lashtë "shtëpia e shqiptarit i përket Zotit
> dhe Mikut"
>      Nuk besoj të jetë e tërë merita e Dukagjinit në edukimin e këtij
> virtuti tek shqiptarët, por kam mendimin se popujt e vuajtur i gjenden
> pranë njëri tjetrit më shumë se sa i gjenden  popujt, që nuk kanë
> patur ngërçe të mëdha në historitë e tyre shekullore. Them se
> shqiptarët janë të gjendur ashtu, nga mëshira instinktive, nga
> natyrshmëria e të gjykuarit pa mbifaktorë turbullues, siç mund të jenë
> urdhëresat shtetërore, apo udhëzimet e rrepta, që ndalojnë ndihmën
> ndaj  individëve, grupeve, apo klasave të caktuara.
>
>      Fatos Lubonja dhe holokaustet
>
>      Mua më duket se shkrimi i Fatos Lubonjës tek "Korrieri" ishte një
> vëzhgim mjaft i mprehtë. Ishte një kritikë e ashpër dhe unë do ta
> nënshkruaja atë, pavarësish nga reagimet që flitet, se paska
> shkaktuar. Fatos Lubonja, sipas mendimit tim, është nga të paktët
> subjekte vërtet të pavarur, që gjenden në opinionin publik shqiptar
> Nuk jam i sigurtë në se janë të faktuara pjesëmarrjet e shqiptarëve në
> gjenocidin armen, por edhe atje do ta besoja Lubonjën pa mëdyshje. Se
> kam përpara syve, të dukshme dhe të pakundërshtueshme pjesëmarrjen e
> shqiptarëve në gjenocidin shqiptar! Nuk do të thotë aspak se figura e
> shëmtuar ndërkombëtare na qënka më e papranueshme se figura e shëmtuar
> në rrafshin kombëtar. Imazhi i egërsisë nuk dallon aspak
>     Lubonja bën mirë që ridikulizon atmosferën festive, për të cilën
> qarqet e politikës shqiptare bëjnë kujdes, që fishekzaret, të ngrihen
> aqë lart sa të duken edhe përkëtej oqeanit. Ai me të drejtë tallet me
> gjuhën e fryrë, folklorike plot dithirambe, për virtutet që u
> atribuohen shqiptarëve në grup e që kësisoj  bën të mbajë kokën lart
> çdo lloj horri në truallin arbëror.. Ata që janë kundër Lubonjës,
> kërkojnë me ngulm që ai, popullin, ta marrë toptan, dhe shkumbëzojnë
> kur ai ndërmerr "guximin anipatriotik" ta ndajë grurin nga egjëri, ta
> seleksionojë popullin, në njerëz të ndriçuar dhe injorantë, në të
> civilizuar dhe të pagdhëndur, në të çartur dhe të zhburrëruar, në
> myslimanë dhe të krishterë, në idealistë dhe të babëzitur, në
> mendimtarë të lirë e në të zënë peng nga dogmat. Ngulmi i tyre vjen i
> trashëguar. Dhe jo vetëm nga Enver Hoxha, që demagogjikisht fliste me
> veneracion për popullin, paçka se tre të katërtat e tij, po t'i
> kërkohej t'i specifikonte, i numëronte për armiq. Mënyra se si e
> mbrojnë ata tërë këtë popull, u jep shijën e të dukurit patriotë të
> thekur. Dhe me kaq mbyllet loja. Te këta lloj njerëzish kanë një
> ndikim të pafiltruar edhe plot shkrimtarë, të cilët popullin e japin
> gjithnjë në unitet, dhe flasin për të si për një personazh të vetëm,
> që merr vendime referendumesh, që nuk janë zhvilluar kurrë. "Populli
> ynë e ndjeu" thonë ata. Ose: "shqiptarët iu përgjigjën drejt asaj që
> po ndodhte në skenën europiane". Ose: "populli ynë ka shije estetike
> të hollë" Dhe këtu e kanë fjalën edhe për  shijen e Fan Nolit edhe për
> atë të Ramo Lopçarit! Kjo mënyrë joselektive e ve popullin në podium
> nderi, dhe dëshmon patriotizëm katërmbëdhjetë karatësh, pa një pa dy!
> Tani ka hequr dorë, por tingëllonte më konstruktiv Ismail Kadareja, në
> fund të viteve 80, kur në parathënien për Migjenin i skanonte realisht
> bashkëkombasit e tij, që shfaqeshin sypatrembur në konfliktet me njëri
> tjetrin dhe servilë e respektmëdhenj në dhunën që u vinte nga shteti.
>
>      Vlerat e hebrenjve dhe holokausti i tyre
>
>      Saga e hebrejve meriton të nderohet institucionalisht në
> Shqipëri. Rënia dhe përngritja e tyre është një libër mësimi për
> shqiptarët, që aq shumë kanë vuajtur gjenocidin, spastrimin etnik,
> përndjekjet, plaçkitjet dhe shpronësimet, sikurse ndodhi në Kosovë për
> dekada të tëra në shekullin që shkoi e që kulmuan me mënxyrat e
> llahtarshme të muajve të parë të vitit 1999. Pa le pastaj, të
> përmendim çamët, që një gjenocid më i egër se ai nazist, paçka se jo
> në shifrat e hebrejve, gati i shoi fare. Dëbimi masiv nga trojet,
> pronat dhe shtëpitë e tyre dhe sidomos shurdhëria e gjithanshme që
> vihet re sot ndaj dënimit dhe ndreqjes së padrejtësisë ndaj çamëve, e
> bën edhe këtu  përvojën e hebrejve më të çmuar se kurrë. Edhe vetë
> shqiptarët e Shqipërisë kanë se ç'të mësojnë tani, kur pas një
> vëllavrasje gjysmë shekullore dhe një përvoje të hidhur me një mal
> gabimesh në vendosjen e demokracisë, i shohim të marrin rrugët e botës
> e të trokasin në porta greke, italiane e deri australiane, ku nuk
> njohin fare Dukagjinin e as se ç'ka thënë ai për mikpritjen.
>      Por edhe ne duhet te falenderojmë atë fat që i solli hebrejtë të
> trokasin në portat tona! Shumë shqiptarë, që kanë patur miq hebrej,
> ruajnë kujtime te bukura prej tyre. Shëmbujt që sot u jepen fëmijëve,
> që të mësojnë qysh të rriten të fortë,  qysh t'i kapërcejnë
> vështirësitë, si dhe ku ta gjejnë frymëzimin për punën, qysh ta kenë
> parasysh, se me studime këmbëngulëse arrihen të gjitha sukseset, janë
> marrë më së shumti nga hebrejtë, të cilët prindërit shqiptarë patën
> rast t'i njohin në jetën e tyre anekënd Shqipërisë. Kështu mysafirët,
> që në nevojë rendën e gjetën strehë tek ne, na e kanë shpërblyer me të
> tepërt, pritjen që i u dha atyre në vatrat tona, ndihmë që ata,
> lumturisht, nuk e harrojnë.
>     Ata janë të hapur e nga ata ne duhet të mësojmë akoma mbi mënyrën
> se si i zhvillojnë aleancat, se si bashkohen e si përkrahin njëri
> tjetrin në shtetin e tyre e sidomos në diasporë. Kultura e tyre e
> biznesit është më e larta dhe më e pasura.
>
>         Holokausti shqiptar
>
>         E sidomos ne duhet të mësojmë nga individët dhe organizatat e
> hebrejve se si janë përpjekur e po përpiqen që ta bëjnë holokaustin
> pjesë të ndërgjegjes së vrarë të njerëzimit botëror. Kjo do të na
> ndihmonte që edhe ne të gjenim hapësirë e të pasqyronim holokaustin
> tonë. Si nuk u pa e mundur, vallë, që kalvari i çamëve, të marrë jetë
> në teatër një apo në një nga filmat tanë? Është çështje me ndjeshmëri
> të lartë?! Zemërohen perënditë në Olimp?! Flas për çamët, që kanë më
> pak mundësira se kosovarët, të cilët megjithatë kanë bërë e bëjnë
> shumë për përjetësimin në veprat artistike të holokaustit të tyre. Më
> tej, si do t'ia gjejmë anën që shteti paskomunist të merret seriozisht
> me holokaustin shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi?
>      Dhe në këtë pikë bashkohem tërësisht me zemërimin e të
> persekutuarit Lubonja. Ai revoltohet me shmangien e gjyqit të
> komunizmit dhe qepjen e kësaj teme në bisht të holokaustit të ebrejve.
> Është e pranuar botërisht se praktika kriminale e komunizmit ishte më
> shkatërrimtare dhe më gjenocidale në Shqipëri, se në vende të tjera.
> Për shfarosjet e Tivarit, për gjyqet e shtresave intelektuale e
> nacionaliste, për kampet shfarrosës pranë kënetave, për gratë e huaja
> që u martuan me shqiptarë, ka shumë për të thënë. Por në mëmëdheun
> tonë të dashur keqardhja për ata që e pësuan është sipërfaqësore dhe
> hipokrite. Ende, kryehetuesit gjakatarë, komandantët e kampeve dhe
> burgjeve shqiptare kanë mjete dhe forca që ta pengojnë atë gjykim,
> sado ta kërkojë Këshilli i Europës! Familjarët e diktatorit Hoxha ca
> muaj më parë deklaruan se po marrin masa që 100 vjetori i Hoxhës të
> përkujtohet me madhështi anekënd Shqipërisë, gjë që përbën një
> provokacion të poshtër e që dëshmon se në Shqipëri, o është e përsosur
> demokracia, o vazhdon të jetë e përsosur diktatura! Qeveritë tona,
> kryesisht të mbushura me pasardhës të drejtpërdrejtë nga hierarkia
> komuniste, nuk duan ta bëjnë e nuk do ta bëjnë gjyqin e mizorive
> komuniste.. Në favor të pasqyrimit të mizorive enveriane, ndihet tek
> tuk ndonjë zë, por ata janë zëra sporadikë dhe aspak të vendosur. Nga
> njerzit me peshë në botën publike shqiptare janë pak, - për të mos
> thënë mjerisht tepër-tepër të rrallë – që të jenë të interesuar
> seriozisht për këtë.
>      Hebrejtë kanë financuar e mbështetur fuqishëm kryevepra
> kinematografike, nga të cilat në kujtesë të lexuesit, unë do të sjell
> prej tyre vetëm dy nga e kaluara e freskët, "Jeta është e bukur"- një
> gjetje madhështore për mbrojtjen e fëmijës nga egërsia e përfytyrimit
> dhe  "Listat e Shindlerit" mbi një oficer SS, Shindlerin, me ndjenja
> njerëzore që rrezikoi veten për të shpëtuar qindra e qindra çifutë nga
> furrat e djegjes.
>      Nisur nga ky subjekti i fundit, përse nuk i kërkojmë, t'i gjejmë
> e t'i bëjmë të njohur Shindlerët tanë, që mbrojtën shqiptarë, gjatë
> kalvarit komunist? Mirënjohja për ta do të ishte gjithaqë e
> lavdërueshme. A ka të tillë? Duhet të ketë, po ku janë? Duke gjetur
> ata e duke evidentuar bëmat e tyre, do të ishte, një rrugë tjetër, si
> ajo që merret në të kundërt të rruzullit, për të shkuar tek e njëjta
> pikë, tek holokausti vetë. Në rastin e ferrit stalinist, ama, masa e
> familjeve shqiptare u tregua më pak bujare e mëshirëmadhe se me
> çifutët. Përse? Çfarë ndodhi me këto virtute shekullore që përmend
> Jakoeli në librin e tij?! Sepse zonja Topalli nga lartësia e
> parlamentit nuk e thotë dhe as Lubonja në shkrimin e tij nuk e thotë,
> se shteti "kolaboracionist" shqiptar ka një meritë të pamohuar për
> mbrojtjen e çifutëve atje. Se administrate "kuislinge" e inkurajonte
> mbrojtjen e mysafirve të përndjekur dhe nxorri dokumente me emra false
> shqiptarësh për hebrejtë që gjendeshin në Shqipëri. Se ndryshe, kur
> dhe si pas Dyzetekatrës humbën virtutet e edukuara nga Dukagjinët? Nuk
> kishin kaluar veç dy vjet nga shëmbulli i bukur i fshehjes se
> hebrejve, që evidencojnë me mirënjohje ndaj shqiptarëve, organizatat e
> tyre nëpër botë. Si avulluan, humbën e u zhdukën ato virtute për të
> ndihmuar gratë dhe fëmijët e pafajshëm të shqiprëve kundërshtarë të
> komunistëve?! U harrua kodi dukagjinas brënda dy vjetëve?! Apo këto
> virtute shfaqen më shumë sapo rreziku duket më pak?! A thua frika nga
> nazistët ishte shumë më e pakët, se ajo nga qentë e ndërsyer të luftës
> klasore enveriane? Ishin pra më mizorë besnikët e Enverit, se vetë
> hitlerianët? Pa shiko se ç'na del po t'ia zhdredhësh fillin temës!
>     Kjo temë në atdheun tonë të dashur, nuk hapet. Ajo, atje, zihet në
> gojë vetëm për demagogji!
>
> pk
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club




More information about the Alb-Club mailing list