| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Lufta e LumësKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comFri Feb 8 00:17:09 EST 2008
Lufta e Lumes zgjati 3 dite (15-18 Nentor 1912) Per me teper http://www.pasqyra.com/arkivi/2004/10022004/faqe/kurlumazbardhiarmetshqiptar e.htm From: alb-club-bounces at alb-net.com [mailto:alb-club-bounces at alb-net.com] On Behalf Of D. K. Sent: Thursday, February 07, 2008 2:35 AM To: alb-club at alb-net.com Subject: Re: [AlbClub] Lufta e Lumës Ka dicka te paqarte ne kete mes. Te pakten per ne qe jemi larg burimeve te arkivave. Por gjithsesi mbetet e vertete se ne kuader te L1 Ballkanike, pra nen preteksin e luftes kunder garnizoneve turke, forcat serbe ne ate periudhe hyne thelle ne territorin shqiptar, madje shume thelle. Nuk e di nese njihet mire si fakt, por kjo i shtyu shume nga patriotet shqiptare te qyteteve te ndryshme qe ta shpallin pavarsine disa dite me pare se ajo te shpallej ne Vlore. Keshtu ka ndodhur ne Tirane, Elbasan, Kavaje e ku ta di une. Kudo qe hynin serbet, gjenin flamurin shqiptar te ngritur dhe, para tyre, ushtarakeve serbeve, dilte nje perfaqesi pleqsh, qe u thonin, na vjen keq, por ketu nuk keni pune se nuk ka ushtare turq. Mbaj mend gjyshen time qe fliste per serbin e pare e serbin e dyte, qe nuk i kam lokalizuar saktesisht ne kohe, edhe pse dikur kam pas botuar nje shkrim per qytetet shqiptare qe ngriten flamurin para Shpalljes se Pavarsise ne Vlore. Por gjithsesi me largimin e garnizoneve turke, serbet kapen qytetet kryesore te Kosoves, qe i cilesuan si serbe dhe ky problem pritet te zgjidhet keto dite. Dihet qe me ne juge, serbet hyne fare pa rezistence. Kesaj periudhe mendohet se i perkasin disa vargje te Fishtes: ta marre vesh bota mbare se Gjergj Fishta nuk asht... Nuk po vazhdoj per te mos revoltuar njeri, por ideja eshte se poeti shprehu mllefin e tij per kete akt te cuditshem, qe per mua nuk eshte edhe aq i cuditshem, por nje shfrytezim i nje konjukture politike nderkombetere, se nepermjet telegrafit qe funksiononte gjithandej, kam njohur nipin e telegrafistit, pleqesite e qyteteve ishin ne dijeni te gjithckaje qe ndodhte... Megjithate, si i thone, kush te do ai te shan... Revolten e tij e shpreh edhe Hafiz Ibrahim Dalliu ne nje liber te botuar pas shpelljes se Paversise e te titulluar Trimerite e Tiranasve. Aty ka edhe nje fraze ku thote: Si ka mundesi qe ju tiranas, nipat e Mahmudah Pashe Kokonozit, qe ngriti flamurin e padishahut ne Belgrad, ju late serbin te hyje ne Tirane pa shkrepur nje pushke... etj.. por une nuk po vazhdoj me tej per te mos ma marre si murrje familjare e si menyre e terthorte per te kerkuar pension lufte:-)). Gjithsesi libri ne fjale ka edhe nje ribotim te mevonshem. Natyrisht se cfare ndodhte ne Kosove ne te njejten kohe, nuk dihet gjithcka dhe pa dyshim qe jane kryer krime. Por duke u nisur nga fakti se shume nga luftetaret e medhenj te Kosoves ne ate kohe zbriten ne Vlore, ka mundesi qe ne ate cast te dhene, gjendja te mos kete qene aq tragjike, megjithse Boletini dhe te tjeret, nuk ndenjen shume gjate ne Vlore. Ata u larguan menjehere. Po ashtu edhe Ahmet Zogu, mbreti i ardhshem i vendit. Ai ishte ne krye te nje force te armatosur lumjane dhe ndenji vetem sa te pershendese I. Qemalin. Menjehere me pas shkoi ne mbrojtje te territreve verilindore. Dihet se atij I. Qemali i tha: biri im, nuk beme asgje tjeter vecse plotesuam amanetin e Xhelal Pashes, Zogut. Megjithate, ne menyre gojore kam marre vesh se deri vone ne nje muze te Beogradit ka qene eksopzuar nje poce me dhé te pergjakur nga Luma, ne te cilen shkruhej: serbe, mos harroni Lumen. Kjo ne fakt i perket fillimit te Luftes se pare, kur forcat austrohungarreze tentuan ta shfarosin krejtesisht Serbine. Dhe do ta kishin realizuar kete, sikur Pashiqi te mos kishte bere nje marreveshje me Esad Pashen, qe ky i fundit, ti linte forcat serbe te hynin nga Kukesi e te vazhdonin te dilnin ne portin e Durresit, prej ku ata,edhe me nje epidemi tifoje ne kurriz, shkuan deri ne Korfuz. Aty u mobilizuan dhe u rikthyen pranveren e ardheshme. Serbia shpetoi. Kjo eshte arsyeja qe Esad Pasha ka gati statusin e heroit kombetar ne Serbi, per kete sherbim qe u beri. Por ne te vertet kur po kalonin neper Lume, serbet lane 18 mije te vrare nga pritat qe organizuan luftetaret vendas te udhehequr nga Ramazan Zaskoci. Kesaj periudhe i perket ajo poceja me dhe te pergjakur, qe folem me siper. Zaskoci eshte ai qe vrau telegrafistin e Mehmet ali pashes, gjate luftes se Lidhjes se Prizrenit, apo Pejes, nuk me kujtohet. Gjithsesi, gjithcka mbetet per ta mbeshtetur me dokumente, ndonese, personalisht, kur shkoj ne Tirane gjeja e fundit qe bej eshte kerkimi i dokumenteve per historine e Lumes:-)), tha. Kam pershtypjen se autoret e cituar ne ndonje shkrim te meparshem i perziejne pak keto ngjarje, ne rastin me te mire perdorin nje terminologji rrafshuese per dy ngjarje te ndryshme. DK Ps. pa humor Nese te tilla ngjarje thirren per nje kureshti intelektuale, nuk ka asgje te keqe, por po qe se kjo behet per te ushqyer sa me shume urrejtjen tone, them se... duhet kujdes. Kemi prova per se brendeshmi e per se jashtmi se ku na ka degedisur deri tani urrejtja. Dhe nese nuk jemi i vetmi komb me histori mardheniesh te hidhura ne te kaluaren, ka te ngjare qe te mbetemi i vetmi qe duam te ecim perpara duke veshtruar nga mbrapa. 2008/2/6, HYPERLINK "mailto:Dritan68 at aol.com" \nDritan68 at aol.com <HYPERLINK "mailto:Dritan68 at aol.com" \nDritan68 at aol.com>: *** AlbClub Discussion List *** Hasa ne nje shkrim nga sheradin berisha mbi luften e Lumes kunder serbeve ne nentor 1912.Nje pjese me beri pershtypje dhe po e citoj: "...Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë,të cilët duke u mbështetur në kushtet konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit serbë,të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne për kohën.Po kështu studimet e bëra,tradita gojore,por edhe folklori ynë popullor(këngët historike), japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në Lumë. -Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë 16 mijë. -Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe,ky numër shkon deri në 18 mijë. -Sipas studiuesit Essat Bilali,në revistën"Shqiptari i Lirë"dhe shumë studiuesve tjerë shqiptarë,shifra sillet në afro12 mijë.12..." Ne nje shkrim te nje gazete tjeter lexova se numri i serbeve te vrare ne Lume ishte rreth 30 mije. Nga historia qe benim ne shkolle nuk mbaj mend te jete permendur nje fitore e permasave te tilla.I vetmi studim historik qe munda te gjej ne internet eshte ai i A Ermenjit i cili pretendon se ishin serbet ata qe shkretuan Lumen e bene krime te cilat i llahtarisen vezhguesit e huaj. A di ndonjeri ndonje burim historik te provoje kete fitore te bujshme? _____ Who's never won? HYPERLINK "http://music.aol.com/grammys/pictures/never-won-a-grammy?NCID=aolcmp0030000 0002548" \nBiggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: HYPERLINK "mailto:alb-club-unsubscribe at alb-net.com" \nalb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: HYPERLINK "http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club" \nhttp://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club No virus found in this incoming message. Checked by AVG Free Edition. Version: 7.5.516 / Virus Database: 269.19.21/1265 - Release Date: 2/7/2008 11:17 AM No virus found in this outgoing message. Checked by AVG Free Edition. Version: 7.5.516 / Virus Database: 269.19.21/1265 - Release Date: 2/7/2008 11:17 AM -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |