| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Lufta e LumësCun Tirone cun-tirone at hotmail.comWed Feb 6 09:16:43 EST 2008
Mua me duket si nje burim relativisht i sigurte ky: http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_14.php. Ku nder te tjera, thuhet: "Gjeneralët serbë pranonin haptazi atëherë se “ne i linim të qetë turqit, por vramë sa mundëm ç'qenë shqiptarë”. Deviza e ushtrisë serbe ishte: “Të shfarosim shqiptarët!”. Kudo që shkelën, në fshatrat e qytetet e Kosovës dhe të të gjithë Shqipërisë, serbët mbollën vdekje e shkatërrime. Vetëm në dy muajt e parë të luftës, në tetor-nëntor 1912, u vranë 25 000 shqiptarë. Vrasja e shqiptarëve ishte programuar zyrtarisht nga Beogradi, që kishte urdhëruar “të mos lihej asnjë gjurmë shqiptare në ato vise”. " "Pasi shtypën qëndresën e 2 000 lumjanëve, serbët, në tetor 1912, masakruan popullsinë e Lumës, 700 veta, duke përfshirë pleqtë, gratë, fëmijët e madje edhe ata të sapo lindur që u therrën ose u dogjën të gjallë në shtëpitë e tyre, dogjën e rrafshuan me tokën thuajse të gjitha fshatrat e Lumës." ________________________________ From: Dritan68 at aol.com Date: Wed, 6 Feb 2008 01:37:12 -0500 To: alb-club at alb-net.com Subject: [AlbClub] Lufta e Lumës Hasa ne nje shkrim nga sheradin berisha mbi luften e Lumes kunder serbeve ne nentor 1912.Nje pjese me beri pershtypje dhe po e citoj: "...Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë,të cilët duke u mbështetur në kushtet konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit serbë,të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne për kohën.Po kështu studimet e bëra,tradita gojore,por edhe folklori ynë popullor(këngët historike), japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në Lumë. -Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë 16 mijë. -Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe,ky numër shkon deri në 18 mijë. -Sipas studiuesit Essat Bilali,në revistën”Shqiptari i Lirë”dhe shumë studiuesve tjerë shqiptarë,shifra sillet në afro12 mijë.12..." Ne nje shkrim te nje gazete tjeter lexova se numri i serbeve te vrare ne Lume ishte rreth 30 mije. Nga historia qe benim ne shkolle nuk mbaj mend te jete permendur nje fitore e permasave te tilla.I vetmi studim historik qe munda te gjej ne internet eshte ai i A Ermenjit i cili pretendon se ishin serbet ata qe shkretuan Lumen e bene krime te cilat i llahtarisen vezhguesit e huaj. A di ndonjeri ndonje burim historik te provoje kete fitore te bujshme? ________________________________ Who's never won? Biggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music. _________________________________________________________________ Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix". http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx
More information about the Alb-Club mailing list |