Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Lufta e Lumës

Dritan68 at aol.com Dritan68 at aol.com
Wed Feb 6 01:37:12 EST 2008


Hasa ne nje shkrim nga sheradin berisha mbi luften e Lumes kunder serbeve  ne 
nentor 1912.Nje pjese me beri pershtypje dhe po e citoj:
"...Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe  
taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë,të cilët duke u mbështetur në kushtet 
 konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit 
 serbë,të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne për kohën.Po 
kështu  studimet e bëra,tradita gojore,por edhe folklori ynë popullor(këngët 
historike),  japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në  Lumë.
-Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë  16 mijë.
-Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe,ky numër shkon deri  në 18 
mijë.
-Sipas studiuesit Essat Bilali,në revistën”Shqiptari i Lirë”dhe  shumë 
studiuesve 
tjerë shqiptarë,shifra sillet në afro12  mijë.12..."
Ne nje shkrim te nje gazete tjeter lexova se numri i serbeve te vrare ne  
Lume ishte rreth 30 mije.
Nga historia qe benim ne shkolle nuk mbaj mend te jete permendur nje fitore  
e permasave te tilla.I vetmi studim historik qe munda te gjej ne internet 
eshte  ai i A Ermenjit i cili pretendon se ishin serbet ata qe shkretuan Lumen e 
bene  krime te cilat i llahtarisen vezhguesit e huaj. A di ndonjeri ndonje 
burim  historik te provoje kete fitore te bujshme?
 





**************Biggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music.     
(http://music.aol.com/grammys/pictures/never-won-a-grammy?NCID=aolcmp003000000025
48)
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list