Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] nxitimi i arsyes dhe mendjemadhesia e kohes

bato ipare meacu at yahoo.com
Mon Feb 4 21:53:06 EST 2008


Pershendetje Zoti Kokonozi,
   
  Ah disleksia ime e perjetshme. Per mua Skenderberu i perket shekullit te 14,  e keshtu me radhe.
  Por ju jeni korrek ne konsatimin e shtremberimint tim te periudhes kohore te Justinianit.
   
  Rasti ma ka sjelle qe te studjoj  institucionet e te drejtes romake dhe historine e te drejtes romake me detyrim, ne nje periudhe kur une kisha akoma ideale, dhe ca me keq, besoja akoma ne to. Ndersa asistent profesori shpjegonte  ne nje salle te madhe te mbushur me fytyra indiferente qe tek gjithshka mund ta kishin mendjen vetem tek kalimin nga Leges Regia ne Duodecim Tabulae jo , une mbaj mend tek mbaja shenim se  disa nga statutet  e tabelave te ndryshme me ngjanin me nenet e kanunit te Veriut shqiptar, dhe mendja ime , e cila ishte ajo e nje shqiptari te frymezur me etnocentrizmin e tij, arrinte ne perfundimin se tashme zgjidhja e ekuacionit te kuadratures se rrethit ishte qartesisht aty para meje, sepse ligjet e maleve te shqiperise, pasi kishin  udhetuar neper Greqine e lashte, kishin marre nje kthese e  vazhduan rrugen e tyre neper via Appia, per ne  Rome, dhe se koha, ky det i madh kish mbulura me pas gjithshka, por pa arritur dot te prekte majat me te larta, si
 puna e atyre gerrceve tona. Mendoni "krenarine time" by association, kur asistent porfesori, i cili per te theksuar rendesine e 12 tabelave, sillte nje kuote te Ciceroni qe shkruante se ne to kishte me shume mencuri se sa ne te gjithe librat e filozofeve te marra se bashku.
   
   
  Por per te vazhduar ne rrjedhen e gjerave,  shoh me nje surprize te kendeshme nga pergjigja juaj  se une i paskam ndalur kuajt e mi ne te njejtat stacione  me te juajet. 
  Altin Topi para disa vjetesh shkruante ne kete liste mbi Madonen (kengetare) dhe rolin e saj revolucionarizues e frymezues  per feminizmin e diteve tona. Ne nje pergjigje timen  permendja se ideja e feminizmin modern, sidomos atij amerikan, qe bota ka filluar i te rrotullohet ate dite kur linde ato eshte e gabuar, ne mos e pandershme, dhe se psh perpara figurave si Theodora e Justinianit me perpjekjen e saj per te drejten e gruas, Madona eshte nje surrogato e lodhshme e nje natyre erotike te paplotesuar.
   
  Si me nje apo cdo  "shqiptar" te vertete, patogjeneza ilire me ka shtyre te germoj  mbi Justinin ( i cili as firmen e vet nuk dinte teshkruante, por i kishin gdhendur nje cope dru me emrin e tij, e ai e kalonte penen neper te, per te firmosur dekretet e tij), nipin e tij dhe gruan e tij te famshme. Prokopiusit patric,  ne historine e tij sekrete, s`le gje pa thene kunder Justinianit, padronit te vet, i cili i pare me syte e sotem, me shume se me cdo gje tjeter ngan me nje  Enver Hoxhe, si gjakatar (i preu koken gjithe elites se vendit) e si armik i betuar i cdo gjeje qe kish te bente me filozofine antike greke. Dhe ne terrritorin historik te Justinianit, figura me tragjike ngelet ajo e Belisariusit te famshem, i cili mbasi kish pushtuar gjithe boten per Justinianin, perfundoi  te lypte nje "grosh per gjeneralin", neper rruget e Konsatinopojes, ky njeri i madh per te cilin Gibon thote se isthe nje njeri i madh qe pati fajin te linde ne nje kohe te gabuar - do tu lutesha qe
 nese eshte e mundur, shkrimet tuaja mbi Belisariusin ti vinit ne kete liste, ose po qe se nuk e shihnit te arsyeshme, te me tregonit se ku mund t`i gjej.
   
   
   Kodi i Theodosit nuk eshte perdorur thuajse aspak ne konstruktimin e Corpus Juris te Justinianit.
  Theodosi e quajti nil gjithe jurisprudencen para tij, dhe pranoj te perdorte vetem ligjet  me karakter fetar, te mbeshtetura ne te drejten kanonike, qe kish fillura te zevendesonte te drejten romake neper perandori.
   
  Tashti te vijme tek Gothet, ky popull sa i famshem aq edhe misterioz, i cili kam idene se ka me shume se nje pike takimi me historine ilire.
  Cfare shkruaj me poshte duhen pare vetem si spekulime te mijat te nje natyre personale. Sepse ato mbeshteten vetem pjeserisht ne fakte dhe deduksjonet jane te nje natyre subjektive.
  Mbas keshillit te Niceas, kur Ariusi u internua, ai u dergua ne Iliri, dhe aty, se bashku me  dy nga mekembesit e tij, kryepriftet, ne mos gaboj i Mitrovices se sotem dhe Prizrenit te sotem, vazhduan te predikojne varjantin e tyre te krishterimit ne cdo vesh qe pranonte ti degjonte.  E shume prej tyre ishin ilire, (dhe pjesa tjeter gothe). Arianisem i gotheve ka idene se deri diku  ndihmon edhe ne spejgimin e paqendrueshmerise se shqipove ndaj nje feje te caktuar. Ata ishin te perqendruar   Visigothet ne Iliri, dhe Ostrogothet ne Panoni dhe Thrake.  Dihet qe Visigothet, qe me vone u sistemuan ne Spanje, e quanin veten raca e "Baltit", kurse ostrogotet , qe  shkuna ne Itali, e quanin veten raca e "Amalit".  Ndersa keta te fundit  nuk e pane asnjehere veten si pushtues te Italise, por si trashegues qe e kishin marre ate vend si dhurate nga perandoret e Bizantit, dhe u pranuan nga vendasit si si miq, mbrojtes dhe sovrane te lighshem, Visigothet nga ana tjeter shiheshin si
 armiq nga romanet, dhe te dy kombet e shihnin njeri-tjetrin me perbuzje, zili, xhelozi, inat e me cka tjeter. Pra arsyetimi shtrihet se nese ostrogotet nuk i bene asnje ndryshim ligjeve te nje vendi qe i priste me krahe te hapur, visigothet nuk e moren mundimin te harxhonin kohen me ligjet dhe gjykatat e vendeve qe sapo kishin pushtuar. Ne kombet gothike (allemane, frank, lombard, vandal, norman, burgundiansetc ) lex talionis . Ndersa tek gothet "pena talionis" aplikohet vetem nese krimi nuk mbulohet nga asnje nga nenet e kodit te tyre. 
  Une nuk e di periudhen dhe kombet e gotheve qe mbulon pershkrimi i Sidone Apolllinaire, por nuk eshte e sakte te thuhet se  gothet nuk kishin ligje te shkruara. Per here te pare Visigothet filluan te shkruanin nje Digesta te ligjeve te tyre ne vitin 470 es, nen mbreterimin e nje mbreti te tyre Evaricus, ose Eriku. Me pas keto u korigjuan dhe u shtuan nga Leovigildus ne vitet 570-580. Keshtu qe forma e pare e shkruar e ligjeve te Visigotheve eshte te pakten 50 vjete me perpara se pandectet dhe digestet e shkruara  me urdher te Justinianit, i cili, nuk mund te duket si e pamundur qe ta kete marre idene e shkrirjes se ligjeve  romake ne nje trup te vetem nga keta "barbare" ( te cilet u paguanin paret vendasve kur u uzurponin pronat dhe fermat e tyre). Pra nese qe nga 470 visigothet per cdo krim kishin nje liber perpara ku mund te percaktonin denimin e meritur, e ne mos, hidheshin tek ligji i talioni, juristet perandorise se Bizantit u duhesh te shfletonin mbi 2000 volume
 jurisprudence, apo te kerkonin precedentet ne mi 3 miljon vendimesh gjygji, kjo pune deri ne 529
   
  Ligjet e visigotheve ishin me te vertet tejet te ashpra, por ato ishin  po aq edhe te drejta. 
  Me te rendat ishin denimet per vrasje. Nese dikush vriste dike pa dashje, ai nuk ishte fajtor; por nese qellimi ishte per ta demtura pak dike, si per shembull per ta goditur ne kembe apo ne dore, e si pasoje aksidentalisht viktima vdiste, atehere i akuzuari ishte i akuzuar per vrasje. Ne qofte se ne sherr e siper midis dy veten, nje i trete padashje goditesh dhe vdiste, shexhiu fillestar denohesh me vdekje. Po t`i jepej nje grua shtatezen ilace per te bere abort, denoheshe me vdekj. Po ashtu denoheshe me vdekje nese godisje nje grua shtatezen, e si pasoje ajo humbiste femine. Prindi qe vriste femine e vet, denohesh me vdekje. Po qe se i zoti, edhe nen provokimin me te madh, vriste skllavin e vet, ai denohesh me gjobe ne flori,  behesh perjetesisht  i damkosur dhe nuk kishte me te drejte te linte testament. Po qe se nje pronar e demtonte skllavin e vet e si pasoje ai humbiste  dore, kembe, sy,  hunde, buze etj, pronari perzihesh per tre vjet nga provinca ku jetonte.
  "Gjykimi i Zotit" ku simbas se ciles nje duel midis akuzuesit  dhe te akuzuarit e zgjidhte ceshtjen, nuk ekzistoi e nuk u perdor asnjehere ne mbreterne e Visigotheve, deri ne fundin e saj kur u permbys nga ardhaj e saraceneve.
  Nje nga ndryshimet themelore ne trajtimin e krimeve pre tyre me ate te bizantit ishte se denimi kufiohesh vetem tek i denuari vete dhe nuk shtrihesh tek familja apo miqte e tij, sic ndodhte ne Bizant. Psh perandoret Arkadius dhe Honorius deklaronin se femijet e atyre qe denoheshin per tradheti do te ngeleshin perjetesish te poshter, tu mohohej cdo lloj trashegimie, tu mohohej cdo lloj posti zyrtar, tu mohohej cdo lloj zanati; ata duhet te mbeteshin ne vujatje dhe mjerim " ne menyre te tille qe jetu tu behet nje barre dhe vdekja nje shpetim".
  Kurse visigothet shkruanin: 
  "Le te jene te gjitha krimet vetem ne kurrizin e beresit.
  Le te mos i frikesohen pergjegjesise asnje baba per te birin, asnje bir per te atin, asnje burr per gruan dhe asnje grua per burrin
  Le te vdese krimi me ate qe e beri, dhe le te mos kene frike pasardhesit nga bemat e paraardhesve te tyre.."
   
   
   

       
---------------------------------
Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile.  Try it now.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list