| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Me subjekt te rrezikshem:)bato ipare meacu at yahoo.comFri Feb 1 20:38:20 EST 2008
Mua nuk me duket se hallet e Shqiperise kane ardhur nga paftesia, dredhia apo gjakepiresia e Cesareve apo republikaneve te vet, e as nga manovrat proceduriale te tyre ne zgjedhje.
Edhe epoka komuniste, te ciles i vishet petku i ferrit, me ngjan me teper me nje pretekst se sa nje shkak per gjendjen qe ekziston sot. Gati si nje shfajsim kolektiv per paaftesine tone kolektive. Si ai qe kur gjendet keq, e nuk sheh rrugedalje, ia hedh fajin fatit te vet.
Enver Hoxha dhe sistemi i tij, ne emer te se vertetes, duhet thene se per nje kohe te mire te epokes se sundimit te vet, gezoi nje mbeshtetje gati absolute ne popull (absolute ketu do te thote mbi 2/3 e popullsise), nje popull ky ku ndryshimet kryesore vijne gjithnje nga larte, dhe asnjehere nga poshte.
Njohja, e thelle do te thoja, e psikologjise se ketij populli, e shoqeruar me nje represion administrativ te dores se pare (qe mendoj se ishte pjesa me eficente e sistemit), si dhe apatia publike e trasheguar e jona , ndaj cdo elementi social, emocional apo te tjera dukuri te nje shoqerie, e bene te mundur sundimin e sistemit Hoxha per 50 vjet.
Ndryshimet e sistemeve jane se pari rishperndarje e pasurive. Duke qene perpetualisht i varfer, ajo cfare populli shqiptar priste (edhe pret) nga shteti i vet jane relativisht gjera shume te vogla, te cilat nje diktator ose nje demagog nuk e ka veshtire ti siguroje ose ti imitoje. Prandaj edhe shqiptaret e perqafuan Enver Hoxhen. Sepse kush do te ishte alternativa tjeter? Sado te afte te kete qene elita e viteve 30-50, pa nje shtrese te mesme te gjere ne numer, asnje veprim politik apo ekonomik i kesaj elite nuk do te mund te krahasohesh me ate cfare qe ne gjendje te bente pushtetit komunist ne Shqiperi per masen tejet te varfer te njerezve. Te mendosh se vecas kesaj, ekzistonte nje alternative tjeter me e sukseshme, shembulli i sjelljes se popullit tone para lufte II boterore, dhe mbas viteve 1990 te ben te arrish ne perfundimin se nje ide e tille eshte si nje utopi, e shkeputur plotesisht nga realiteti.
Shqiperia do te mund te be behet vetem atehere kur niveli i maredhenieve te anetareve te saj te ngrihet mbi ato te maredhenieve farefisnore, te cilat deri me sot komandojen te qenit tone, mendimin tone dhe veprimin tone.
Edhe komunizmin edhe fashizmi (nazizmi) jane reaksionet e sistemit imunitar te nje shoqerie, qe cojne ne semundje vdekjeprurese te trupit qe ato perpiqen te mbrojne
Nje nga anetaret e kesaj liste (qe spo ia them emrin) ne nje vend tjeter pershkruan me nje kthjelltesi te mahnitshme disa aspekte te jetes se perditshme ne Shqiperi, qofte ne politike( kur tregon se si blihet sistemi politik i atjeshem) apo edhe ne fusha te tjera (tek pershkruan gati si nje videogame, se cfare heq i ziu njeri ne Shqiperi nese ka nje ide dhe do te punoje per te ngritur mireqenien e tij). Penen e ka te mprehte si shpate Damasku, e cfare pershkruan ai eshte e frikeshme si ferri. Uroj qe autori ta ruaj guximin e vete.
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |