| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Kujt i duhen sensacionet?Bashkim Kopliku--->Gmail Home bkopliku at gmail.comFri Feb 1 03:11:43 EST 2008
Zoti Çini dhe Alb-clubas, Po flas për vete, sepse z. Pëllumb Kulla flet vetë: Nuk kam asnjë rast që shkruaj për sensacion; nuk ka asnjë rast që shkruaj gjëra që i di se nuk janë të vërteta; nuk ka asnjë rast që shkruaj pa u matur mirë e pa marrë informacionin e mundshëm për kohën në dispozicion; nuk ka asnjë rast që të kem sharë personalisht ndonjë person apo familjar të tij, për jetën e tij private (përfshirë edhe z. Berisha); nuk ka asnjë rast që të kem shkruar për përfitime personale, dhe jo për të mirën e Shqipërisë dhe të demokracisë (PD-në e vitit 1990-1994, përfshirë); nuk ka ...". Po e ndërpres këtu. Do t'jua dija shumë për nder ju e kujtdo tjetër që ka kohë e dëshirë, nëse do të gjenit një fjali, një shkrim, që të mos i jem përmbajtur atij kodi moral të mësipërm. Përshëndetje. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <bkopliku at gmail.com> optional: <bkopliku at infinito.it> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: HAJRO Çini To: bkopliku at infinito.it ; gumeliri at gmail.com ; Alb-Club at alb-net.com Sent: Friday, February 01, 2008 12:47 AM Subject: Re: [AlbClub] Kujt i duhen sensacionet? *** AlbClub Discussion List *** ------------------------------------------------------------------------------ Zoti Bashkim, Pa dashur te krijoj ndonje keqkuptim - dhe ne asnje menyre te dal ne mbeshtetje te artikullit te zoti Kulla - po jua them se jam shume i habitur me mbeshtetjen (nje sensacion me vete ky) qe ju i beni ketij artikulli. Pse? Sepse ne rast se ka nje shembull tipik qe merret me sensacione shtypi i pari jeni ju, qe nuk keni lene fushe pa lauruar - gje qe eshte e drejta juaj, natyrisht. Sa per zotin Kulla, ne rast se eshte i njejti person me ate qe Dr. Berisha pat emruar njehere e nje kohe Ambasador ne OKB, ai perben vete nje sensacion. Emrohet ambasador ne nje vend ku anglishtja ishte domosdoshmeri dhe qe ai nuk e dinte, dhe se dyti, per 16 vjete jetese ne Kanada nuk kam pare asnjehere qe ndonje ish zyrtar i ndonje presidenti Amerikan, qe ka ndenjur ne detyre sa kohe qe ky president ishte ne Shtepine e Bardhe, te dale e te kritikoje politiken e presidentit qe e kishte emruar. Kjo shpjegohet me faktin se zyrtaret amerikane kane nje fare integriteti profesional, qe dukshme ne shqiptaret nuk e kemi akoma, ata po te mos jene dakort me presidentin, japin doreheqje, po qe se jane dakort e mbeshtesin dhe jane shume besnike kundrejt tij. Kur mbaron termi i presidentit ata dalin ne pension dhe gjithnje jane nostaligjike per ate president. Zoti Kulla, qendroi ne detyre gjate gjithe kohes qe Dr. Berisha ishte president, dhe nuk kundershtoi asnje politike te Dr. Berishes. Kur ky i fundit u rrezua nga revolucion greko-jevgjito-komunist-bolshevik, dhe qeveria komuniste qe erdhi ne fuqi me dhunen e armeve e pushoi nga puna, ketu na u shfaq edhe sensacioni i rradhen. Zoti Kulla doli kunder Dr. Berishes. Po te ishte kunder dhe do te ishte shprehur kur ishte ne detyre ose dhe te jepte doreheqjen do te ishte nje gje e respektueshme, po kjo nuk ndodhi. Kur ushtria ruse kapi Parisin dhe se Napoleoni e quajti mat te persosur, senati frances njofti menjehere rrezimin e Napoleonit. Mareshal Neji i revoltuar u shpreh: "Ky senat mizerabel qe heshti kur duhej te fliste, pse flet tani kur duhet te heshte?" Hajro ---------------------------------------------------------------------------- From: "Bashkim Kopliku--->Infinito Home" <bkopliku at infinito.it> To: "Pellumb Kulla" <gumeliri at gmail.com>, <Alb-Club at alb-net.com> Subject: Re: [AlbClub] Kujt i duhen sensacionet? Date: Thu, 31 Jan 2008 09:46:07 +0100 > *** AlbClub Discussion List *** > > > Përshëndetje z. Kulla dhe shumica e Alb-Clubësve, Shkrimi "Kujt i duhen sensacionet?" është një perlë, që duhet botuar së paku në një nga gazetat kryesore të Shqipërisë. Ju lutem z. Kulla, mos u mjaftoni vetëm me Alb-Clubin. Ju lutem shumicës së Alb-Clubësve, të mos e keqkuptojnë këtë kërkesë: respektoj Alb-Clubin, ju respektoj shumicën tuaj. Pakicën po e le në mjerimin e vet të qenies një pikatore, dhe të zilisë së tyre për ata qe janë pompa. Nderime. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <bkopliku at gmail.com> optional: <bkopliku at infinito.it> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: Pellumb Kulla To: Alb-Club at alb-net.com Sent: Wednesday, January 30, 2008 4:39 PM Subject: [AlbClub] Kujt i duhen sensacionet? *** AlbClub Discussion List *** Kushdo që ndjek shtypin shqiptar, mahnitet nga shpeshëria e sensacioneve në jetën publike vëndase. Për dekada me rradhë ishim mësuar me një pajë mediatike me një uniformitet gjumëndjellës, kur ekrani qe mbushur në katër cepat me fshat me fusha dhe shtalla, kur faqet e gazetave bardhezi ishin të mërzitëshme si sfond i një muri me tulla, pa kamare e dritare, me njoftime edhe më të mërzitëshme akoma, mbi kubikët e pyllëzimet, me reportazhe të stërgjatur mbi heronj që punonin për vitet që do të vinin, me botën e jashtme të dhënë "në rrugën e saj drejt greminës së pashmangëshme". Gazetat ngjanin si kopje të njëra tjetrës, për 365 me radhë. Në to nuk kish vrasje e grabitje, as aksidente, as tradhëtira bashkshortore dhe as helmime çiftesh. Asnjë nudo!. Asnjë mis! Asnjë ministër hajdut!.. Është marramendëse tani të shohësh tërë ngjarjet që zenë vend brënda një dite apo një muaji në Shqipëri. Le të them disa: - Një e treta e deputetëve zbulohen si bashkëpnëtorë të Sigurimit! - Ministri i transportit përvetëson qindra milionë euro! - Kryeministri është mafioz dhe transporton drogë me linja të përhershme autobuzësh. Ka vrarë një njeri nën rrotat e makinës së tij e nuk jep aspak llogari! - Kryeministri që e pason e ngre nivelin e korrupsionit më lart. Ka qenë i interesuar dhe ka dorë në vrasjen e bashkpunëtorit të tij më të afërt! - Kryetari i partisë së ish komunistëve është biri i birit illegal të mbretit Zog, armikut numër një të masës fanatike të komunistëve që u konvertuan në socialistë dhe që ky i udhëheq! Ngjarje që kapërdihen pa përtypje, sensacione, bllofe, kaos. Kujt i interson kjo?! Dikujt apo disave u intereson ky kaos edhe pse në të janë përzjerë emri dhe nderi i tyre. Dikujt i vete mbroth kur i le gazetat të marrin vrapin pa ia tërhequr frerët. Ç'nevojë ka një deklarim solemn, se nuk do të ketë më ndëshkim për gazetarët? Vetë autori i kësaj deklarate pa precedent, Sali Berisha, tërthorazi, dy dit më parë nga një peshkatar, (a shpikës) sensacionesh, një farë K. Myftari akuzohej pa një pa dy, se ".si Enver Hoxha, ndjek shembullin e këtij të fundit; ashtu si Enver Hoxha u pajtua dhe në një mënyrë apo tjetër influencoi që të eliminohet Qemal Stafa, që akuzohej për vrasje politike, edhe Sali Berisha, pati një rol pak a shumë të ngjashëm me duke u pajtuar që të eliminohet "Qemal Stafa" i tij Azem Hajdari, të cilin Berisha, e shikonte ashtu si Enver Hoxha Qemal Stafën, si rival bezdisës". (Sot, 23 janar '08). Unë në këtë rast jam në anën e Berishës dhe nuk dua që kjo të jetë e vërtetë. Ndihem keq kur mendoj se teatri i politikës shqiptare të ketë arritur deri në skenarë të tillë. A nuk i vjen Berishës që ne shqiptarëve na ndyhet kaq keq i pari i qeverisë? A nuk i takon t'ia kërkojë këtë llogari gazetarit dhe gazetës? Apo do ta lerë në heshtje, me që ka premtuar që nën qeverisjen e tij shtypi mund të bëjë hamendje nga më të llahtarshme pa ferrë në këmbë? Gazetarit i jepet mbrojtje, por në Shqipërinë e sotme është vrarë opinioni publik. Nuk gjenden më ganxha ku të lidhet mendimi e të mbështetet opinioni publik. Edi Rama mund të mos jetë i një mendje për përkëdheljen e gazetarëve, siç bën kundërshtari i tij politik dhe po të dojë, mund t'i tregojë këtij peshkatari sensacionesh derën e gjyqit. Jam i bindur që Myftari, - i njëjti peshkatar, - nuk do të sjellë dot prova, që Kristaq Rama është pjellë ilegjitime, si fryt i dashurive të mbretit nëpër sarajet e tij. Si mund të jetohet në një vend të tillë? E kam të përsëritur shëmbullin që do të jap, por ama ia vlen të përsëritet: Deputeti Dritan Prifti, ministër i energjitikës në qeverinë e Metës, ndodhet në Gjermani, në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale.Ai nuk është më ministër dhe as Meta nuk është më kryeministër. Këtij ia ka zenë vendin kryetari i partisë Fatos Nano. Ky në kuadrin e katarsisit (pastrimit shpirtëror) të PS akuzon Priftin si njeri që ka përvetësuar miliona dhe shpreh bindjen, se ai ka çarë ferrën e hap fjalë për kirurgjira, por nuk do të kthehet më në atdhe. Dritan Prifti le ndërhyrjen e planifikuar dhe zbret në atdhe menjëherë. Me një fjalë: ja ku më ke! Dhe që aty, para gazetarëve deklaron se kryetari i Partisë Fatos Nano, para dy muajsh, i është lutur Priftit, kur ky ish ministër, që të pastrojë dy milliard dollarë që do të vinin nga Bostoni! E për këtë, thotë Prifti, ka dijeni edhe kryeminstri Meta dhe ministri i Financave, Angjeli. Gazetarët vrapojnë tek Meta. Ky e vërteton se akuza e Priftit është me baza e se Nanoja vërtet e ka bërë këtë përçapje.Gazetarët vrapojnë tek Angjeli. Edhe ky pranon se Nanoja e pat kërkuar këtë punë të ndyrë. E pa konceptueshme: nuk ndodhi asgjë! As Nanoja nuk i hodhi tre VIP-at e PS në gjyq, as Prokuroria nuk lëvizi gishtin dhe as policia prangat. Bile as Opozita e Berishës nuk e zgjati më këtë histori. Është e qartë: tërë këta aktorë janë bërë një mendje që të sabotohet opinioni publik. Aty të tërë cilësohen bashkëpunëtorë të Sigurimit, që bashkëpunëtorët e vërtetë të flenë të qetë, se e tëra kjo është në favor të tyre. Tërë akuzohen për përvetësim milionash, që përvetësuesit e vërtetë të humbin mes turmës së përvetësuesve fiktivë e kështu të mos merret vesh asgjë. Kësaj i shërben dhe perdredhja famëkeqe e kryeministrit të sotëm, që pasi e akuzoi me tërë mëkatet që mban dheu, kryeministrin pararendës, me qëllimin për të iniciuar lëvizjen "Nano-ik",dhe pastaj, për të përligjur lëvizjen me kah të kundërt "Nano-hajde", deklaroi duke zbardhur dhembët, se të gjitha akuzat e tij për kundërshtarin nuk ishin të vërteta, por ishin lojëra elektorale. E kush i ndalon tani njerëzit të besojnë se i tërë themelimi i PD-së prej tij nuk ish një lojë elektorale. Retorika kundër Hoxhës e Alisë ishte lojë elektorale dhe vetë burgimet e Nexhmies dhe byroistëve, nuk vinin ngase ai distancohej nga e kaluara, por se të tëra ishin pjesë e lojës elektorale e kësaj loje të fituar, që na e mban doktorin tropojan në majë të fronit! Lojë elektorale! Nuk gjendet precedenti në tërë jetëshkrimet e politikanëve botërorë, ku këta të kenë bërë një përgënjeshtrim kaq të paturpshëm! Po kush mund t'ia kërkojë llogrinë atij? Opozita ka po aq nevojë, e në mos më shumë, për ato sensacione Opinioni publik është i sabotuar e i plandosur përdhe! Fjalët që shkruajmë nuk kanë më asnjë vlerë! pk ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club >______________________________________________________________ >If you wish to unsubscribe, send a blank message to: >alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: >http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ------------------------------------------------------------------------------ ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |