| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Deja vu!Pellumb Kulla gumeliri at gmail.comFri Feb 1 00:19:19 EST 2008
Deja –vu!
Une lexoj hera-heres ndonje shkrim te tille kunder meje dhe nuk u
pergjigjem se nuk ia vlen. Njerzve pak u intereson ne se une jam burre
i mire, apo burre i keq. Lexojne ato c'ka shkruaj dhe i miratojne ose
m'i kundershtojne me zjarr.
Atyre ia vlen t'u pergjigjesh.
Te tjereve? Nuk ia vlen të rrish me kobure në brez! Biografia
ime eshte publike dhe eshte e hapur per te gjithe. Aty mund te
shetisin te gjithe e te shohin te mirat e te keqiat, mes te cilave
perzgjidhen me qef- "mekati qe nuk dija anglishten ne moshen 53 vjeç"
dhe – "kritikat e ashpra ndaj Berishes, qe duhet t'ia kisha bere qe
kur ishim ne pushtet".
Dhe, sidomos, shquhet ndjeshem ne shkrime te tilla, deshira, qe si
perfaqesues i vendit tim në OKB, une te kem punuar keq. Ata nuk dine
gje, por për ta, dashte Zoti, te kem punuar keq e mos me keq! Per kete
nuk kane asnje te dhene e asnje referencë, por ata nuk kane nevoje t'i
referohen asnje fakti. U mjafton deshira.
Meqene se shkrime te tilla kunder meje e te tjerve e replika kunder
këtyre shkrimeve, te stilit "ku ta mbaj lugen une, e ku e afron gojën
ti", ka patur me shumice në Albclub, unë do të bëj edhe një replikë
shterruese e nuk do të merrem më me veten. Mua nuk me duhet kush
eshte njeriu qe ka titulluar shkrimin e tij "Kujt i duhen sensacionet"
dhe vetem me to nuk eshte marre. Nuk ia kam degjuar kurre emrin,
as ne Albclub e as gjetiu. Mund te jete edhe ky pseudonim e nuk ka rendesi.
Do të mjaftohesha ta falenderoja që më jep rast për replikën
shterruese që po bëj. Dhe më vjen keq ta theksoj, por kjo replikë, nuk
i drejtohet atij.
Déjà vu! Shkrimi eshte pra, tipik per nga forma "ato qe thua ti,
zotëri, nuk janë për të kuptuarit tonë dhe nuk kemi gjë kundër
logjikës tënde, veç, aman, na lere te te bejme edhe një herë atë!…
Atë!…Biografine!...
- Ne biografinë e shkruar prej tyre thuhet se une jam diplomat i keq.
Përse? Kur u bë analiza? Per cilin deshtim behet fjale valle? Ata nuk
e dinë. Asnjë
ministër i jashtëm e asnjë komision parlamentar nuk më ka sharë punën.
I vetmi vlerësim i tërthortë vjen cuditërisht nga Fatos Nano
kur shpalli programin e qeverisë së tij, pas marrjes me
dhunë të pushtetit, në qershor 97. Aty, kur flet për politikën e
jashtme, Nanoja thotë tekstualisht " Ne do të vazhdojmë edhe më tej të
jemi aktivë në OKB" Nuk besoj se e kish fjalën për misionin tonë
ramizist, - apo jo? - i cili vetëm në OKB nuk kish punë. Fusha e
veprimatrisë së tyre ishte gati tërësisht, ajo e Sigurimit.
- Fletrrufistat nuk e dinë se si funksionon OKB-ja. Vallë ç'kam bere
unë ne OKB? A mos valle qelloi , rastësisht, qe kur drejtoja une
misionin, Kosova
u nderkombetarizua zyrtarisht, me rezoluten e pare te Asamblese se
Pergjitheshme dhe pastaj vazhduan rezolutat rradhe? A mos valle unë
ngrysesha dhe gdhihesha në Këshillin e Sigurimit për futjen e Forcës
Ndërkombëtare në vendin e çakërdisur nga revolta e '97-tës?. Do të
vijë koha të them më gjërë në një libër, se kundër kujt ndeshesha
atje, kundër rusëve dhe kinezëve që mund të vinin veton për të mos
lejuar ushtarët e huaj në Shqipëri, apo kundër politikanëve të të dy
forcave kryesore që Forca Shumëkombëshe u prishnte punë sa pa ndarë
mirë tërë depot e armatimeve për partizanët e tyre? Më tej: a mos nuk
isha une, qe iniciova futjen e lendes te te Drejtave te Njeriut ne
shkollat shqipe? Ç'mendim vallë ka vetë Berisha për punën time atje?
Çfarë gjuhësh fliten ne OKB? Se unë, për dijeninë e të gjithëve, nuk
isha në Washington. Pra, jo pranë qeverisë amerikane, por në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që e ka qëndrimin në territorin
amerikan, në Nju Jork. Aty përdoren gjashtë gjuhe zyrtare dhe nisin me
Frengjishten. OKB u themelua me gjuhën frënge për bazë. Pastaj vijne
anglishtja, (e cila epërsinë e mori në dekadat e fundit të shekullit),
kinezçja, arabishtja, spanishtja dhe rusishtja. Ç'mendim kanë
fletrrufistat per nivelin e frëngjishtes time? Ata nuk e dinë, por
dhëntë Zoti, edhe këtë ta flas keq! Por mbase une figuroj ne provimet
shteterore me notë shume te larte? Le te pyetet ne Fakultetin e Rruges
se Elbasanit, thjesht, per kurreshtje. Po Rusishten? Po Italishten? Po
Gjermanishten? Ekzistojne libra, drama, artikuj, studime te botuara,
te shfaqura, te mirenjohura. Ka plot autore të botuar e vënë në skenë,
te perkthyer nga une, si Kuprin, Çehov, Gogol, Arbuzov, Buzzatti,
Pirandello, Moravia, Sartre, De Musset, Daude, Brecht, Friedrich
Duerrenmatt e të tjerë. Ia vlen dhe te pyetet: në cilin fakultet më
pat lejuar shteti komunist t'i mesoja unë ato gjuhe? Pra, në se une
meritoj vertet te mburrem, për gjuhët, perse u dashka te turperohem?!
Perse në OKB më duhej me doemeos anglishtja, "kur vete Butros Ghali nuk fliste
anglisht?!" (Citoj këtu Berishen, kur e kundershtova emrimin tim ne
OKB). Po a nuk perben moment krenarie per mua, fakti rastesor, qe
anglishten nisa ta mesoj me kembengulje ne moshen 53 vjecare e tani
edhe ate e zoteroj mjaft mire dhe bile nxjerr bukën e punoj me të, si
Freelance Writer and Translator? Perse mendojne fletërrufistat te me
sulmojne nga gjuhet, duke menduar se aty jam me i dobet?!
- Ne se ata, per te mbrojtur Berishen nga te metat e shumta qe i
numeroj une, perse i shtojne atij edhe nje te mete me teper: ate qe ka
emruar si diplomatë njerëz pa vlera?!.
- Une dikur e kam ftuar Berishen të dorehiqte. Asnjehere nuk e
kam botuar kete
te fshehte. Dihet që e fshehta ka dale. Kete ftese une ia kam bere me
leter te koduar, me 15 mars '97 dhe e bera, jo se nuk e desha
Berishen, por sepse e desha dhe e keshillova me dashamiresi. Ne se
Berisha, qe nuk me degjoi, do ta kish fituar betejën e madhe me
kaosin, me socialistet dhe nderkombetarët, mua duhej te me shkarkonte
të parin, si njeri qe e lashë në baltë, si njeri qe e dekurajova, që e
këshillova keq dhe per pak do t'ia kisha hequr nga dora fitoren. Por
ai e dha doreheqjen 5 muaj me vone, kur tashme ishin vrare 3200
shqiptarë, të cilët, shpesh e abuzivisht, ia faturojnë vetëm e vetëm
atij. Per ate keshille, po te mos qe Berisha ky qe eshte, une duhet te
isha falenderuar 1000 here. Ja fundi i letres sime te koduar:
"…..Kështu, pa hapur kampe përqëndrimi, pa i qepur gojën shtypit, pa ngritur
skuadrone pushkatimi e pa varur deputetë, - ndërtohet kundër jush një
mal me urrejtje. Disa miq të afërt tuaj këtu, më shkruajnë e më
telefonojnë, t'ju a sugjeroj këtë gjest demokratik. Me vuajtje e me
dhimbje, por me dëshirën tuaj shëmbullore, shkalla e parë e
demokracisë është hedhur.
Zoti President- ju a sugjeroj.
Është më pak e dhimbshme se ajo e njeriut të pare, që do të vritet
sonte,- vrasje që ju, megjithë dorëheqjen, nuk e ndalni dot.
Me respekt".
Nje njeri qe shkruan me respekt dhe i sherben me devocjon
presidentit te tij, nuk ka perse ta jape doreheqjen, si protestë që
Shefi nuk i degjon keshillen. Une jam krenar qe me Berishen kam folur
pa teklif e pa frikë.
Unë atij nuk i kam bërë vërrejtje për politiken e jashtme, te cilen e
miratoj edhe tani. Nuk kam bere vërejtje, se për atë kisha dijeni te
plota dhe peshtyma do te me binte mbi koke. Perderisa une paskesha
guxim t'i thosha eprorit tim "dorehiq", perse do trembesha t'i beja
verejtje te karakterit politik, po te kisha??!
Unë nuk besoj se fletrrufisti në fjalë, ushqehet me histori
kontemporane se ndryshe nuk do të shkruante që bashkëpuntorët e
presidentit amerikan nuk botojnë kritika për shefin e tyre. Rasti i
këshilltarit të afërt të Klintonit, Xhorxh Stefanopullos që botoi një
libër të tërë kundër presidentit të vet, (bile me Klintonin në fuqi),
është më i thekuri! Ishte jo ambasador, por Këshilltar!
Kur une kritikova publikisht gabimet e Berishes dhe te PD-se, Berisha
nuk ishte president dhe une nuk isha me ambasador. Kritika ime ishte
ne kuadrin e analizave brenda PD-se, per katastrofen e madhe.E une as tani
atyre verejtjeve nuk u heq asnje presje! Ishin të tëra kritika ne fushen
e politikes se brendeshme, qe une nuk kisha dorë e qe nuk do guxoja te
beja vërejtje per ekonomine, sikur te kisha qene fv minister ne ate
sektor.Atëhere, po, do të ishte paburrëri!
Tani unë duke rilexuar shkrimin tim në Albaclub (falenderoj z. Kopliku
për vlerësimin), shkrim që autori i fletërrufesë nuk e ka kuptuar,
dëshiroj të fokusohem përsëri dhe ftoj miqtë e Albclubit që të mos
merren fare me këtë fletërrufe të rradhës.
Që ta nisim ku e lamë… Përse duhen sensacionet? A nuk ngjason kjo
situatë me atë mjekun popullor, që kur pacientët i ankohen për
dhimbjen e kokës, ai u kafshon veshin. Ata e harrojnë që atë çast
dhimbjen e kokës. Ngaqë u dhemb veshi. A thua të jetë figurë e
ngjashme?..
Me respekt për të gjithë
Pëllumb Kulla
More information about the Alb-Club mailing list |