Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Kujt i duhen sensacionet?

Faruk Myrtaj fmyrtaj at sympatico.ca
Thu Jan 31 23:33:14 EST 2008


I dashur Hajro,

Nuk di pse i je drejtuar zotit Pellumb Kulla?
Ai mund te quhet vetem se mbledhesi i disa titujve apo akuzave qe jane  
bere prej te tjereve ne shtypin shqiptar.
Kjo ishte njera nga arsyet qe une nuk e pashe te udhes te prononcohesha  
per prurjen e tij. Ashtu si edhe me habit tere ajo levdate qe zoti kopliku  
i ben kesaj "mikro-antologjie" te Kulles. Madje, nese do te duhej te  
shkruaja doemos dicka, do t'i kujtoja zotit kulla, si mik te vjeter qe e  
kam, se nuk eshte e udhes te permenden emra gazetaresh ne kesi qemtimesh,  
sepse bje fjala autori Kastriot Myftaraj, ka botuar disa shkrime te  
guximshem, me fakte qe edhe nese nuk behen te verifikueshem, jane  
mbushjemendes dhe logjike. Dhe, brenda nje perzgjedhjeje qe mban nje  
mesazh, nuk gjendet dot vend per te pohuar dhe mohuar vleren apo  
antivleren e kurrkujt.

Ajo qe eshte e pakundershtueshme tek perqasja e Pellumb Kulles eshte  
thelbi i shkrimit, pra arsyeja e perzgjedhjes: kaosi mediatik shqiptar, qe  
natyrisht eshte derivat i pare i politikes.

Si i tille, merret me mend qe politika nese do te deshironte, do te mund  
te orientonte ne kahen konstruktive shtypin e mbajtur gjalle prej saj.
Ngaqe nuk manifeston kete qendrim, perse te mos pranojme qe ajo eshte e  
interesuar per kete shkrimshtypje?
Kemi te drejte te mendojme keshtu se "viktima" te ketij shtypi (te  
shtypur) jane (edhe)tere nivelet e politikes qe here pas here nderron  
pushtet.

Kete dhe vetem kete lexoj ne shkrimin e Pellumb Kulles, per te mos  
permendur edhe trishtimin, dhimbjen per vendin nga vijme, por nuk besoj se  
kjo eshte vetem e tij. Ne te gjithe, debatojme, duhemi e grindemi me njeri  
tjetrin, pikerisht per shkak te se shkuares nga vijme.

Normalisht, mendimet tona per njerin apo tjetrin figure apo figurine te  
politikes shqiptare, jane te ndryshme. Jo vetem prej jeteve qe kemi bere  
(para e gjate e pas viteve '90) por edhe prej interesave qe shpallim apo  
nuk shpallim publikisht. Ne kete kuptim, nuk shoh asgje te habitshme qe  
opinionet tona edhe mund te ndryshojne. Ne i ishim betuar shokut enver te  
ndiqnim rrugen e tij edhe pas shuarjes se qiririt te tij, por e morem vesh  
qe na kishte bere ca hile dhe...ç'nuk i punuam!
Pa shiko ç'i bejne Bushit ne USA: disa stacione televizive, mjeshtra fjale  
me opinion te gjere, ushqehen duke share presidentin e shteteve te  
bashkuara te amerikes. Vete Bushi ben shaka me gabimet e tij gjate  
fjalimeve, dhe se fundi disa nga kandidatet (jo vetem ata demokrate) bejne  
thirrje te dermojne Uashingtonin! A thua sikur amerika vuan diktaturen, jo  
demokracine e statujes se lirise!

Mbase kjo eshte aresyeja qe Berisha e ka toleruar fare shtypin e tanishem:  
ai po perserite dendur se, sa te jete ai kryeminister, nuk do te kete  
asnje padi kunder gazetareve! Dhe, ne te vertete, me mire nje shtyp pa  
kriter lirie se sa nje shtyp te shtypur.
Shtypi vazhdon punen e tij, politikanet te veten dhe populli  
vazhdon...leximin e gazetave!

Nuk eshte aq mire shtypi shqiptar, por eshte me mire se ne fillim, i  
dashur Hajro.
Ne e njohim gjendjen prej te ciles doli shqiperia nga Qameti i Kuq. Ja,  
Berisha si lider i PD dhe qeverise se dale prej zgjedhjeve me te  
pafajshme, te vitit 1992, zgjodhi ata qe njihte vete, si person, por  
zgjodhi edhe ata qe ishin Te Njohur. Une keshtu e shoh zgjedhjen e Pellumb  
Kulles. Madje, me ç'di une, Berisha eshte shprehur gjithnje pozitivisht  
per ambasadorin Kulla.
Sa per anglishten, (qe Kulla e njeh mire, ndonse jo aq mire sa  
frengjishten dhe gjermanishten)ti e di kush mundej ta mesonte ate perpara  
'90-es!!! Por, edhe nese themi pse jo, anglishten nuk e dinin as ministrat  
e jashtem te berishes, si t'ua kerkojme ambasadoreve?!
Pastaj, po sikur te permend ca emra ambasadoresh te sotem une, ti do  
kercesh perpjete, si anti i çartur qe je per kohen qe shyqyr o zot e lame  
pas! Kush e paska meriten e emerimit te tyre, qe neser pasneser te  
kerkojme ndaj kujt do bejne mosmirenjohesin?!

I njejti problem po debatohet edhe ne nje liste tjeter. Zonja e nderuar  
Mirela Bogdani ka pervijuar nevojen per nje pergjegjesi te madhe, te  
shtetit dhe te individeve qe tash e me tej pranojne te marrin persiper  
detyra e misione te tille. Por duhet parasysh gjithnje: cili shtet, me  
cilen fuqi, perfaqesojne keta ambasadore?
sepse, miku im Hajro, jam i sigurt se ti nuk mendon se ambasadori shqiptar  
ne Uashington, ka po aq rendesi dhe degjohet po aq, sa ambasadori amerikan  
ne Tirane, apo jo?! Edhe pse ai nuk di asnje fjale shqip!

respekte,

Faruk Myrtaj





More information about the Alb-Club mailing list