| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Me subjekt te rrezikshem:)Faruk Myrtaj fmyrtaj at sympatico.caThu Jan 31 09:47:54 EST 2008
Ka raste qe privatja duket me e bukur si publike dhe anasjelltas, miku
im,...nga halli!
Subjekti nuk eshte i rrezikshem, por me rrezik per te mos pranuar arsyetim
shterues. ne te vertete, si tere problemet qe hane diskutim, do te sillej
ne nje linje vicioze.
Eshte shume bukur, tingellon keshtu, kur shprehesh se "une po e marre
rrezikun ne sy"! Vetem keshtu lindin sipermarrjet e medha intelektuale!
Fjala duket gjithnje e pasakte, e pamjaftueshme, dhe pikerisht per kete
bejme mire kur presim qe Tjetri, pra Vetja Tjeter, te vazhdoje te
shpjegohet.
Kur u shpreha se nuk ia vlen te pranohet si aresyetim qe fajin e kane
popujt, kisha parasysh thelbin e qendrimit te at Zef Pllumit ne
pergjithesi. Nuk mund te qortohet populli shqiptar, ne kete rast, pse
lideret komuniste u prishen me ruset dhe u lidhen me kinezet. ("Ruset" dhe
"kinezet", jane perdorur edhe per ta si per "shqiptaret", per lideret
sundues te tyre, jo per popujt). Pra ne rastin konkret, te cilin analizon
i ndjeri Pllumi, kush i pyeti popujt per krushqite ideologjike?!
Nuk me duket se idea ishte qe te mbrohej pamja tjeter e se njejtes fraze:
"popujt asnjehere nuk gabojne"!
Eshte me e lehte te thuhet "Popujt gjithnje gabojne"! Ne kuptimin qe
popujt, edhe ne gjendje te lire sociale, nuk e kane pergjegjesi fatin e
relacioneve te tilla. Ne me te shumten, ata kane te drejten e votes se
lire dhe pastaj te zgjedhurit e tij "bejne ç'duan" deri ne zgjedhjet e
tjera!
Ne vendet pa liri (fjale, vote, mendimi, vendimi, perfaqesimi), sic kane
qene lindoret, as kjo nuk mund dte pranohet dhe si rrjedhoje, popujt
rezultojne edhe me te shliruar prej pergjegjesive te tilla. Ketu, mendoj,
ze fill ajo qe shkruan Cun Tirone "O popull sa shume eshte bere ne emrin
tend".
Keshtu lexohet edhe P.Kulla tek shkrun se "te ndershmit e cmendur jane
individe, te korruptuarit jane grupe...". Ndryshimi i vetem sasior eshte
se ai redukton numrin ne turme (te popullit) dhe shpjegon me dhimbje
etiketimin "te çmendur" te atyre qe marrin ne sy te mbeten te ndershem, te
drejte, idealiste.
Pra, "populli" eshte i pa imunitet ndaj gabimeve dhe marrezive, por eshte
marrezi me e madhe te kerkosh heqjen e imunitetit te tij. sepse eshte
praktikisht e pamundur, eshte aventure, por edhe naivitet. Sepse kush do
ngrinte akuzen, apo kush do kishte te drejten e shenjte "te ngrinte doren
dhe te niste gurin prej te pafajshmi". Per ku? Kush mbetej jashte
popullit? Cili do te vazhdonte te mbetej i virtytshem, i zgjedhur, i
pergjegjshem, shtrese siperore apo intelektual, ne kuptimin lindor te
perkatesise?!
Sigurisht, po te vazhdohej: por edhe te paktit, te zgjedhurit, te lindurit
per te prire, "intelektualet", a nuk jane pjese e popullit?!
Pa asnje medyshje, po. Edhe sepse eshte me lehte qe "e tera" te
identifikohet me pjesen, dhe jo e anasjellta!
Pra: behej fjale se si ishte lexuar At Zef Pllumi dhe aspak per reaksionin
e kthyeshem individ-popull.
respekt,
Faruk Myrtaj
On Wed, 30 Jan 2008 04:32:54 -0500, Pseudonim NgaHalli
<ngahalli at yahoo.com> wrote:
> I dashur Faruk,
> une nuk ngul kembe pasi diskutimi nuk ka as karakterin as lenden te
> tille qe te me pozicionoje ne llogore.
> Mua me beri pershtypje gjetja (po e quaj keshtu) e At Zefit dhe e
> postova.
> Debati me pas, zbriti ne terma populiste te tipit "a kane faj
> (ndonjehere) popujt?!" (e thene disi ne menyre retorike, per te kuptuar
> me kete qe, afermendsh, popujt nuk kane kurre faj!!! "O popull, sa shume
> eshte bere ne emrin tend", ironizonte Cun Tirane).
> Ti shkon edhe me tej, duke me vene nje barrikade perpara, e duke me
> thene ne menyre aksiomatike se "Asnje autoritet fjale, asnje mendje e
> ndritur (dhe ne te dy mendojme se
> At Zefi eshte i tille), nuk ben me faj popullin, per gabimet e
> siperoreve te tij".
> Logjikisht, cilido qe mendon ndryshe, nuk ka shans te jete "mendje e
> ndritur"!
> Atehere une po e marr rrezikun ne sy:).
> Duke i qendruar serish memuarit "Rrno per me tregue", une kujtoj se nje
> nga habite dhe keqardhjet me te medha te At Zefit ishin turmat qe
> mbushnin rruget dhe kinemate ku terhiqeshin zvarre prelatet e
> katolicizmit shqiptar, ku peshtyheshin e shaheshin si Jezui 2000 vjet
> kaluar, ku denoheshin me vdekje...
> Ne fillimet e veta, libri tenton ti justifikoje, por me kalimin e
> faqeve (alias viteve) e sheh lehte se edhe At Zefi e pranon
> shperfytyrimin e njeriut shqiptar (tek e tek, te gjithe bashke bejne
> popullin, me se paku ne shumicen e tij).
> Paralelisht me ms-shkembimin tone, ne klub eshte permendur edhe Sokrati
> (packa se ne nje funksion tjeter).
> P.Kulla thote se te ndershmit e cmendur jane individe, te korruptuarit
> jane grupe...
> A te kujtohet nga historia se kush e coi drejt vdekjes Sokratin?
> Populli i "ndricuar" i Athines e coi, po thuajse me shumice dermuese
> (360 me 140 nga 500 anetaret e jurise. Athina ate kohe kishte dicka tek
> 2000 banore, ku grate, femijet dhe sklleverit nuk votonin). Dhe a te
> kujohet perse?
> Per korruptim te djelmoshave te athines (studenteve te tij) me frymen
> e mosbesimit tek perendite. Qytetaret e Athines qe na la "peshqesh"
> demokracine votuan per vrasjen e atij qe Platoni e quante "me te drejtin
> dhe me te mencmin ndermjet njerezve".
> A gabojne ndonjehere popujt?
> Ne vitin 1932, populli i ndricuar gjerman, me vote te lire solli si
> forcen me te madhe (ndonjehere) ne parlamentin gjerman Partine Nacional
> Socialiste te Punetoreve Gjermane (alias Nazistet).
> Ate qe ndodhi me pas nuk ka nevoje ta them...
> Po cfare eshte populli?
> Po cfare tjeter vecse bashkesia e te gjithe individeve brenda nje
> shteti (kryesisht).
> Ne kete kontekst duket pa sens te pyesesh "a gabon populli", sepse
> gabimi eshte gjithmone individual, bashkepunimi eshte thjesht rrethane
> renduese, dhe ne varesi te pasojes se ardhur nga ndermarja e nje veprimi
> te gabuar, gabimi i shume njerezve e ben me te rende, apo shume te rende
> pergjegjesine.
> Individet manipulohen, turmat akoma me lehte.
> A ka faj populli, apo vetem udheheqesit e tij (te zgjedhur ose jo)?
> Te thuash qe poplli asnjehere nuk ka faj, kjo eshte teper e lehte,
> madje kjo eshte ajo cfare te gjithe duam, pasi ne nje menyre a nje
> tjeter kjo na cliron nga cfaredolloj pergjegjesie mbi ate cka ndodhi,
> ndodh a pritet te ndodhe, duke e projektuar te keqen diku tjeter,
> kryesisht tek lidershipi (shume me lehte kur ai ka ardhur ne pushtet "jo
> me voten e lire" - ndonese ne rastin ardhjes se perfaqsuesve te Frontit
> Antifashist Nacional Clirimtar ne pushtet debati serish mbetet i hapur,
> pasi megjithe manipulimet, pranohet se populli:) ne shumice votoi per ta
> dhe jo per ata "te tjeret").
> Populli nuk ka kurre faj - kjo me kujton cdo femije, qe ndersa
> perballet me qortimin/ndeshkimin e prindit per nje sjellje te keqe,
> mundohet te mbrohet me faktin qe "po me mua ishte edhe Goni, Vjollca dhe
> Altini" (pra:), nuk isha vetem, por me shoke, ishim i gjithe populli i
> femijeve te pallatit, ndaj faji behet me i lehte. Me kete logjike, sa me
> shume femije te kene kryer ate akt, aq me shume davaritet ndjenja e
> fajit dhe faji vet.
> Me kujtohet "Armiku i popullit" nga Henrik Ibsen (apo ndoshta Artur
> Miller?).
> Personazhi kryesor i saj, nje mjek, eshte nje qytetar i devotshem qe u
> thote te gjithe te tjereve te verteten ne sy. Ai, ndonese qendronte ne
> krah te se drejtes, u braktis nga miqte e tij dhe u fye e denigrua, u
> quajt "armiku i popullit" nga turmat e qorrepsura prej demagogeve.
> "Njeriu me i forte ne bote eshte ai njeri qe qendron i vetem" - eshte
> postulati i paharrueshem i kesaj vepre, qe edhe pse nje produkt letrar,
> eshte nje pasqyre e gjalle e iracionalitetit te masave.
> Sidoqofte, edhe une konkordoj se popujt nuk gabojne kurre:).
> Rrofte populli!
> NgaHalli
>
> Faruk Myrtaj <fmyrtaj at sympatico.ca> wrote:
>
>
>
> Po, citimi juaj eshte i sakte, por i plote, qe te perftonit te drejten
> per
> ta cituar Pllumin sic ndodhi, citimi do te meritonte edhe pak fjali me
> siper:
>
> "Mbet se mbet gjithmone çinemaçini i nanave qe kur idhnoheshin per fajet
> e
> femijeve leshojshin namen e madhe "U zhduksh ne çinemaçin"! Kjo namë e
> perfshiu gjithe Shqiperine.
>
> Fill me pas vjen citimi juaj:
>
> "Ne vjetin 1960, mbasi shteti komunist per 50 vjet rresht kishte kalue
> nga
> orbita e Beogradit, n'ate te Moskes, po edhe aty nuk kishte kercik qe te
> ecte me hapin e Evropes lindore u shkeput andej dhe kaloi n'Azine e
> larget. Pothuej 20 vjet kinezeri shqiptare. Kulmi i deshprimit!"
>
> Ne pjesen e pare duket ashiqare se populli shqiptar as qe e ka shkuar
> ndermend miqesine me popullin kinez. Pra, nuk ka asnje shkak ta quajme
> mekat te tij lidhjen me "te ndryshmit e larget".
>
> Ne pjesen e dyte, citimin tuaj, po kaq qarte del se kete e ka imponuar
> Shteti Komunist, ai s'kishte kercik te ecte me hapin e Evropes (as
> lindore, e as perendimore).
>
> Pra, i nderuar?!
> Nuk kuptoj, pse ngulni kembe?
> Asnje autoritet fjale, asnje mendje e ndritur (dhe ne ete dy mendojme se
> At Zefi eshte i tille), nuk ben me faj popullin, per gabimet e siperoreve
> te tij. Sidomos kur ata nuk jane te zgjedhur!
>
> respekte,
>
> faruku
>
>
>
>
>
>
> On Tue, 29 Jan 2008 03:50:22 -0500, Pseudonim NgaHalli
> wrote:
>
>> *** AlbClub Discussion List ***
>>
>>
>>
>
>
>
>
> ---------------------------------
> Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo!
> Search.
More information about the Alb-Club mailing list |