| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Kujt i duhen sensacionet?Bashkim Kopliku--->Infinito Home bkopliku at infinito.itThu Jan 31 03:46:07 EST 2008
Përshëndetje z. Kulla dhe shumica e Alb-Clubësve, Shkrimi “Kujt i duhen sensacionet?” është një perlë, që duhet botuar së paku në një nga gazetat kryesore të Shqipërisë. Ju lutem z. Kulla, mos u mjaftoni vetëm me Alb-Clubin. Ju lutem shumicës së Alb-Clubësve, të mos e keqkuptojnë këtë kërkesë: respektoj Alb-Clubin, ju respektoj shumicën tuaj. Pakicën po e le në mjerimin e vet të qenies një pikatore, dhe të zilisë së tyre për ata qe janë pompa. Nderime. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <bkopliku at gmail.com> optional: <bkopliku at infinito.it> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: Pellumb Kulla To: Alb-Club at alb-net.com Sent: Wednesday, January 30, 2008 4:39 PM Subject: [AlbClub] Kujt i duhen sensacionet? *** AlbClub Discussion List *** Kushdo që ndjek shtypin shqiptar, mahnitet nga shpeshëria e sensacioneve në jetën publike vëndase. Për dekada me rradhë ishim mësuar me një pajë mediatike me një uniformitet gjumëndjellës, kur ekrani qe mbushur në katër cepat me fshat me fusha dhe shtalla, kur faqet e gazetave bardhezi ishin të mërzitëshme si sfond i një muri me tulla, pa kamare e dritare, me njoftime edhe më të mërzitëshme akoma, mbi kubikët e pyllëzimet, me reportazhe të stërgjatur mbi heronj që punonin për vitet që do të vinin, me botën e jashtme të dhënë "në rrugën e saj drejt greminës së pashmangëshme". Gazetat ngjanin si kopje të njëra tjetrës, për 365 me radhë. Në to nuk kish vrasje e grabitje, as aksidente, as tradhëtira bashkshortore dhe as helmime çiftesh. Asnjë nudo!. Asnjë mis! Asnjë ministër hajdut!…. Është marramendëse tani të shohësh tërë ngjarjet që zenë vend brënda një dite apo një muaji në Shqipëri. Le të them disa: - Një e treta e deputetëve zbulohen si bashkëpnëtorë të Sigurimit! - Ministri i transportit përvetëson qindra milionë euro! - Kryeministri është mafioz dhe transporton drogë me linja të përhershme autobuzësh. Ka vrarë një njeri nën rrotat e makinës së tij e nuk jep aspak llogari! - Kryeministri që e pason e ngre nivelin e korrupsionit më lart. Ka qenë i interesuar dhe ka dorë në vrasjen e bashkpunëtorit të tij më të afërt! - Kryetari i partisë së ish komunistëve është biri i birit illegal të mbretit Zog, armikut numër një të masës fanatike të komunistëve që u konvertuan në socialistë dhe që ky i udhëheq! Ngjarje që kapërdihen pa përtypje, sensacione, bllofe, kaos… Kujt i interson kjo?! Dikujt apo disave u intereson ky kaos edhe pse në të janë përzjerë emri dhe nderi i tyre. Dikujt i vete mbroth kur i le gazetat të marrin vrapin pa ia tërhequr frerët. Ç'nevojë ka një deklarim solemn, se nuk do të ketë më ndëshkim për gazetarët? Vetë autori i kësaj deklarate pa precedent, Sali Berisha, tërthorazi, dy dit më parë nga një peshkatar, (a shpikës) sensacionesh, një farë K. Myftari akuzohej pa një pa dy, se "…si Enver Hoxha, ndjek shembullin e këtij të fundit; ashtu si Enver Hoxha u pajtua dhe në një mënyrë apo tjetër influencoi që të eliminohet Qemal Stafa, që akuzohej për vrasje politike, edhe Sali Berisha, pati një rol pak a shumë të ngjashëm me duke u pajtuar që të eliminohet "Qemal Stafa" i tij Azem Hajdari, të cilin Berisha, e shikonte ashtu si Enver Hoxha Qemal Stafën, si rival bezdisës". (Sot, 23 janar '08). Unë në këtë rast jam në anën e Berishës dhe nuk dua që kjo të jetë e vërtetë. Ndihem keq kur mendoj se teatri i politikës shqiptare të ketë arritur deri në skenarë të tillë. A nuk i vjen Berishës që ne shqiptarëve na ndyhet kaq keq i pari i qeverisë? A nuk i takon t'ia kërkojë këtë llogari gazetarit dhe gazetës? Apo do ta lerë në heshtje, me që ka premtuar që nën qeverisjen e tij shtypi mund të bëjë hamendje nga më të llahtarshme pa ferrë në këmbë? Gazetarit i jepet mbrojtje, por në Shqipërinë e sotme është vrarë opinioni publik. Nuk gjenden më ganxha ku të lidhet mendimi e të mbështetet opinioni publik. Edi Rama mund të mos jetë i një mendje për përkëdheljen e gazetarëve, siç bën kundërshtari i tij politik dhe po të dojë, mund t'i tregojë këtij peshkatari sensacionesh derën e gjyqit. Jam i bindur që Myftari, - i njëjti peshkatar, - nuk do të sjellë dot prova, që Kristaq Rama është pjellë ilegjitime, si fryt i dashurive të mbretit nëpër sarajet e tij. Si mund të jetohet në një vend të tillë? E kam të përsëritur shëmbullin që do të jap, por ama ia vlen të përsëritet: Deputeti Dritan Prifti, ministër i energjitikës në qeverinë e Metës, ndodhet në Gjermani, në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale.Ai nuk është më ministër dhe as Meta nuk është më kryeministër. Këtij ia ka zenë vendin kryetari i partisë Fatos Nano. Ky në kuadrin e katarsisit (pastrimit shpirtëror) të PS akuzon Priftin si njeri që ka përvetësuar miliona dhe shpreh bindjen, se ai ka çarë ferrën e hap fjalë për kirurgjira, por nuk do të kthehet më në atdhe. Dritan Prifti le ndërhyrjen e planifikuar dhe zbret në atdhe menjëherë. Me një fjalë: ja ku më ke! Dhe që aty, para gazetarëve deklaron se kryetari i Partisë Fatos Nano, para dy muajsh, i është lutur Priftit, kur ky ish ministër, që të pastrojë dy milliard dollarë që do të vinin nga Bostoni! E për këtë, thotë Prifti, ka dijeni edhe kryeminstri Meta dhe ministri i Financave, Angjeli. Gazetarët vrapojnë tek Meta. Ky e vërteton se akuza e Priftit është me baza e se Nanoja vërtet e ka bërë këtë përçapje.Gazetarët vrapojnë tek Angjeli. Edhe ky pranon se Nanoja e pat kërkuar këtë punë të ndyrë. E pa konceptueshme: nuk ndodhi asgjë! As Nanoja nuk i hodhi tre VIP-at e PS në gjyq, as Prokuroria nuk lëvizi gishtin dhe as policia prangat. Bile as Opozita e Berishës nuk e zgjati më këtë histori. Është e qartë: tërë këta aktorë janë bërë një mendje që të sabotohet opinioni publik. Aty të tërë cilësohen bashkëpunëtorë të Sigurimit, që bashkëpunëtorët e vërtetë të flenë të qetë, se e tëra kjo është në favor të tyre. Tërë akuzohen për përvetësim milionash, që përvetësuesit e vërtetë të humbin mes turmës së përvetësuesve fiktivë e kështu të mos merret vesh asgjë. Kësaj i shërben dhe perdredhja famëkeqe e kryeministrit të sotëm, që pasi e akuzoi me tërë mëkatet që mban dheu, kryeministrin pararendës, me qëllimin për të iniciuar lëvizjen "Nano-ik",dhe pastaj, për të përligjur lëvizjen me kah të kundërt "Nano-hajde", deklaroi duke zbardhur dhembët, se të gjitha akuzat e tij për kundërshtarin nuk ishin të vërteta, por ishin lojëra elektorale. E kush i ndalon tani njerëzit të besojnë se i tërë themelimi i PD-së prej tij nuk ish një lojë elektorale. Retorika kundër Hoxhës e Alisë ishte lojë elektorale dhe vetë burgimet e Nexhmies dhe byroistëve, nuk vinin ngase ai distancohej nga e kaluara, por se të tëra ishin pjesë e lojës elektorale e kësaj loje të fituar, që na e mban doktorin tropojan në majë të fronit! Lojë elektorale! Nuk gjendet precedenti në tërë jetëshkrimet e politikanëve botërorë, ku këta të kenë bërë një përgënjeshtrim kaq të paturpshëm! Po kush mund t'ia kërkojë llogrinë atij? Opozita ka po aq nevojë, e në mos më shumë, për ato sensacione Opinioni publik është i sabotuar e i plandosur përdhe! Fjalët që shkruajmë nuk kanë më asnjë vlerë! pk ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |