| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Me subjekt te rrezikshem:)Pseudonim NgaHalli ngahalli at yahoo.comWed Jan 30 04:32:54 EST 2008
I dashur Faruk, une nuk ngul kembe pasi diskutimi nuk ka as karakterin as lenden te tille qe te me pozicionoje ne llogore. Mua me beri pershtypje gjetja (po e quaj keshtu) e At Zefit dhe e postova. Debati me pas, zbriti ne terma populiste te tipit "a kane faj (ndonjehere) popujt?!" (e thene disi ne menyre retorike, per te kuptuar me kete qe, afermendsh, popujt nuk kane kurre faj!!! "O popull, sa shume eshte bere ne emrin tend", ironizonte Cun Tirane). Ti shkon edhe me tej, duke me vene nje barrikade perpara, e duke me thene ne menyre aksiomatike se "Asnje autoritet fjale, asnje mendje e ndritur (dhe ne te dy mendojme se At Zefi eshte i tille), nuk ben me faj popullin, per gabimet e siperoreve te tij". Logjikisht, cilido qe mendon ndryshe, nuk ka shans te jete "mendje e ndritur"! Atehere une po e marr rrezikun ne sy:). Duke i qendruar serish memuarit "Rrno per me tregue", une kujtoj se nje nga habite dhe keqardhjet me te medha te At Zefit ishin turmat qe mbushnin rruget dhe kinemate ku terhiqeshin zvarre prelatet e katolicizmit shqiptar, ku peshtyheshin e shaheshin si Jezui 2000 vjet kaluar, ku denoheshin me vdekje... Ne fillimet e veta, libri tenton ti justifikoje, por me kalimin e faqeve (alias viteve) e sheh lehte se edhe At Zefi e pranon shperfytyrimin e njeriut shqiptar (tek e tek, te gjithe bashke bejne popullin, me se paku ne shumicen e tij). Paralelisht me ms-shkembimin tone, ne klub eshte permendur edhe Sokrati (packa se ne nje funksion tjeter). P.Kulla thote se te ndershmit e cmendur jane individe, te korruptuarit jane grupe... A te kujtohet nga historia se kush e coi drejt vdekjes Sokratin? Populli i "ndricuar" i Athines e coi, po thuajse me shumice dermuese (360 me 140 nga 500 anetaret e jurise. Athina ate kohe kishte dicka tek 2000 banore, ku grate, femijet dhe sklleverit nuk votonin). Dhe a te kujohet perse? Per korruptim te djelmoshave te athines (studenteve te tij) me frymen e mosbesimit tek perendite. Qytetaret e Athines qe na la "peshqesh" demokracine votuan per vrasjen e atij qe Platoni e quante "me te drejtin dhe me te mencmin ndermjet njerezve". A gabojne ndonjehere popujt? Ne vitin 1932, populli i ndricuar gjerman, me vote te lire solli si forcen me te madhe (ndonjehere) ne parlamentin gjerman Partine Nacional Socialiste te Punetoreve Gjermane (alias Nazistet). Ate qe ndodhi me pas nuk ka nevoje ta them... Po cfare eshte populli? Po cfare tjeter vecse bashkesia e te gjithe individeve brenda nje shteti (kryesisht). Ne kete kontekst duket pa sens te pyesesh "a gabon populli", sepse gabimi eshte gjithmone individual, bashkepunimi eshte thjesht rrethane renduese, dhe ne varesi te pasojes se ardhur nga ndermarja e nje veprimi te gabuar, gabimi i shume njerezve e ben me te rende, apo shume te rende pergjegjesine. Individet manipulohen, turmat akoma me lehte. A ka faj populli, apo vetem udheheqesit e tij (te zgjedhur ose jo)? Te thuash qe poplli asnjehere nuk ka faj, kjo eshte teper e lehte, madje kjo eshte ajo cfare te gjithe duam, pasi ne nje menyre a nje tjeter kjo na cliron nga cfaredolloj pergjegjesie mbi ate cka ndodhi, ndodh a pritet te ndodhe, duke e projektuar te keqen diku tjeter, kryesisht tek lidershipi (shume me lehte kur ai ka ardhur ne pushtet "jo me voten e lire" - ndonese ne rastin ardhjes se perfaqsuesve te Frontit Antifashist Nacional Clirimtar ne pushtet debati serish mbetet i hapur, pasi megjithe manipulimet, pranohet se populli:) ne shumice votoi per ta dhe jo per ata "te tjeret"). Populli nuk ka kurre faj - kjo me kujton cdo femije, qe ndersa perballet me qortimin/ndeshkimin e prindit per nje sjellje te keqe, mundohet te mbrohet me faktin qe "po me mua ishte edhe Goni, Vjollca dhe Altini" (pra:), nuk isha vetem, por me shoke, ishim i gjithe populli i femijeve te pallatit, ndaj faji behet me i lehte. Me kete logjike, sa me shume femije te kene kryer ate akt, aq me shume davaritet ndjenja e fajit dhe faji vet. Me kujtohet "Armiku i popullit" nga Henrik Ibsen (apo ndoshta Artur Miller?). Personazhi kryesor i saj, nje mjek, eshte nje qytetar i devotshem qe u thote te gjithe te tjereve te verteten ne sy. Ai, ndonese qendronte ne krah te se drejtes, u braktis nga miqte e tij dhe u fye e denigrua, u quajt "armiku i popullit" nga turmat e qorrepsura prej demagogeve. "Njeriu me i forte ne bote eshte ai njeri qe qendron i vetem" - eshte postulati i paharrueshem i kesaj vepre, qe edhe pse nje produkt letrar, eshte nje pasqyre e gjalle e iracionalitetit te masave. Sidoqofte, edhe une konkordoj se popujt nuk gabojne kurre:). Rrofte populli! NgaHalli Faruk Myrtaj <fmyrtaj at sympatico.ca> wrote: Po, citimi juaj eshte i sakte, por i plote, qe te perftonit te drejten per ta cituar Pllumin sic ndodhi, citimi do te meritonte edhe pak fjali me siper: "Mbet se mbet gjithmone çinemaçini i nanave qe kur idhnoheshin per fajet e femijeve leshojshin namen e madhe "U zhduksh ne çinemaçin"! Kjo namë e perfshiu gjithe Shqiperine. Fill me pas vjen citimi juaj: "Ne vjetin 1960, mbasi shteti komunist per 50 vjet rresht kishte kalue nga orbita e Beogradit, n'ate te Moskes, po edhe aty nuk kishte kercik qe te ecte me hapin e Evropes lindore u shkeput andej dhe kaloi n'Azine e larget. Pothuej 20 vjet kinezeri shqiptare. Kulmi i deshprimit!" Ne pjesen e pare duket ashiqare se populli shqiptar as qe e ka shkuar ndermend miqesine me popullin kinez. Pra, nuk ka asnje shkak ta quajme mekat te tij lidhjen me "te ndryshmit e larget". Ne pjesen e dyte, citimin tuaj, po kaq qarte del se kete e ka imponuar Shteti Komunist, ai s'kishte kercik te ecte me hapin e Evropes (as lindore, e as perendimore). Pra, i nderuar?! Nuk kuptoj, pse ngulni kembe? Asnje autoritet fjale, asnje mendje e ndritur (dhe ne ete dy mendojme se At Zefi eshte i tille), nuk ben me faj popullin, per gabimet e siperoreve te tij. Sidomos kur ata nuk jane te zgjedhur! respekte, faruku On Tue, 29 Jan 2008 03:50:22 -0500, Pseudonim NgaHalli wrote: > *** AlbClub Discussion List *** > > > --------------------------------- Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |