| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Shqiptaret dhe komunizmi:)!Brunilda Lilo brunilda.lilo at gmail.comTue Jan 29 06:27:01 EST 2008
Shume interesante tema. Une nuk kam arritur ta ndiej shume peshen e sistemit komunist ne jeten time (jam 30 vjec), por bazuar ne sa kam lexuar, degjuar dhe ne perpunimin e informacionit te perftuar, mendoj se kompatibiliteti i shqiptareve me demokracite perendimore, (ne rradhe te pare me termin "demokraci") mund te jete i veshtire per t'u arritur por jo i pamundur. Kjo veshtiresi nuk qendron vetem tek aftesia e popullit ne pergjithesi per te konceptuar nje sistem demokratik, por ne rradhe te pare tek mediokriteti, injoranca, mungesa e vizionit dhe ekzistenca rrenjesore e nje mentaliteti tipik komunist te shartuar me mentalitetin otoman te dikurshem te klases sone politike. Sipas ketij mentaliteti, njerezit e afte duhen mbajtur sh.larg per te mos thene qe duhen eliminuar, (qofte dhe biologjikisht, sikunder ka ndodhur me pare ne Shqiperi) dhe personat e paafte dhe servile, pra me pak fjale "qener besnike" duhen mbajtur shume afer. Shume, (perfshire ketu dhe personin tim) mund te thone shprehjen e famshme "Cdo popull meriton qeverisjen qe ka", OK, por kjo nuk do te thote qe populli yne te vazhdoje te endet ne kete qerthull te tmerrshem kushedi edhe per sa kohe............ Duhet kohe (ndoshta dhe e gjate) per t'u c'rrenjosur ky lloj mentaliteti nga mendjet shqiptare............ le te shpresojme, qe nje dite do te arrihet. Anyway, une vazhdoj te shpresoj tek lindja e nje klase te re politike (edhe pse te vjetrit kane vendosur dhe do vazhdojne te vendosin shkopinj nder rrota....) me individe qe te jene te afte te shohin pertej hundes se tyre, te kene nje vizion me largpames, ku pervec interesave te tyre te ngushta personale, te mund te perfshijne ne objektivat e tyre dhe interesa te pergjithshme te popullit shqiptar, gjithmone si kusht, nepermjet te cilit ,interesi privat shihet si me i mire-realizuar brenda nje kuadri realizimi te interesave te shoqerise, duke e pare individin si pjese te nje shoqerie te caktuar njerezore dhe zhvillimin e tij personal si pjese te zhvillimit te te gjithe shoqerise ku ai ben pjese. Gjithsesi, populli shqiptar edhe pse s'mund te jete per momentin kompatibel me sistemin e enderruar demokratik, kjo s'do te thote se ai nuk do arrije asnjehere te jete apo se kjo pamundesi eshte nje trashegimi genetike.......cdo popull synon me te miren e vet dhe perpiqet me te gjitha menyrat per te arritur ate. Ju pershendes te gjitheve B On 1/28/08, Pseudonim NgaHalli <ngahalli at yahoo.com> wrote: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > Sapo mbarova "Rrno per me tregue" te At Zef Pllumit. > Nuk kam ndermend te riprodhoj ato skena e ngjarje makabre e deshperuese qe > ai rrefen ne librin e vet te kujtimeve, packa se disa prej tyre nuk do te me > fshihen kurre nga mendja e do te me shqetesojne gjate... > > Dicka tjeter dua te ndaj me ju sot, nje deduksion te pahasur me pare > gjetiu, te padegjuar deri me sot.... > > At Zefi, diku nga fundi i memuarit te vet, ndersa shkruAn per perjetimin e > tij nga burgu te marredhenies Shqiperi-Kine, hap shtegun per nje pyetje te > madhe, te ciles ai fatkeqesisht i pergjigjet jashtezakonisht shume shkurt... > > PERSE U PRISHEM ME BS? > > Perse u ndame nga "vellau i madh", nga "atdheu i komunizmes", pikerisht > kur filloi revizionimi i dogmes, situate qe mund te kishte sjelle njefare > fryme dhe pasoja pozitive ne vend. > At Zefi thote vetem: u ndame nga BS dhe vendet e tjera te Europes Lindore > sepse "*nuk kishim kerkic me i ndjeke pas*". > > Duke lene menjane shpjegimet siperfaqesore, prima facie, sepse me thone > dicka per dike, dikur, por asgje per te gjithe, sot, shqetesimi im (si > gjithmone:) ) eshte tek "vuxhuti", "kerciti", apo ne leksikun modern > "kapaciteti intelektual" (IQ) i popullit te cilit i perkas per te ndjekur > evolucionin dhe per ti qendruar atij; me sakte per tiu pershtatur. > > Xhaxhai (koheve te shkuara) ka pasur guximin te pyese (madje, deri diku > edhe te pergjigjet, por jo ta elaboroje gjate e qarte) se a jane kompatibel > shqiptaret me demokracine perendimore? > > Perse iu hodhem ne preher Kines aziatike, a nuk mund te benim edhe urte e > bute e pa u ndjere si Rumania apo Bullgaria (duke qendruar gjithaq > komuniste, helbete)? > > A MUNDESHIM DOT? > > PO SOT, A MUNDEMI? > > Apo thjesht rrojme per inreci te ngjarjeve, neper vite... > > > > ------------------------------ > Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.<http://us.rd.yahoo.com/evt=51438/*http://www.yahoo.com/r/hs> > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |