Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Sokrat i vuajtur ... safi

bato ipare meacu at yahoo.com
Mon Jan 28 17:03:12 EST 2008


"Contempt of fame begets contempt of virtue"  shkruante Ben Jonson ( jo ai atleti i droguar) para nja 400 vjetesh.
   
  Ne fund te fundit cfare kuptimi ka "mohimi i mohimit te mohimit", kur cdo gje e jotja eshte relative ne raport me shoqerine? Ti je i mire apo i keq, i virtytshem apo i pavirtytshem, i afte ose i paafte, gjeni ose gomar VETEM ne raport me te.
   
  Kjo histori, qe ka nja 6 muaj qe sillet verdalle, si me qene  maja me e larte e Himalajes se moralit njerezor,  me kujton nje film italian me Carlo Verdonen, ku ai luan rolin e nje hipie, i cili nje dite te bukur, tek ecte neper rruget e Firences " vestito come un figlio  da figgeto di papa, senti al improvisto la necessita di metersi al nudo e buttare via i vestit nel Arno. Poi caminando e caminando, quando arriva in un campo, visse una figura venerabile, e si inginocchio davanti a lui, e gli chieda: Maestro? Che devo fare?
  E il Maestro gli disse: love, love, love. E poi la invito di  passare la notte sotto certi cespugli, dove la  protegho tutta la note dai spiriti selvagi che giravano dintorno.
  Babai i hipise tek degjonte gjithe kete pershkrim, iu kthye te birit:
  - E che cazzo e' sta "love, love, love.
  E la zoccholetta, mastichando la gomma, che se voleva gliela poteva sputare in faccia da 3 metri di distanza, gli spiegho: Significa "amore, amore, amore".
   
  Putnam duhet ta kish marre cekun prej 4.5 miljon USD, ta kish kthyer ne te holla, te ish ngjitur ne maje te Big Ben, apo ndonje maje tjeter te larte, dhe ti kish hedhur poshte me shumice, ta vertetonte keshtu praktikishte paftesine e races se njeriut per ide dhe aspirata  me te larta se sa nje cope leter, e cila ne menyre idiote  spjegon mbi te se njere i paguhet pruresit me te pare, e se heren tjeter ajo ka vendosur ta vere te gjithe besimin e vet  tek Perendia.
   
  "Mon pere, le gouffre m`attire, cria Icarus".
   
   
   
   
  Ka nja 5-6 muaj qe flitet mbi mosdenjimi i Perelman-it per tu marre me sishoket e vet dhe me  deshirat e tyre

arben dedja <adedja at hotmail.com> wrote:
  *** AlbClub Discussion List ***



    .hmmessage P  {  margin:0px;  padding:0px  }  body.hmmessage  {  FONT-SIZE: 10pt;  FONT-FAMILY:Tahoma  }    Nje hollesi teknike-bankare: ajo medalja Fields kushton rreth 4 milion dollare, qe  Perelman  i ra me shkelm pa i bere terr syri. Kur e mendon kete te duken rreqethese ato dy-tre fotografi te tijat qe nje udhetar qe e njohu i nxorri para do muajsh ne metrone e Shen Peterburgut, ashtu i gjate, i paqethur, me mjeker ku s'ishte vene dore, rroba te vjetra dhe nje pale atlete gjithe balte. Nuk e vuri re tjetrin kur ia beri fotot i kredhur siç ish ne ato kalkulimet e veta siperane. C'te them tjeter. Ka nje fjale te thjeshte dhe te bukur franceze per kete: chapeau!

Po te biem perseri ne toke, une qe rrnoj ne nje ambjent universitar ketu ne Itali mund te them qe ai eshte shpesh banal. Ajo motoja anglosaksone "publish or perish" e marre ad literam  ben qe shpesh botimet te jene mediokre, metashkencore. Gjeja qe me shkakton me teper bezdi jane disa shprehje qe perdoren neper mbledhje shkencore te bera midis nesh: si ta shesim kete ide; duhet ta sheshim produktin etj... etj. Nje artikull shkencor pra shihet si nje produkt i mireambalazhuar qe duket t'i shitet nje reviste shkencore. Nejse, kete punen e kapitalizmit si nje bote ku, ne fund te fundit, gjithshka shitet kishim arritur ta kuptonim edhe pa e provuar (kapitalizmin). Eshte me siguri kjo ndjenje nganjehere ndohti ndaj shoqerise si treg (qe me shkakton brenda vetes nje ndjenje dyzimi) qe me beri te ulem dhe te shkruaj nje tregim. Titullohet: "Shoqata e shitesve te veçante", (ngjarjet jane transplantuar ne realitetin post-komunist shqiptar - ai me i ashpri). Ndoshta do te kem fatin
 t'ua jap ndonjehere.

Se fundi, fusha e dijeve dhe e kopetencave te mia eshte e kufizuar, por megjithate, duke u kthyer tek mesazhi i Çun Tirone, edhe une kam arritur ta palpoj personalisht faktin qe disa artikuj shkencore, psh, me konkluzione te nje kahjeje dhe jo te nje kahjeje tjeter nuk gjejne vend per publikim ne nje reviste apo grup revistash te caktuare sepse aty "dominojne" pikpamjet dhe jo vetem pikpamjet e nje apo dy grupeve shkencore me prestigj qe nuk lene te kalojne ide te jera. Dhe flitet per revista me impact factor goxha te mire.

Ju pershendes,

Ben Dedja



  
---------------------------------
  Express yourself instantly with MSN Messenger! MSN Messenger ______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

       
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals?  Find them fast with Yahoo! Search.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list