Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Shqiptaret dhe komunizmi:)!

Cun Tirone cun-tirone at hotmail.com
Mon Jan 28 16:29:15 EST 2008


"E c'nuk u tha ne emerin tend o popull!"
Duke vazhduar Sander Prosin, do te thoja:
Eh c'faje te llahtarshme nuk morren persiper ne emrin tend o milet!
Kjo mbase se teorite me magji e magjistare jane shume me cool se teori te thjeshta me te verteta banale, apo se kerkohet te fshihet elefandi mbas gishtit, une nuk i jap dot drejtim.


E cfare pergjegjesie kishte populli per komunizmen. Bile sic thote Vedat Kokona, edhe Enveri vete s'ja kishte idene komunizmes. Nuk eshte rastesi se "komuniste" u bene gjithe ato vende ku nuk shkelen ushtrite aleate. Loja e Stalinit ishte e qarte, shfrytezo rastin, e rrit ekspansionin. Plasi Curcilli i shkrete te hapte frontin e dyte ne Ballkan, po US o nga budallalleku apo nga teperica e zgjuarsise nuk e degjoi.
Aq ishte i vetedijshem populli se c'po ndodhte saqe partia komuniste doli nga ilegaliteti me 47-ten!

T'i shkoje mbas Hrushovit do te thoshte qe Verua te linte, larg qofte, fronin mbreteror. Dhe kuptohet, duke ndjekur deshiren e popullit, e beri hasha palacon si revizionist.

Po ashtu me Kinen. Populli nuk i donte rreth 10 biliard $ qyl nga Kina, por e kishte marre madhi per bar. Dhe Verua, prap nuk ja prishi qejfin. Puna eshte se Kina po modernizohej, dhe kjo po behej nga koka. Maos nuk kishin c'ti benin, se ishte ne dynjane tjeter, po te shoqen ja bene rrezil. Po Verua qe nuk do vdiste kurre, c'te bente? Prandaj, degjoi prap popullin.

Dhe per demokracine, ashtu thoshte dhe Alia, nuk jeni gati, me lini mua t'ua mesoj, se s'me dolen 50 vjet.

Dhe keto bandat e hajduteve keta 17 vjet, fajin prap atij qen populli ia vene. Dhe kane vertet te drejte, kur qeni nuk terbohet e t'i bej copa.

Ajo demokracia, sidomos ajo safi, dmth perendimore, shume mitizohet. Po nuk eshte aq e nderlikuar e shkreta. Ca rregulla te ndjekura me shkopin e policit eshte. Marifeti eshte qe fik-hypsit te duan popullin e vet, te vene rregulla te mira, e t'i zbatojne per te gjithe, me DRU. Perndryshe, dobici i fajit prap popullit do t'i mbetet.


Çun Tirone







> Date: Mon, 28 Jan 2008 08:32:25 -0500
> To: Alb-Club at alb-net.com
> From: fmyrtaj at sympatico.ca
> Subject: Re: [AlbClub] Shqiptaret dhe komunizmi:)!
>
> *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
>
> As qe e paske lexuar At Zef Pllumin: ai mendon e shpreh krejt te kunderten
> e asaj qe deduktove ti, miku yne!
>
> Edhe per prishjen me sovjetet dhe rregullimin me kinezet, ia hidhke fajin
> shqiptareve te padhunti integruese?!
> Kjo eshte per te qeshur dhe, per mua, e papritur ta lexoja siper
> nenshkrimit tuaj,
>
> sinqerisht,
>
> Faruk Myrtaj
>
>
>
> On Mon, 28 Jan 2008 05:24:48 -0500, Pseudonim NgaHalli
> wrote:
>
>> *** AlbClub Discussion List ***
>>
>>
>>
>
>
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

_________________________________________________________________
Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix".
http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx


More information about the Alb-Club mailing list