Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Sokrat i vuajtur ... safi

Ardiani ardian582 at gmail.com
Mon Jan 28 11:44:40 EST 2008


Tatjeta Tironc,

ku muj m'e gjete ate esene e Alekos, sepse jam i interesuem m'e lexue?
Qysh u transmetue ktu, ai thote qe punishtja e shkences asht e mbyllun
per publikun, gja me t'cilen syn pajtohem. Shkenca asht e hapun, por
vet natyra e saj asht e atille qe n'ate punishte s'casjen te tane,
sepse lyp mund e ka telashe. Per dallim prej artit, ku secili mundet
me u duke si artist a shijues, apo prej vepres artistike, ku tyrlifare
kici, shundi, berllogu, skice, tentative, papjekurine, dembelie, a
deliri, lejue prej des gustibus non est disputandum, n'shkence lypset
rezultat e saktesi, pengesa qe ndalojne shumekend me i hy punishtes.

I lumte Perelmanit, sepse me t'vertete asht devalvue botimi shkencor
si veprimtari prej klaneve t'botimeve e financimeve. Problemet e
vetereferimeve, vrapimi mbas impact factor-it, e jo mbas temes
shkencore, renditja e numrit t'botimeve, pa u fokusue n'problemin e
zgjidhun, me t'vertete po m'pengon. Shpresoj qe e fiton ai ket beteje
per mue.

Problemi i luftes me establishmentin n'shkence s'asht i ri. Qysh
n'fillim, Njutoni e Huku jane perla per ate se cili e ka gjete ligjin
e gravitetit. Njutoni, si nji burre i vertete shkence, ka bo fjale
edhe me Lajbnicin per njehsimin infitezimal. E permenda edhe ma heret
rastin e Bolcmanit qe u desht me ba vetevrasje se njerzit s'i zajshin
bese atomit t'tij. Por, mbi t'gjitha m'prek rasti i Stukelbergerit
(Ernst Carl Gerlach Stueckelberg, Baroni Kryezot i Perandorise
s'Shejte Romane t'Kombeve Teutonike t'Brajdenbahut n'Braidenshtajn e
Melsbah, profesor i fizikes s'grimcave elementare n'universitetet e
Gjeneves e Luzanes). Ky i ka zgjidhe tri probleme t'fizikes, per
t'cilat tjeterkush i ka marre Cmimet Nobel. Me nji interviste ka thane
"ne rrnojme shume gat".

Sa per shoqnine, ajo e do masen, gjethcka me mase, edhe mencunia, edhe
ndershmenia, edhe budallakia, edhe hajnia.

Tana t'mirat,
Ardiani

Shtese: analize ligjit t'Hukut per gravitetin:
Sa ma shume qe largohemi prej Tokes, graviteti i saj bahet gjithnji e
ma i dobet. Por, t'supozojme t'kunderten, le ta marrim qe bahet ma i
forte. A kish mujte Hana m'u sjelle rreth Tokes n'orbite? Nese po,
nese nji sistem i tille planetar kish me qene i mundshem, ku kish m'e
pase qendren Dielli?


More information about the Alb-Club mailing list