| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Sokrat i vuajtur ... safiarben dedja adedja at hotmail.comMon Jan 28 07:13:18 EST 2008
Nje hollesi teknike-bankare: ajo medalja Fields kushton rreth 4 milion dollare, qe Perelman i ra me shkelm pa i bere terr syri. Kur e mendon kete te duken rreqethese ato dy-tre fotografi te tijat qe nje udhetar qe e njohu i nxorri para do muajsh ne metrone e Shen Peterburgut, ashtu i gjate, i paqethur, me mjeker ku s'ishte vene dore, rroba te vjetra dhe nje pale atlete gjithe balte. Nuk e vuri re tjetrin kur ia beri fotot i kredhur siç ish ne ato kalkulimet e veta siperane. C'te them tjeter. Ka nje fjale te thjeshte dhe te bukur franceze per kete: chapeau! Po te biem perseri ne toke, une qe rrnoj ne nje ambjent universitar ketu ne Itali mund te them qe ai eshte shpesh banal. Ajo motoja anglosaksone "publish or perish" e marre ad literam ben qe shpesh botimet te jene mediokre, metashkencore. Gjeja qe me shkakton me teper bezdi jane disa shprehje qe perdoren neper mbledhje shkencore te bera midis nesh: si ta shesim kete ide; duhet ta sheshim produktin etj... etj. Nje artikull shkencor pra shihet si nje produkt i mireambalazhuar qe duket t'i shitet nje reviste shkencore. Nejse, kete punen e kapitalizmit si nje bote ku, ne fund te fundit, gjithshka shitet kishim arritur ta kuptonim edhe pa e provuar (kapitalizmin). Eshte me siguri kjo ndjenje nganjehere ndohti ndaj shoqerise si treg (qe me shkakton brenda vetes nje ndjenje dyzimi) qe me beri te ulem dhe te shkruaj nje tregim. Titullohet: "Shoqata e shitesve te veçante", (ngjarjet jane transplantuar ne realitetin post-komunist shqiptar - ai me i ashpri). Ndoshta do te kem fatin t'ua jap ndonjehere. Se fundi, fusha e dijeve dhe e kopetencave te mia eshte e kufizuar, por megjithate, duke u kthyer tek mesazhi i Çun Tirone, edhe une kam arritur ta palpoj personalisht faktin qe disa artikuj shkencore, psh, me konkluzione te nje kahjeje dhe jo te nje kahjeje tjeter nuk gjejne vend per publikim ne nje reviste apo grup revistash te caktuare sepse aty "dominojne" pikpamjet dhe jo vetem pikpamjet e nje apo dy grupeve shkencore me prestigj qe nuk lene te kalojne ide te jera. Dhe flitet per revista me impact factor goxha te mire. Ju pershendes, Ben Dedja _________________________________________________________________ Express yourself instantly with MSN Messenger! Download today it's FREE! http://messenger.msn.click-url.com/go/onm00200471ave/direct/01/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |