Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Sokrat i vuajtur ... safi

Cun Tirone cun-tirone at hotmail.com
Mon Jan 28 00:38:14 EST 2008


Duke qene se s'kemi lindur dje, te gjithe e dime dhe e pranojme
simbiozen ne shkalle te ndryshme te Sokratit te vuajtur me derrin e
kenaqur.

Megjithate ka dhe raste ekstreme. Jo te derrit te gezum, se ato jane
norma, por te pjeses tjeter te balances.

Nje rast shume i vecante, eshte ai i matematicienit rus Grigori
Perelman. Perelman eshte bere tashme i famshem per zgjidhjen e nje
nga problemave me te veshtira te matematikes, Poincaré conjecture.
Ky problem i zhvilluar nga Poincaré, ka mbi 100 vjet qe i le pa
gjume matematicienet e gjithe botes.

Pa hyre ne hollesi teknike, aq me shume qe as vete nuk jam i kesaj
fushe, mbasi Perelman e zgjidhi problemin, me tej ai nuk e botoi ne
ndonje reviste, sic eshte zakoni, por e vendosi ne Internet. Cudite
vazhdojne. Perelmanit per kete pune iu akordua Fields Medal (2006),
ekuivalenti i cmimit Nobel per matematiken. Por cmimi u refuzua. Me
tej u refuzua nje cmim tjeter nje milion $ nga nje fondacion ne
Boston, qe kishte si kusht publikimin e zgjidhjes perkatese ne nje
reviste. Perelman gjate nje xhiro vizitash ne universitetet me me
emer te US, per te prezantuar zgjidhjen e tij, refuzoi pa iu dridhur
qerpiku oferta pune qe u behen vetem Nobelisteve. Dhe se fundi
Perelman dha doreheqjen dhe nga instituti shkencor ku punonte ne
Rusi.

Cila eshte arsyeja e kesaj sjedhje, ne pamje te pare prej te
krisuri. Perelman eshte i bindur se komuniteti i matematikanteve
eshte i korruptuar, dmth publikimet, cmimet etj behen me mik. Kete
ai e ka hequr ne kurriz kur nuk ishte i famshem dhe e denancon duke
shfrytezuar famen e tij.


Fatkeqesisht, kjo eshte nje anet e shemtuar te shkences, pra ana
njerezore e saj ku derrat e kenaqur gelojne, dhe e mbajne me kujdes
kete sekret fshehur publikut. Dhe ne pergjithesi jane te suksesshem
ne kete lloj operacioni kozmetik, pervec rasteve te rradhe si ky i
Perelmanit.

Para ca kohesh lexova nje ese' te Aleko Minges. Por ata qe s'e
njohin Aleko eshte nje nga profesoret me te respektuar te
matematikes ne Shqiperi, por dhe me nje dhunti te shkruari. Eseja
krahasonte punishten e shkencetarit me ate te artistit. Punishtja e
ketij te fundit eshte e hapur, pra vezhguesi sheh gjithe perpjekjet,
modelet, cfilitjet, etj. qe kane cuar tek kryevepra. Kurse punishtja
e shkencetarit eshte e mbyllur per publikun. Shume rradhe merren
vesht deshtimet, nderlikimet, hallet qe kane ndodhur para zbulimit
qe ka merituar Nobelin.


Per ta mbyllur me historine e Perelmanit. Natyrshem te vjen pyetja,
kur shoqeria konsideron ndershmerine cmenduri, cfare dreq shoqerie
eshte kjo.


Çun Tirone


_________________________________________________________________
Connect and share in new ways with Windows Live.
http://www.windowslive.com/share.html?ocid=TXT_TAGHM_Wave2_sharelife_012008


More information about the Alb-Club mailing list