Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] California dreamin'

Ardiani ardian582 at gmail.com
Sun Jan 27 21:00:50 EST 2008


Tatjeta klub,

e pashe filmin California dreamin'. Nji grup amerikanesh shkojne m'e
ba nji pune per t'cilen s'kane haber, dmth shpetimin e popullit
t'Kosoves, e rruga i qet kah Rumania, plot me frustracione, telashe e
shpresa. Filmi asht i mbushun plot me personazhe, secili ma
tredimenzional se tjetri, pervec amerikaneve dydimenzionale,
dyngjyresh, bash si neper filma. Shefi kokederr i stacionit t'trenit
ka hesape t'paperfundume me Ameriken, sepse ajo s'ka ardhe m'e pshtue
prej pushtimit gjerman n'fillim, e rus n'vazhdim. Perderisa n'fillim
telashet e shefit kokederr me amerikanet jane telashe edhe per
kryetarin e katundit, shpejt situata ndrrohet e ky i fundit e sheh
mundsine me fitue dicka, permes largimit t'shefit kokederr, me ndihmen
amerikane, e cila tentoi nji revolucion pas nji vonese 60 vjeqare.
Edhe cikat e katundit e pane mundsine me ike me amerikane drejt nji
jete ma t'mire. Edhe njifare shefi i njifare reparti t'njifare fabrike
e pa mundsine m'e organizue nji greve t'suksesshme. Edhe ushtaraket
rumune e pane mundsine me hanger e me pi e me festue.

Datat qe jepen n'fillim t'filmit nuk m'lane me ju shmange pyetjes se
cka kam qene tue ba kur kjo ngjarje ka qene tue ndodhe. Meqe ky film e
ka si personazh t'terthorte Kosoven, kjo pytje fiton edhe ma shume
n'peshe.

Film i mire, jete mozomakeq.

Tana t'mirat,
Ardiani

Edhe nji koment, tash teknik: regjisori, tue dashte m'e krijue
atmosfere sa ma reale, tue dashte me kallxue qe asht ka ban film
dokumentar, e jo artistik, shumicen e filmit e ka xhirue me kamere
n'dore. Mu duk qe e ka teprue pak, se dhimbten e krese ma ka que. Paj,
dhimbta e krese teme s'asht kriter per vlersim, po thashe t'ju
kallxoj, nese e shihni filmin, lidhni rrypat. S'e di pse e bani ate,
kur ato karaktere t'atij katundi ishin aq egzotike, e aq t'afert
njikohsisht, se asi tipa gjen n'cdo rruge t'Ballkanit, sa qe forcimi
n'dokumentarizmin e filmit ish i tepert. Shto ktu edhe pjesen bardh e
zi per ngjarjet gjate luftes s'dyte botnore-klishe e teprume.


More information about the Alb-Club mailing list