Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Komunizmi: mentalitet apo thjeshte periudhe historike.

Pseudonim NgaHalli ngahalli at yahoo.com
Fri Jan 25 06:53:32 EST 2008


Te dashur klubas,
   
  kam bindje te plote tanime, bindje te shprehur edhe me pare si ne klub edhe gjetiu, se periudhes se kominizmit ne Shqiperi nuk mund dhe nuk duhet ti njohim asnje aspekt pozitiv. Jam koshient per kete forme radikale te nihilizmit, por e bej kete me bindje te plote te bazuar mbi arsyen.
   
  Ai regjim pati kaq shume te keqija, po vertet kaq shume (per mendimin/zgjedhjen time e keqja superiore nuk ishte varferimi ekonomik por degradimi moral i nje populli te tere) sa qe edhe ne eventualitetin (e pranueshem) se ka patur elemente episodike pozitive, keto elemente duhet te mos merren ne konsiderate (madje duhen zhbere me kunderargumenta) ne menyre te qellimshme per dy arsye:
   
  se pari, sepse ne nje regjim ku cdo dinamike e jetes se gjalle (madje edhe te vdekur) ishte nen kontroll te plote te dogmes dhe implementuesve te saj bastarde e kriminele, kam bindjen qe "pozitivja" ne fjale ka qene e miremenduar ne funksion te regjimit (f.v elektrifikimi ne funksion te propagandes permes radios e tv, shkollimi masiv gjithashtu, etj) dhe,
   
  se dyti, sepse cdo tendece per zbutje te panorames dramatike te sistemit te lene pas rrezikon thelbesisht konceptimin qe brezat e rinj do te kene per te, pasi perjetimi i tyre mbi kete sistem realizohet permes "te thenave, e te lexuarave" (pra jo si nje eksperience e dpd vetjake), situate qe ne analize te fundit mund te coje (ndoshta e ka bere:(! ) ne indiference te ketij brezit ndaj gabimeve historike. 
   
  Thone se historia perseritet; natyrisht une nuk jam as naiv e as i lene mendsh qe te frikesohem nga rikthimi i komunizmit ne variantin e tij enverian ne Shqiperi, por ketu pastaj e gjej veten ne pragun e nje tjeter diskutimi, qe une e deshiroj dhe do kisha interes te madh te hapej ne alb-club: c'ishte ne realitet komunizmi made in Albania?
   
  Jam duke lexuar "Rrno per me tregue" te te perndriturit At Zef Pllumit dhe nuk i lejoj vetes asnje konkluzion personal si deduksion i kujtimeve te tij, pasi me bindje u qendroj atyre te vete At Zefit.
  Ne mese njehere - me vjen keq pasi nuk i riprodhoj dot me saktesi fjelet e tij, nuk kam as librin ketu ndersa shkruaj kete postim, - At Zefi thote apo le te kuptohet se komunizmi shqiptar ishte nje kafshe mutande pertej grupit te vet (gjithaq shtazor, sidoqofte). 
   
  Per cfare komunizmi behet fjale, kur kete e zbatonin shqiptare (ketu kupto/kujto nje teresi vesesh e mangesish qe na bejne ne njefare menyre te vecante - natyrisht trashegimi e rrethanave historike te caktuara qe na rane per pjese)?
   
  Si gjithmone kritik ndaj bashkekombasve te mij, une mendoj (Zoti me ndihte duke me nxjerre te gabuar) se pjesen e egersise se shtuar tek varianti yne i komunizmes me duhet tja faturoj pikerisht (mos)kultures sone kombetare, asaj qe ishte, e qe fatkeqesisht pak ka ndryshuar.
   
  Ne kete kontekst, duke u rikthyer tek denimi i komunizmit dhe mohimi radikal i cdo aspekti te tij, une mendoj se "lehtesira" ne denimin e tij mund te legjitimojne fenomene te asaj periudhe edhe ne kapitalizmin tone "demokratik".
   
  Ndersa, duke i bashkengjitur ato menyra sjelljeje e mendimi (te cilat eshte e pamohueshme qe jane te pranishme shpesh edhe sot si ne marredheniet individ - shtet e vice versa ashtu edhe ne ato individ - individ) me sistemin komunist dhe duke e denuar ate totalisht dhe ne menyre te hapur, publike e te vazhdueshme, me pak fat ne mund te krijojme nje mjedis te favorshem per purifikimin (brenda hapesirave te mundshme) ne krye te heres te politikes (pasi eshte me ne qender te vemendjes) dhe pastaj edhe te qytetarit te ri shqiptar.
   
  Ju pershendes,
  NgaHalli
   
  PS - kujtoj nje fragment nga vepra e sipercituar, kur nje ish-komunist i rene ne burg i thote me pendese At Zefit se (perifrazoj) "ne e beme kaq lemsh kete vend, saqe brezave te ardhshem nuk ka cu duhet me, pasi do te duhen nja 50 vjet qe te vije ne rruge te drejte".

       
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals?  Find them fast with Yahoo! Search.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list