| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Ah, kjo e mallkuar nostalgji!Ulysse ulyssed at wanadoo.frFri Jan 25 06:38:52 EST 2008
Problemet e Shqiperise sot nuk jane rezultat i 17 viteve te demokratizimit, por jane rezultat i 45 viteve te diktatures enveriste. Sot po korrim ate qe u mboll pergjate ketyre 45 viteve ne te gjitha fushat, aq me shume ne ate politike e demokratike. Shoqeria e sotme shqiptare, me pushtetaret e saj nuk ka lindur ne vitin 1991 (vit i renies se komunizmit), sic duan ta vecojne disa duke u munduar te gjejne dicka « pozitive » per periudhen para vitit 1991, dicka « pozitive » per prinderit e pushtetareve (kupto komunizmin) dhe sistemin qe ata perfaqesonin. Demi ka qene aq i madh, aq i madh sa sot po i paguajme te gjitha. Duhet ti kujtojme atyre qe gjykojne akoma nen ndikimin e universiteteve komuniste, se Shqiperia nuk filloi nga zero me 1944-n, intelektualet e asaj kohe kishin mbaruar te gjithe ne universitetet perendimore, por per 2-3 vjet (vrasje, burgosje, internime), « prinderit-fshatare » e zerosen Shqiperine duke rrafshuar dhe ato pak institucione demokratike. Nese qahemi sot duke kritikuar « bijt e prinderve», e keqja vjen pikerisht nga prinderit qe rrafshuan gjitheshka te qendrueshme. YD
More information about the Alb-Club mailing list |