| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Tjeter muhabetCun Tirone cun-tirone at hotmail.comFri Jan 25 00:04:55 EST 2008
Ardian, Une e kisha fjalen qe problemet e shqiptareve me shkollen e me shkencen nuk kane ngaterresa fetare. Por kjo s'do te thote qe s'kane probleme. Jam dakord me ty se sot shkolla e shkenca jane ne nivele te ulta ne Shqiperi. Por megjithate deshira per shkolle e miletit nuk mungon. Eshte tipike per shqiptaret te bejne dhe sakrifica per te shkolluar femijet edhe ne vende te perparuar, bile me shpenzimet e tyre. Une mendoj se shkolla e shkenca do mbeshtetje. Rezultate shkencore mund te arrihen edhe nga heremite, por kjo nuk eshte tipikja. Shkolla e shkenca ndihmojne perparimin e vendit kur ato behen ne menyre sistematike dhe masive. Nje shembull per tu ndjekur eshte India. Baballaret e saj paten zgjuarsine te investojne ne shkolla e universitete, edhe kur mileti vdiste, apo vdes akoma urie. Dhe rezultatet duken sot. IIT-te e famshme indiane, nuk i lene gje mangut modelit te tyre MIT. Gjithashtu masivizimi i arsimimit ka bere qe India te behet superfuqi ne IT, teknologji dhe ekonomi. Si rrjedhoje, vendi po perparon shpejt e jata e njerezve po permiresohet. Pra edhe tek ne, duhet qe klasa drejtuese te kete zgjuarsine, largpamesine, e mbi te gjitha dashurine per popullin e vet, per te investuar e ndihmuar shkollat e universitetet. Edhe levizja e fundit per shkrirjen e akademise me universitetet mbi kete premise u nis, por kam frike se do perfundoje lemsh, si gjithmone. Une kam shume lidhje me shoke e miq ne universitetet e Tiranes. Disa prej tyre vertet bejne nje pune shume te lavderueshme, perfshire botimet, edhe ne ato kushte qe jane. Duhet me qene realiste, shkenca do pasion, po nuk behet dot duke vdek vete apo femija urije. Edhe ne bote ka shume fusha te tjera qe te bejne me te pasur se shkenca, megjithate ata qe merren me shkence sigurojne nje jetese jo te keqe. Si rrjedhoje, universitetet duan nje reforme te thelle, ku robt te mund te bejne konkurence, e te vleresohen ne baze te arritjeve e impaktit. Kam frike se klasa ekzistuese politike nuk do ta lejoje te behet nje reforme e tille. Me shume se nga injoranca, per faktin se duan te kene cdo gje nen kontrol per ta mjelur, perfshire dhe universitetet. Teknologjia nuk ka per t'i ule ritmet ndonjehere. Perkundrazi, do shpejtohet gjithnje e me shume. Puna eshte te jesh gati e i zoti ta ndjekesh. Apo te jesh ne stacion kur te vije treni. Dhe kjo behet me shkolle e shkence. Sa me mire ta besh kete, aq me lart je ne food chain te globalizmit. Gjithe te mirat, Çun Tirone > Date: Fri, 25 Jan 2008 12:40:21 +0900 > From: ardian582 at gmail.com > To: cun-tirone at hotmail.com > Subject: Re: [AlbClub] Tjeter muhabet > CC: alb-club at alb-net.com > > Tatjeta Tironc, > > feja e shkenca, si praktike, se po m'kcen kush n'qafe e po m'pisket > per konvergjencen eventuale t'tyne n'cashtje qe i shtjellojne, po > deshmohen si gjana jokompatibile, e kjo natyrisht qe s'vlen > ekskluzivisht per muslimanizmin. I permend edhe Hoodbhoy problemet e > pergjithshme fe-shkence, si psh kreacionizmin, hulumtimet per qelizat > ame, ufot e scientologjine, e si kto. Kto probleme s'hasen nder > shqiptare, jo pse kta jane ma t'mencem, por se nji komponente e dyshes > qe duhet per duel mungon, s'ka shkence. N'fakt, nji fije shkence asht > ba, ajo per gjuhesine, e kjo e ka dyshin kundershtar, bindjen fetare > kisha me e quejt, per pellazgnine a etruskine, a qysh me i qujt kto > delire, t'popullit shqiptar. Por, ka edhe probleme qe i hasim edhe > n'bote, si psh djemte e vajzat me ferexhe n'shkolle. Mirepo, kto ma > teper jane probleme me konvenca shoqnore, se sa me rezultate qe i jep > shkenca. Per shqiptarin, puna se a ka ardhe njeri prej majmunit a prej > lloqit asht shume e parandsishme edhe ai i pershtatet cilesdo > pergjigje. > > Do dilema qe i ngreu Hoodbhoy, e qe m'duken qe jane plotsisht > legjitime edhe per univesritetet shqiptare jane ato rreth qendrimit, > qasjes, e mentalitetit ndaj shkences e ditunise. Shqiptaret e kane > dashte dijen, msusi ka qene figure e mire. Por sot s'asht, sot shihet > si nji qyqar qe menxi e lidh muejin me muej. Pastaj, Hoodbhoy thote qe > pasunia s'asht zgjidhje e problemit, e kjo qon te nji shqyrtim qe > duhet ba edhe nder shkolla shqipe. Ankohen njerzit qe s'ka internet, > s'ka laboratore, s'ka parapagime n'revista, s'ka mjete. Mirepo, a ka > shenja qe po i paten kto gjana, rezultatet s'kane me mungue? Mos jemi > sukur arabte, edhe me pase pare s'qesim gja n'drite? Ka shembuj qe > njerzit bajne pune t'madhe edhe pa u kyce n'institucione. Po i > permendi vetem dy: nja asht ai i Barbour-it, i cili punon me hipotezen > qe koha nuk egzison. I dyti asht ai i Lisi-it, i cili edhepse > instruktor surfi e skijimi, e perpiloi nji teori t're per gjithckane, > e e cila e pret testin eksperimental vitin tjeter. Kta individe jane > rrite n'ambijent ku pelqehet e mundsohet mendimi shkencor, e per ma > teper edhe vlersohet, prandaj mujne me perpilue ksifare teorina. Une > mungesen e ambijentit t'pershtatshem e shoh si problem t'madh. Sikurse > qe thote edhe Hoodbhoy, edhe ai fmija qe shet cigare rruges sot asht > ba me telefon mobil, mirepo une s'e di se sa asht n'gjendje m'i > shfrytzue t'mirat qe teknologia ja ka ofrue. Paj, tek e fundit, ky > asht problem global, nji profe m'thote qe duhet me ja ndale pak turrin > teknologjise, se njerzit s'kane takat m'i absorbue kta qe vec asht. > > Sidoqofte, per mue asht e dhimbshme qe sot te na, njerzit shkojne > n'shkolle per me marre (ose ble) diplome e me hi n'pune, jo per me > msue. > > Tana t'mirat, > Ardiani _________________________________________________________________ Connect and share in new ways with Windows Live. http://www.windowslive.com/share.html?ocid=TXT_TAGHM_Wave2_sharelife_012008
More information about the Alb-Club mailing list |