| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] nxitimi i arsyes dhe mendjemadhesia e kohesCun Tirone cun-tirone at hotmail.comThu Jan 24 22:55:39 EST 2008
Nuk po flisnim per historine e universiteteve e te shkences, por si jane SOT. Sic e thashe, edhe sot ka universitete katolike, po ku shkenca valon e lire, pa ja varur shume Bibles. Dhe jo per gje, po se Bibla as eshte, e as ustallaret e saj nuk pretendojne te jete shkence. Divinity schools jane aty, po Science schools jane te pavarura prej tyre. Ky eshte thelbi. Sot eshte FAKT se shtetet e perparuara jane laike. Dhe ligjet, pavaresisht origjines, i jane pershtatur kohes. Provo te shkelesh ligjet ne fuqi, e me tej te mbrohesh me Biblen, psh duke cituar "sy per sy." Edhe fetari i flakte qofte gjyqtari, do te te rrasi brenda me kodin penal ne fuqi. Po diskutohej pse ne vendet islamike shkenca ka mbetur mbrapa. Dhe pikerisht ne keto vende kjo pershtatje apo gjetje e vendit te fese ne kohen tone ka munguar. Per mua e shume te tjere, ka apo s'ka zot eshte ceshtje personale, pavaresisht se c'mendon ti apo te tjere. Do te kishte kuptim te behej me vota nqs besimi im do te kushtezohej nga besimi yt. Po nqs ke hapur ndonje liber feje, zor se te ka shpetuar se besimi eshte personal, nuk behet fshatce. Kush po merr mundimin te te mbushi mendjen or ti shoq, aq me shume me zor? A s'beson dhe ne xhinde, me ose pa brire! Çun Tirone ________________________________ Date: Thu, 24 Jan 2008 16:40:35 -0800 From: meacu at yahoo.com To: alb-club at alb-net.com Subject: [AlbClub] nxitimi i arsyes dhe mendjemadhesia e kohes ..."Pra qe t'i bie shkurt, paveresisht nese besojme apo jo, feja duhet te jete nje ceshtje personale e robit e te mos ngaterrohet me shtetin, politiken, shkencen, universitetet, e keshtu me rradhe. Perndryshe, po u qeverise germe per germe me ligje qe jane shkruar ne lashtesi apo mesjete, aty do ngelesh. ..." Nuk duhet harruar lehtesisht se thuajse te gjithe universitetet e para ne Europe ( e si rrjedhim, ne bote) u krijuan, financuan dhe u mbeshteten nga kisha katolike. Nga 81 universitete ne shek. 11-12, 33 ishin universitetet katolike dhe 20 te tjera ishin nen influencen mbreterore te princerve te ndryshem, por te aprovuara nga Selia e Shenjte. Edukimi ishte liberal, dhe vetem mbas 4 vjeteve te para, po te kishe vokacionin, vazhdoje per disa vjete te tjera studimet per doktorate ne teologji. Ne 4 vjetet e para, lended qe studioheshin, simbas karakterit te universitetit ishin te tilla si gramatika, retorika, logjika, arithmetika, gjeometria, astronomia,muzike e te tjera (take a guess what authors were studied). Ne universitetet e specializuara ne studimin e ligjit, baza e ketij studimi ishte e drejta e Justinianit dhe jo ligji Kanonik. Universitete te medha te sotme si puna e Harvardit, Yale apo Princton kano akoma ne mes tyre te ashtuquajturat "divinity schools" Sa per qeverisjen germe per germe me ligje qe jane shkruar ne lashtesi, asaj nuk i shpetohet dot, sado i madh dhe i holle te behet ekrani i televizorit. Corpus Juris Civilis, ose kodi i Justinianit mbetet baza e te drejtes civile qe eshte baza legale e funksionimit te te shume shoqerive. U shkrua andej nga shek. 4, dhe s`eshte tjeter vecse permbledhje e ligjeve dhe vendimeve ligjore ca edhe me te vjetra se sa ajo kohe (megjithese goje te liga thone se Justiniani nuk urdheroj shkruarjen e kesaj permbledhje se kish shume mend, por sepse kish me shume inat se sa mend, inatin duke e pasur me mbreterit e vegjel te gotheve, te cilet e shkruan kodin e tyre ( by the way, way more progresiv than Corpus Juris) para mbretit te madh te Bizantit). Fanatike jane te gjithe ata qe mundohen t`u mbushin mendjen njerezve me zor. Une them se ne lidhje me pohimin se a ka Zot apo jo, e mira do te ishte qe perfundimi te arrihesh ne baze votash. Mundesisht te fshehta Cun Tirone wrote: *** AlbClub Discussion List *** Ardian, Edhe mua me vijne per shtat keto muhabetet tona "shkencore." Mjaft mo u fryme me pollitike! Une mendoj se thelbi i problemit te vendeve muuslimane me shkencen, universitetet dhe vete zhvillimit, fillon qe tek percaktimi i tyre si "vende muslimane." Apo thene ndryshe nga roli qe i kane lene fese, si force dominuese. Nuk eshte pune se eshte fe islame, po se eshte fe, pra dogme. Edhe sikur ta marrim se keto fe apo mesimet e tyre i paskerka cuar vete Zoti, atehere per konseguence duhet pranuar se na paskerka dhene dhe trute per t'i perdorur, dhe jo vetem per te lexuar Kuranin apo Biblen. Pra qe t'i bie shkurt, paveresisht nese besojme apo jo, feja duhet te jete nje ceshtje personale e robit e te mos ngaterrohet me shtetin, politiken, shkencen, universitetet, e keshtu me rradhe. Perndryshe, po u qeverise germe per germe me ligje qe jane shkruar ne lashtesi apo mesjete, aty do ngelesh. Fanatike nuk kane vetem muslimanet, por edhe fete e tjera. Por, perendimi nuk para ja var shume fanatikeve te vet. Papa flet perdite, por nuk eshte se robt mbajne frymen ta degjojne, e aq me pak ta zbatojne. Po ashty edhe US ka fanatike sa te duash, por US ben dhe investime kolosale ne shkence. Para ca kohesh vizitova nje mikun tim ne nje universitet katolok me shume emer. Megjithse nuk jeme te biologjise, e pyeta mikun nese administrata katolike ngaterrohej me studimet ne kete fushe, perfshire evolucionin, etj. As qe do t'ia dije fare - me tha. Pra vendet muslimane challenge-n e kane me vehten e tyre. Duhet t'i japin vendin qe i takon fese ne kohen tone. Rikujtimi i lavdive te dikurshme mbase vlen vetem per te treguar se ne ato kohe feja e tyre ka qene me liberale. Dhe at aduhet t'i vene gishtin kokes per sot a neser. Pavaresisht problemeve qe ka Shqiperia, fale zotit apo natyres, dominimi i fanatizmit fetar nuk ka qene e nuk eshte nje prej tyre. Problemi yne eshte te gjejme ca burra e gra, qe s'e kane menjen vetem me vjedh, e t'i hapin rrugen zhvillimit, edhe te shkences e universiteteve. Modelet per keto pune nuk mungojne. Por duhet "sakrifica" per t'i patur ca me te lehta llogarite ne Zvicer ne fund te kolltukut. Çun Tirone > Date: Wed, 23 Jan 2008 10:50:36 +0900 > From: ardian582 at gmail.com > To: alb-club at alb-net.com > Subject: [AlbClub] Tjeter muhabet > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > Tatjeta klub, > > e lyp rendi e bontoni, por edhe mue m'bahet qejfi, me ju falenderue > per ket bisede, e cila m'pelqei shume, edhepse, qysh po doket > ashiqare, te tane po dalim prej bisedes me t'njajtat qendrime me > t'cilat edhe hyme. Shpresoj qe i kthehemi apet. > > Me e ruejt materialin, dmth fiziken, por me e ndrrue komplet thelbin, > pra, me preke probleme ma shume t'ksaj bote, po ju ftoj m'e lexue > shkrimin Science and the Islamic world—The quest for rapprochement, > shkrue prej Hoodbhoy. E gjeni te http://tinyurl.com/2yywoa . Shkrimi > ban fjale per gjendjen e studimeve ne vendet islamike, sic thote edhe > vet autori n'fillim, asht tentim me ju pergjigje pyetjes se pse vendet > islamike, perkunder pasunise s'madhe materiale, numrit t'madh > t'popullsise, e tradites s'mire, sot asht i ckucun, i cangazhuem prej > studimit shkencor? Komentet qe Physics Today i ka botue ndaj ktij > shkrimi jane te http://tinyurl.com/2xo7xz . Asht shkrim ku > universitetet shqiptare mujne me e gjete vehten, jo vetem se edhe > Shqipnia asht antare e Konferences Islamike, por edhe se gjendja e > shkollimit e mentaliteti shqiptar ka afersi me ate t'cilin e ka > shtjellue Hoodbhoy. > > Tana t'mirat, > Ardiani > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix". http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ________________________________ Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search. _________________________________________________________________ Climb to the top of the charts! Play the word scramble challenge with star power. http://club.live.com/star_shuffle.aspx?icid=starshuffle_wlmailtextlink_jan
More information about the Alb-Club mailing list |