| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Armiqtë hapin zemrat - vazhdimDritan68 at aol.com Dritan68 at aol.comThu Jan 24 21:31:01 EST 2008
In a message dated 1/24/2008 2:24:00 P.M. Central Standard Time, kokonozi at gmail.com writes: E kuptoj, ne kushtet e mungeses se tmerreshme te proteinave, per kombin tone kjo periudhe duhet zgjtaur pak, por me tej, kushdo qofte nje here duhet te bente ate pyetje qe benin edhe te krishteret e pare, per te mos qene larg temes se kaluar, pra: cfare kishte me pare ose cfare do te ndodhte po te mos zgjidhnim komunizmin si, ideologji, fe shteterore? DK Reagimet e disa disleksikeve qe dine e shkrim e kendim po nuk dine te lexojne i prisja po nga reagimi juaj jam zhgenjyer pak.Fraza qe perdora pak a shume ishte:te pakten prinderit e tyre ndertuan dicka keta s'kane bere asgje.medemek po qeverisin me keq se prinderit e tyre.Nuk e di se cila pjese e ketij mesazhi te ben ty dhe te tjereve te beni keto diskutime bajate te stilit te mbledhjeve te Frontit ne lagje.Atehere te kryqezonin po te vije ne dukje ndonje ane pozitive te regjimit te Zogut.Me ben nje pyetje hipotetike per te cilen e kam veshtire te spekulloj sepse historia nuk behet me "sikure".C'kishim para komunizmit?Me aq sa kam lexuar kishim nje klase politike e cila kishte ekzaktesisht te njejtat vese qe u pershkruan ketu per ate te sotmen.c'do te ndodhte po te mos kishim zgjedhur komunizmin?Nje mundesi eshte se mund te ishim bere vend i perparuar si greqia apo italia.Nje mundesi tjeter eshte se shqiptaret do te kishin gjetur nje sebep tjeter per ti rene njeri tjetrit.Pra mund te kishim shkuar either way. DK " Hidrocentralet? Per cfare hodocentralesh e ke fjalen? Per ato qe mezi na lejonin te mbanim ndezur nje llampe te dhjere nga mizat mu ne mes te dhomes se ftohte? " "Biles, fakti qe kur ra komunizmi, ne nuk mund te ushqenim me rryme as ato elektromenaxheret turke qe bleme, tregoi qarte se ata qe ju quani prinderit tane, nuk e kishin bere detyren e tyre as si komuniste, se vendeve te tjera komuniste rrotull nuk u doli fare problemi krizes energjitike, aq egersisht sa ne!" Ju keni halucinacione i nderuar.Ne asnje rast nuk i jam referuar si prinderit tane.E kishim fjalen te prinderit e pushtetareve.Persa perket fuqise se ulet te rrjetit problemi nuk ishin HC.Problemi ishte ne rrjetin shperndares(transformatoret, linjat kabllore etj) i cili nuk ishte projektuar te mbante ngarkesa te medha.Te njejtat hidrocentrale sot fuqizojne pajisjet elektroshtepiake te shqiptareve(sigurisht kur liqenet jane plot me uje) . DK "Po te mos ishte komunizmi, ju mendoni se ai komb, do te rrinte duke u ngrohur me shkarpa e ndricuar me qiri? " Nuk thashe se vetem komunizmi mundet te ndertoje HC (ky eshte spekullimi yt).Mundet qe punet te kishin shkuar me mire po sot ai komb po ndricohet me qiri .Une vete familjarisht kam kaluar nete te tera rreth qiririt.Dhe kjo ne mes te Tiranes.Ka 17 vjet qe nuk po ndertohet asnje veper energjitike. DK " Po ajo shkolla dhe ai universiteti i bijve te popullit e ku ta di une? Po pse, mik, nuk mendon ate tjetren, se po te mos i kishin mbytur te gjitha qelizat demokratike qe u dhane jete amerikanet e anglezet me 1946, atij vendi, a nuk do te kishim ne sot diploma te njohura nga e gjithe Evropa? A nuk do tw kishim nje pasaporte me te cilen do leviznim si agallare te vertete? Me jep nje prove te me mbushesh mendjen se nuk do te qe keshtu. Me jep nje prove, se amerikanet e anglezet, kur nxisnin nje lloj opozite demokratike ne zgjedhjet e 46 es, kishin per qellim, jo te ndertonin nje sistem si ai qe funksiononte ne vendet e tyre, por te na mbanin ne mjerim, diktature, injorance, semundje e ku ta di une" DK Me jep ti nje prove se keto gjera qe mi pershkruan une i kam permendur ne mesazhin tim.edhe njehere tema ishte qe keta udheheqesit e sotem jane pasardhes te prinderve te tyre dhe po qeverisin me keq se ata.Ti fillon e hidhesh dege me dege.sikur anglezet te na kishin marre nen sqetull, sikur te mos kishte ndodhur kjo e ajo, c'do te ndodhte sikur ,a mendoni se sikur halla te kishte ... DK "Kujt mutin i sherbeu ai universitetit , pervecse per te indoktrinuar fshataret! Po afroheshin vitet 90 dhe kryeinxhinieri i RTVSH, hynte ne zyren time, mbyllte deren nga pas e ulerinte: Jene kokderra, nuk duan te ndryshoj asgje. Ne 90 perqind te teksteve dhe leksioneve te deges se elektronikes, ku jepte mesim, u kushtohen llampave, nderkohe qe ne industri perdoren vetem tranzistoret dhe qarqet e integruar" Nuk e di per deget e tjera por ne inxhinierine e ndertimit jepeshin pothuaj te njejtat njohuri qe jepen edhe ketu ne Amerike.I kam krahasuar tekstet.Vete fakti qe objektet e ndertuara nga inxhinieret shqiptare jane ende ne shfrytezim tregon se nuk ishte fare pa vlere.Te gjitha ato te meta qe ju permendni dihen edhe diheshin.E keqja eshte se pas 17 vjeteve UT nga nje nivel nen mesatar ka vajtur ne pothuaj zero.Nje pedagog i inxhinierise me ankohej se studentet e tij nuk jane ne gjendje te zgjidhin asnje ekuacion te grades se pare. DK "Pastaj ju vini ate togefjaleshin prinderit tane,dhe mendoj se gaboni. Nderkohe qe ne terthorazi i akuzojme, ata vetem se iu pershtaten fatalisht frymes kriminale te nje klike uzurpatoresh e banditesh dhe gjithcka tregon se... kete e bene per ne. " Me ngaterron me ndonje tjeter i dashur.Kontrollo posten e shiko kush e ka permendur ate togfjalesh. **************Biggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music. (http://music.aol.com/grammys/pictures/never-won-a-grammy?NCID=aolcmp003000000025 48) -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |