Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Armiqtë hapin zemrat - vazhdim

D. K. kokonozi at gmail.com
Thu Jan 24 15:17:28 EST 2008


Mik Dritan  a kushdo qofsh,

kij pak meshire e lere kete teme te marre nje fare niveli, se kam bindjen se
je nxituar pak. Te tilla kategori qe permendni ne mesazhin tuaj si prinderit
jo hajdute, rregulli e qetesia e komunizmit, hidocentralet qe ndertoi,
shkollat e universiteti qe thoshte dikush tjeter, te gjitha keto jane
shprehje e nje dyzimi e kundershtishe te brendeshme, te cilave zakonisht u
jepet zgjidhje deri aty nga casti i daljes nga adoleshenca.

E kuptoj, ne kushtet e mungeses se tmerreshme te proteinave, per kombin tone
kjo periudhe duhet zgjtaur pak, por me tej, kushdo qofte nje here duhet te
bente ate pyetje qe benin edhe te krishteret e pare, per te mos qene larg
temes se kaluar, pra:  cfare kishte me pare ose cfare do te ndodhte po te
mos zgjidhnim komunizmin si, ideologji, fe shteterore?

Dhe do te kishit te gjitha pergjigjet qe duhen. Se ne dime cfare patem dhe
nuk e vrasim mendjen te dime se cfare kishim humbur.

Hidrocentralet? Per cfare hodocentralesh e ke fjalen? Per ato qe mezi na
lejonin te mbanim ndezur nje llampe te dhjere nga mizat mu ne mes te dhomes
se ftohte? Po pse o mik, vendet e tjera te Evropes, fqinjet tane, jetonin ne
erresire? Para lufte, nuk ishin aspak me mire nga ne ne kete pike. Po te mos
ishte komunizmi, ju mendoni se ai komb, do te rrinte duke u ngrohur me
shkarpa e ndricuar me qiri?

Biles, fakti qe kur ra komunizmi, ne nuk mund te ushqenim me rryme as ato
elektromenaxheret turke qe bleme, tregoi qarte se ata qe ju quani prinderit
tane, nuk e kishin bere detyren e tyre as si komuniste, se vendeve te tjera
komuniste rrotull nuk u doli fare problemi krizes energjitike, aq egersisht
sa ne!

Po ajo shkolla dhe ai universiteti i bijve te popullit e ku ta di une? Po
pse, mik,  nuk mendon ate tjetren, se po te mos i kishin mbytur te gjitha
qelizat demokratike qe u dhane jete amerikanet e anglezet me 1946, atij
vendi, a nuk do te kishim ne sot diploma te njohura nga e gjithe Evropa?
A nuk do tw kishim nje pasaporte me te cilen do leviznim si agallare te
vertete?

Me jep nje prove te me mbushesh mendjen se nuk do te qe keshtu. Me jep nje
prove, se amerikanet e anglezet, kur nxisnin nje lloj opozite demokratike ne
zgjedhjet e 46 es, kishin per qellim, jo te ndertonin nje sistem si ai qe
funksiononte ne vendet e tyre, por te na mbanin ne mjerim, diktature,
injorance, semundje e ku ta di une?

Kujt mutin i sherbeu ai universitetit , pervecse per te indoktrinuar
fshataret! Po afroheshin vitet 90 dhe kryeinxhinieri i RTVSH, hynte ne zyren
time, mbyllte deren nga pas e ulerinte: Jene kokderra, nuk duan te ndryshoj
asgje. Ne 90 perqind te teksteve dhe leksioneve te deges se elektronikes, ku
jepte mesim, u kushtohen llampave, nderkohe qe ne industri perdoren vetem
tranzistoret dhe qarqet e integruar. Pa folur pastaj per menyren aq te
shtrember qe paraqisnin boten, aq sa edhe profesoret universitare kur dilnin
jashte pesonin traume qe ne Evrope nuk e dinin ku binte Shqiperia
socialiste, fanari !

Po ato shkollat idiote bujqesore, kujt i sherbenin? E kam degjuar nga goja e
Themie Thomajit, ne nje konference shtypi, se edhe atehere organizoheshin
nganjehere ne dikastere, se rendimeti i nje rrenje ulliri me 1935, pra ne
kohen e Zogut, qe ajo nuk e permendi, ishte 40 kile per rrenje, me mesin e
viteve 80 ishte 2 kile. Vetem dy kile Dritan! Na rrofte edhe universitei
bujqesor dhe institutet perkatese.

Nuk jam aq naiv qe ti ve faj trupes pedagogjike, kerkuesve, apo edhe mjaft
te tjerve, qe nuk u mungonte pasioni e njohurite. Sistemi kishte lindur per
te deshtuar!

Pastaj ju vini ate togefjaleshin prinderit tane,dhe  mendoj se gaboni.
Nderkohe qe ne terthorazi i akuzojme, ata vetem se iu pershtaten fatalisht
frymes kriminale te nje klike  uzurpatoresh e banditesh dhe gjithcka tregon
se... kete e bene per ne.

Vete nuk kam patur nderin te kem ndonje komunist ne rrethin tim familjar,
por ka qene fatale per ate komb origjina fshatare e klases drejtuese qe
uzurpoi pushtetin.
Duke qene se fshatret kane verejtur qe ne feminine e tyre se si tufa e qenve
ndiqte qenin me te forte, Balon, ata rreshtoheshin me entuziazem pas
kryekriminelit me te forte. Por kishte nje ndryshim. Ata nuk e kuptonin se
nuk ishin ata qe mbroheshin prej tij, por ishin ata qe e mbronin ate, se te
tjeret, ata  qe kuptonin me shume, kishin frike te vepronin kunder Balos, se
gjithnje do te ishin ne minorance.
Per kete ne rastin me te mire parapelqenin tja hiqnin vetes me pare!

Flas gjithnje per ata qe kishin aftesine te benin ate pyetjen naive te te
krishtereve te pare: cafre kishte me perpara se zoti te bente shqiperine
komuniste?

Se ne fakt sado qe duket naive, ka shume nga ata qe nuk e kane bere as sot e
kesaj dite ate pyetje. Fatkeqesisht!

DKokonozi






Prinderit te pakten nuk ishin hajdute, Ata ishin askete te fandaksur  si
talebanet e mulla Omarit.Megjithate lane pas vetes ca hidrocentrale dhe
ishin ne gjendje te mbanin rregull e qetesi.Keta te rinjte kane 17 vjet
pushtet.Jane bere te gjithe milionera, 1.3 miliarde US$ borxh dhe vendi nuk
ka asnje veper publike te hajrit per tu dukur ,pa permendur   shkallen e
vrasjeve per 100000 banore e barabarte me ate te Lesotos ne Afrike.Sa per
ato vese qe permendni te gjitha qendrojne vecse shqiptaret i kane pasur
shume kohe perpara se komunistet te dilnin ne skene .Komunizmi vetem sa i
shfrytezoi apo i beri me keq por gurmazprerja eshte e mbrujtur thelle ne
genin e shqiptarit .

>
>
>
>  ------------------------------
> Start the year off right. Easy ways to stay in shape<http://body.aol.com/fitness/winter-exercise?NCID=aolcmp00300000002489>in the new year.
>
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
>
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list