| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Tjeter muhabetCun Tirone cun-tirone at hotmail.comThu Jan 24 15:17:18 EST 2008
Ardian, Edhe mua me vijne per shtat keto muhabetet tona "shkencore." Mjaft mo u fryme me pollitike! Une mendoj se thelbi i problemit te vendeve muuslimane me shkencen, universitetet dhe vete zhvillimit, fillon qe tek percaktimi i tyre si "vende muslimane." Apo thene ndryshe nga roli qe i kane lene fese, si force dominuese. Nuk eshte pune se eshte fe islame, po se eshte fe, pra dogme. Edhe sikur ta marrim se keto fe apo mesimet e tyre i paskerka cuar vete Zoti, atehere per konseguence duhet pranuar se na paskerka dhene dhe trute per t'i perdorur, dhe jo vetem per te lexuar Kuranin apo Biblen. Pra qe t'i bie shkurt, paveresisht nese besojme apo jo, feja duhet te jete nje ceshtje personale e robit e te mos ngaterrohet me shtetin, politiken, shkencen, universitetet, e keshtu me rradhe. Perndryshe, po u qeverise germe per germe me ligje qe jane shkruar ne lashtesi apo mesjete, aty do ngelesh. Fanatike nuk kane vetem muslimanet, por edhe fete e tjera. Por, perendimi nuk para ja var shume fanatikeve te vet. Papa flet perdite, por nuk eshte se robt mbajne frymen ta degjojne, e aq me pak ta zbatojne. Po ashty edhe US ka fanatike sa te duash, por US ben dhe investime kolosale ne shkence. Para ca kohesh vizitova nje mikun tim ne nje universitet katolok me shume emer. Megjithse nuk jeme te biologjise, e pyeta mikun nese administrata katolike ngaterrohej me studimet ne kete fushe, perfshire evolucionin, etj. As qe do t'ia dije fare - me tha. Pra vendet muslimane challenge-n e kane me vehten e tyre. Duhet t'i japin vendin qe i takon fese ne kohen tone. Rikujtimi i lavdive te dikurshme mbase vlen vetem per te treguar se ne ato kohe feja e tyre ka qene me liberale. Dhe at aduhet t'i vene gishtin kokes per sot a neser. Pavaresisht problemeve qe ka Shqiperia, fale zotit apo natyres, dominimi i fanatizmit fetar nuk ka qene e nuk eshte nje prej tyre. Problemi yne eshte te gjejme ca burra e gra, qe s'e kane menjen vetem me vjedh, e t'i hapin rrugen zhvillimit, edhe te shkences e universiteteve. Modelet per keto pune nuk mungojne. Por duhet "sakrifica" per t'i patur ca me te lehta llogarite ne Zvicer ne fund te kolltukut. Çun Tirone > Date: Wed, 23 Jan 2008 10:50:36 +0900 > From: ardian582 at gmail.com > To: alb-club at alb-net.com > Subject: [AlbClub] Tjeter muhabet > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > Tatjeta klub, > > e lyp rendi e bontoni, por edhe mue m'bahet qejfi, me ju falenderue > per ket bisede, e cila m'pelqei shume, edhepse, qysh po doket > ashiqare, te tane po dalim prej bisedes me t'njajtat qendrime me > t'cilat edhe hyme. Shpresoj qe i kthehemi apet. > > Me e ruejt materialin, dmth fiziken, por me e ndrrue komplet thelbin, > pra, me preke probleme ma shume t'ksaj bote, po ju ftoj m'e lexue > shkrimin Science and the Islamic world—The quest for rapprochement, > shkrue prej Hoodbhoy. E gjeni te http://tinyurl.com/2yywoa . Shkrimi > ban fjale per gjendjen e studimeve ne vendet islamike, sic thote edhe > vet autori n'fillim, asht tentim me ju pergjigje pyetjes se pse vendet > islamike, perkunder pasunise s'madhe materiale, numrit t'madh > t'popullsise, e tradites s'mire, sot asht i ckucun, i cangazhuem prej > studimit shkencor? Komentet qe Physics Today i ka botue ndaj ktij > shkrimi jane te http://tinyurl.com/2xo7xz . Asht shkrim ku > universitetet shqiptare mujne me e gjete vehten, jo vetem se edhe > Shqipnia asht antare e Konferences Islamike, por edhe se gjendja e > shkollimit e mentaliteti shqiptar ka afersi me ate t'cilin e ka > shtjellue Hoodbhoy. > > Tana t'mirat, > Ardiani > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix". http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx
More information about the Alb-Club mailing list |