Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Dyrrachos - Durres

Ulysse ulyssed at wanadoo.fr
Wed Jan 23 06:13:29 EST 2008


Duke lexuar librin « A i kane besuar greket miteve te tyre ? » me autor Paul
Veyne, me terhoqi vemendjen nje fragment ku behej fjale per origjinen e
emrit te Durresit te cilin nuk e njihja. Ne fragmentin e meposhtem, pervec
anekdotes, shfaqet dhe nje nga analizat e autorit te librit mbi mitet. (Ajo
qe kam perkthyer eshte vetem nje grimce).

YD

(Š) « Objekt i lehtebesimit naiv, i skepticizmit hezitues dhe i hamendjeve
te rrezikshme, miti u kthye ne nje dicka per te cilin nuk flitej vecse duke
marre njemije masa. Por keto masa ishin shume te llogaritura. Kur ata
detajojne disa legjenda, shkrimtaret e epokes helene dhe romake duken
hezitues ; shpesh ata refuzojne qe te shprehen ne emer te tyre ; « thuhet
qeŠ», shkruajne ata, ose « sipas mitit ». Keto alternime te guximit dhe
rezervimit nuk  jane aspak nje rastesi : ato ndjekin tre rregulla : mos
shqiptimin mbi te mrekullueshmen dhe te mbinatyrshmen, pranimin e nje sfondi
historikesie, dhe refuzimin e gjykimit te detajeve. Nje shembull do te
mjaftoi. Duke treguar ikjen e Pompeit drejt Brindisit dhe Durresit, pasi
Cezari kishte kaluar lumin Rubiko, historiani grek Appien shpalos me kete
rast origjinat  e qytetit te Durresit, te se lashtit Dyrrachium, prane detit
Jon. Qyteti ia detyron emrin e tij Dyrrachos-it, biri i nje princeshe « dhe,
thuhet, i Neptunit » ; Ky Durrachos, afirmon Appien, « pati Herkulin per
aleat » ne nje lufte qe ai e mbeshtet kunder princerve vellezerve te tij dhe
per kete arsye heroi eshte nderuar si nje perendi nga banoret e vendit ;
keta vendas « thone qe, pergjate betejes, Herkuli vrau padashje Ionios,
birin e aleatit te tij Durrachos, dhe ai e hodhi kadavren ne det, nga kjo
deti mori emrin e ketij fatkeqi ». Appien beson Herkulin dhe luften, por nuk
beson atesine neptuniane dhe ia le vendasve pergjegjesine e anekdotes. » (Š)




More information about the Alb-Club mailing list