Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Rahabilitimi i bibliotekes te vjeter

altin topi altin_topi at yahoo.com
Tue Jan 22 15:49:41 EST 2008


Per nostalgjiket, dashamiresit e nderteses te vjeter te bibliotekes kombetare, nje lajm inkurajues. Njoftimin e meposhtem(nisur nga nje njeriu im) po e postoj ne forum.
   
   
   
  Perurohet “ Libri Europian “ si pjese e re e bibliotekes kombetare 
   
   Diten e marte, ne oren 18.00 zhvillohet ceremonia e perurimit te ambjenteve te “Librit Europian” si pjese e re e bibliotekes kombetare.  
   
  Si te gjitha projektet e restauruara nga kjo ministri, me kete godine  u synua rikthimi i entuziazmit te vlerave te harruara te godines . Kthimi i ketij objekti,  perbente nje sfide per Ministrine e Kultures.Brenda 60 ditesh, u kryen te gjitha punimet për restaurimin e kesaj godine. 
  Rehabilitimi i “ nderteses se vjeter “ te Bibliotekes Kombetare ka filluar ne vitin 2000 por pa asnje rezultat konkret deri ne vitin 2007.
   
  Gjendja teresisht e degraduar e godines kishte shkaktuar jo vetem nxjerrjen jashte perdorimit per lexuesit , por kishte rrezikuar demtimin e koleksioneve qe ruheshin e sherbeheshin aty. Behej fjale per rreth 250 000 njesi bibliotekare me vlera e vecanta Kulturore Europiane e boterore, vecanerisht ato te fondit te perzgjedhur te literatures filozofike , artistike e shkencore te te gjitha koherave dhe te gjithe popujve.
   
   Tanime ndertesa e ‘Librit Europian “ eshte rikonceptuar sipas parimit bashkekohor me “ fonde te hapura “, cfare do te mundesoje venien ne sherbim te lexuesve te Tiranes dhe te krejt vendit te vlerave te cmuara qe ruhen aktualisht aty nepermjet sallave te ndryshme . Salla Gjermane e Leximit (tanime ne funksion te plote ne bashkepunim me insitutin 
  “ Goethe”) , salla Angleze e leximit , Salla Franceze e leximit, Salla Italiane e leximit, Salla e Gjuheve klasike te leximit , Salla e periodikut te huaj.   
   
  Duke qene ndertese qe ruan vleren dyfish historike , si vend ku me 1912 eshte shpallur pavaresia e Tiranes dhe me 1920 eshte shpallur qeveria e pare e dale nga Kongresi i Lushnjes ne Tiranen e sapocaktuar kryeqytet , po ne vitin 2000 u realizua shpallja e saj “ Monument Kulture” e karegorise se 2. 
   
  Ne baze te Ligjit “ Per Trashegimine Kulturore “ restaurimi i objekteve te trashegimise kulturore eshte kryer nga Insituti i Monumenteve te Kultures ndersa projektet e restaurimit te nderteses “ Libri Europian “ ne cdo rast jane miratuar nga Keshilli Kombetar i restaurimit. 
   
  Inagurimi i mjediseve te “ Librit Europian" pason inaugurimin e ambjenteve te reja të Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise, dhe Sporteve,  ate te ambjenteve të Insitutit te Monumenteve te Kultures dhe te shkolles se restaurimit. MTKRS-ja  do te vijoje me te tjera inaugurime te rendesishme institucionesh, siç do te jete Teatri i Kolonadave,  godina e bibliotekes kombetare, etj.
   
   
  
  ZEDHENESE SHTYPI (MTKRS)
   
   

       
---------------------------------
Never miss a thing.   Make Yahoo your homepage.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list