| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Yclka e fundit ... per beCun Tirone cun-tirone at hotmail.comTue Jan 22 15:54:36 EST 2008
Ardian, Se pari, i kerkoj ndjese robve, se ky muhabet u be boze. Se dyti te kerkoj ndjese ty. Te thashe te jesh specifik ne konstatimet e tua. Por, harrova te te them qe citimet te jene te sakta. Per dreq, kam dhe nje histori me ate "pak a shume". Kishim nje profesor qe e perdorte kete shprehje pothuajse gjithmone. Ne kujtonim se ishte vec zakon. Por, nje dite, nje student e kapi ne gabim profesorin. Dhe ky, pa iu dridhur qerpiku i pergjigjet: "Po une pak a shume thashe." Megjithese e kam shume zet, po te bie c'kam thene: "Pra mbetet per tu shpjeguar modeli me krijim, apo Big Beng-u. Ky model i vjen pershtat dhe shpjegimeve fetare. Keshtu, Papa Piu, me 1959, thoshte se Big Beng-u vertetonte krijimin. Pra Zoti ekziston." Nuk me duket se i kam dhene Papes ndonje dilpome fizike. Sic e sheh e kam lete aty, ne mizerjen e vet, fetar pa marre ajke. Tashti, ne universitetet private te Tiranes do mund t'i qitcim cfaredo lloj diplome..., por, mos i prishim kot pune me shefin e vet. Ja dhe per Ajnshtajnin: "Nje qartesim, kur flas per "Mjeshter" kam parasysh ate te Ajshtajnit, pra ate te lidhur me misterin dhe admirimin per strukturen e vete botes, dhe jo ate te zhelosur e te perdorur per qellime banale nga fete e ndryshme." Edhe kete sic e sheh nuk e kam kunguar. Ai flet si shkencetar i mrekulluar nga bota. A e ben kjo medioker ne fe, sic thua ti, ky eshte hesap tjeter. Ajo historia me zgjerim e shkuarje asimptotike ne hic, ku ligjet "shkallojne," eshte e vjeter. Sic jane dhe ato modelet qe kerkojne singularity e transformim nga hapesira ne kohe te Hawkins. Ajo qe me cuditi dhe me beri te shkruaj ishte teorija e Vilenkin, i cili niset nga zero dhe arrin ne gje, dhe per cudi, ekuacionet nuk i "shkallojne." Se si me duket mua kjo pune, afrim apo largim, persa i perket problemit te origjines, nuk po e perseris me. Sa per Demokritin qe paska zbulu, ne fakt, kuantet. Mbase mund t'i sugjeronim komisionit perkates per Nobel. Por, ata kane marre tmerr nga shqiptaret, per ate meselene e Kadarese... Mire qe ma kujtove Pitagoren. Jane nja dy "t'kris" qe po mundohen t'i formulojne ligjet e natyres nga me te thjeshta, si pune numerimi. Mesa duket ai Mjeshtri i Madh, si shume rob, ka pas problem me kujtu password-et, dhe mbase kete te krijimit e ka pas thjesht 1, 2, 3... Dhe Pitagora ja paskerka break ... Leni mer ato t'fijeve, meten m'gjergjef, e s'kane bo i centro t'hajrit. Gjithmone i ngaterrohet fija, e ja vejne fajin gjergjefit. Ashtu eshte, secili ben interpretimin e vet. Aq me shume qe muhabet klubi eshte. Bile mua me erdhi nje ide e re fringo. Mbase universi eshte krijuar dikur, ne te ardhmen, pikerisht nga diskutimet tone mbi kete pune. Pastaj, (kjo mbetet mister), krijimi eshte cuar 14 bilion vjet pas. Kjo eshte nje arsye me shume te mos ta leme ne balte AlbClubin, se larg qofte ... Çun Tirone > Date: Tue, 22 Jan 2008 12:05:58 +0900 > From: ardian582 at gmail.com > To: cun-tirone at hotmail.com > Subject: Re: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera > CC: alb-club at alb-net.com > > Tatjeta Tironc, > > vrojtimet kallxojne qe Universi po zgjanohet, bile njeriza jane > n'gjendje edhe m'e mate zgjanimit. Rrjedhoje e ktij fakti asht qe > Universi e ka nji pike fillestare, t'quajtun Shperthimi i Madh. Kjo > pike asht asimptotike, sepse, me sa dihet deri sot, mujme m'e kuptue > per vetite e karakteristikat e ktij Shperthimi deri te nji moment > kohor e hapsinor shume shume afer asaj pike, por kurre tue mos e mbrri > ate pike, kurre tue mos mbrri te ai momenti i shperthimit, e asesi tue > mos mujte me e kapercye pertej n'kohen e hapsinen para shperthimit. > Tash, me e ngrehe ket argument, e me thane qe po qon te t'njajtat > perfundime si ato qe i kane thane do barinj para 8000 vjete, sado qe u > deshmue qe ishin t'mencem e me ndikim n'civilizim, mue po m'duket nji, > qysh i thojne anglezte, stretch i madh i mendjes. Pak a shume, kshtu > shkoi biseda, ku u citue Ajnshtajni, me cilsine e fizikanit t'madh, > per probleme t'fese, ku muj me thane qe ka qene medioker; apo u citue > Papa Piu, ndoshta teolog i zoti, po fizikan qe la per t'deshirue. > > U tha qe dallimi n'mes t'fese e shkences po bahet gjithnji e ma i > vogel, e rezultatet e tyne po konvergjojne. Por, ktu ka nji dallim > thelbsor: n'shkence flitet saktsisht, dihet se cka asht koha (n'fakt, > nuk dihet, por punohet sakte me ate koncept), dihet se cka asht > energjia, dihet se cka asht atomi, etj. Natyrisht, gjanat nuk jane kaq > t'preme, ka shume dilema, mirepo kerkush s'e ngatrron elektronin me > foton, a temperaturen me mase. N'fe konceptet jane shume fluide, > ndrrojne me kohe. Bile mue po m'duket njikshtu. Nuk e tha kush, por > une e permenda qe dija e librave t'fese evoluon, kurse dija e librave > t'shkences jo. Kta e mendova n'ket forme: feja i mvesh konceptet si > nji grue e bukur fustanet, heke nja e veshe tjetrin, heke tash ket, e > veshe t'tretin. Shkenca i mvesh konceptet si burri i merdhime palltat, > nja permbi nja permbi t'treten. Kjo do me thane qe nji koncept fetar, > si psh Zoti, ndrron me kohe e bahet Mjeshter. N'shkence hici mbetet > hic, kqyret se a ka a s'ka, edhe qysh asht, por si koncept nuk ndrron. > Ndoshta per mungese emnash e fjalesh, i njajti term perdoret per dy > gjana qe dallojne n'nuanca, si psh atomi i Raterfordit asht i ndryshem > prej atij t'Borit, mirepo thelbi asht aty, asht i njejte. > > Njajte edhe me filozofine e atomin e grekeve e atomin e evropianeve. > Demokriti ka thane qe atomi asht grimca ma e vogel e materies e asht i > pandashem. U deshmue prej evropianeve qe ajo qe sot po e thirrim atom > asht e ndashme e s'asht grimca ma e vogel. Mundesh me thane qe > Demokriti e ka pase fjalen per kuarqet. OK. Por, ai ka thane qe asht > vetem nji kuark, e sot dihet per kuarqe disa llojesh. Mundesh me thane > qe Demokriti e ka pase fjalen per kto fijet, stringje qe po ju thue. > Mirepo, allahile thuej Demokritit qe kto jane fije, e jo grimca, pa > marre parasysh qe n'ato nivele as fjala fije e as grimce s'ka kuptim. > Dikur Demokriti duhet nale, se na u ba puna si Akili me breshke. Atomi > i Demokritit asht jokompatibil me konceptin e fushes, e koncepti i > fushes ka ba pune bukur t'madhe n'shpjegimin e shume fenomeneve. Tane > termodinamika klasike e fizika klasike per fluidet asht ba pa atom. > Natyrisht, asht mire qe asht fute atomi n'termodinamike e n'fizike > t'fluideve, shyqyr qe asht fute, se tek e fundit, atomi asht e syn > shpjegohen gjanat pa te, mirepo derisa u muerr vesh egzistenca e tij, > shume gjana jane shpjegue edhe pa to. Gjon Daltonit koncepti i atomit > i ka ndihmue n'punen e tij, por ky koncept s'ju ka dashte Ernest > Mahut. Qe te dy kane ba pune t'madhe per mi marre vesh se qysh po > punon natyra. Ludvig Bolcmani, nja prej figurave ma madhore e tragjike > t'civilizimit, ka dashte me e msue Mahun qe atomi asht. Mahu i ka > thane qe s'po m'duhet. Ma vone, Ernest Raterfordi tha n'dash ju > pelqei, n'dasht s'ju pelqei, atomi asht. Une kshtu e shoh zhvillimin e > idese per atomin, ku Demokriti s'ka vend. Futja e Demokritit n'ket > valle asht problematike, sepse mandej duhet ftue edhe Pitagoren, i > cili ka thane qe gjethcka asht numer, e ky e ka perkrah edhe > Kronekerin e shumicen e ktyne qe po qendisin me fije. Kjo valle me kta > tipa kish me ja marre mendt edhe Mjeshtrit, sado omnipotetnt e > omniscient qe mundet me qene. > > Po due me ta komentue edhe ket punen e patkojit. Blez Paskali ka > thane qe basti pro egzistences s'zotit shpaguhet ma mire se ai kunder > egzistences s'tij. S'e di sa dyftyreshe asht kjo pune, sepse bota > s'asht bardh e zi, por e di qe s'asht e moralshme. > > Po e perfundoj me von Nojmanin, i cili ka thane qe njerzit qe njerzit > qe mirren me shkence s'i kuptojne gjanat, por vetem msohen me to. > > T'fala e tana t'mirat, > Ardiani _________________________________________________________________ Shed those extra pounds with MSN and The Biggest Loser! http://biggestloser.msn.com/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |