Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera

Ardiani ardian582 at gmail.com
Mon Jan 21 00:49:18 EST 2008


Tatjeta Klub,

po m'duket qe e keni kape pak si dallash punen. Shih, atomi qe asht
zbulue n'fillim t'shekullit XX nuk asht ai i Demokritit, sikurse qe
tane ata njerz qe kane rrnue per 2500 vjet e qe s'ja kane vnue veshin
Demokritit e Leukipit, nuk jane kane budalle, sepse, i kane pase
arsyet e argumentet e veta, po aq t'forta sa edhe kta atomistat, per
mos me i nxane bese atomit.

Po m'duket qe pshtjellimi po fillon aty ku po e perzieni shkencen me
fene. Shih, kto mujne me e shqyrtue nji ide e cashtje t'perbashket,
por mnyra qysh e bajne e si vazhdojne jane shume t'ndryshme, jane
paralele qe s'preken n'asnji pike. Feja interpreton, e interpretimet e
saj evoluojne n'cilsi, aq sa ndrrohet thelbsisht koncepti per t'cilin
kane fole. Hiq ma larg se vet koncepti i Zotit ka ndrrue prej
ligjdhansit, n'kohe t'Mojsise, deri te dashnori i kohes s'Krishtit (e
di qe e ster-ster-ster thjeshtova, po ma falni kahabatin). Nuk po e
trubulloj ket pune ma teper me zotnat e hinduseve, Buden, ata
t'paganeve etj etj.

Shkenca, per dallim, nuk evoluon, por permiresohet e saktsohet. Pa
marre parasysh punen e shkelqyeshme t'Ajnshtajnit, e pa marre parasysh
librat popullarizues, graviteti sipas Njutonit asht hala valid e punon
po qaq sa ka thane Njutoni n'kohe t'vet. Shkenca merret me probleme
specifike, ato fare papercaktueshmenite e Hajzenbergut e funksionet
valore t'Shredingerit jane ba per mi zgjidhe nji problem specifik e
teknik, e jo me i dhane pergjigje jetes, universit e gjitheckahes
(shkencetaret e dijne qe pergjigja asht 42!).

Tash, dikush e sheh zotin n'ato fare formula shkencore, sikurse qe
dikush e sheh n'veper artistike, varsisht prej filtrave qe i permendi
DK-se. Mirepo, shkenca vet nuk t'thote ktu a zoti, bile jo nese ma
pare nuk e ke ndertue hamiltonianin e tij. Sikurse qe asht absurde
n'ket moment me e lype hamiltoninanin e zotit (hamiltoniani asht
funksion matematik qe e kallxon evolucionin n'hapsine e kohe t'nji
grimce qe ndodhet n'fusha fizike), ponjashtu asht absurde me pretendue
qe Shperthimi i Madh asht shaj i (pa)egzistences s'zotit. Shkenca s'ka
pergjigje per ket pune, bile jo tash, jo derisa t'formulohet ai fare
hamiltoniani a dicka e ngjajshme me ta.

Sa per interpretime, gjithkush asht i lire me thane cka t'dojin,
mirepo sa ka sens kjo pune? Kjo po ma kujton ate punen e atij
katundarit, lopa e t'cilit ka qene bukur e cartun e bojke zullum
n'livadh. Hoxha ja shkruen katundarit nji hajmali per me e qetsue
lopen e me ja ruejt livadhin, e tue ja jape i thote "bre burre,
hajmalia t'bon pune vetem nese e lidhe lopen per hu".

Tana t'mirat,
Ardiani


More information about the Alb-Club mailing list