Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera

Cun Tirone cun-tirone at hotmail.com
Fri Jan 18 23:14:50 EST 2008


Problemi eshte se pavaresisht nga zgjedhja, perfundohet te flitet
per te njejtat karakteristika, me kryefjale lehtesisht te
shkembyeshme: Zot apo Natyre.


Sot te dhenat eksperimentale dhe teorike flasin me shume per nje
dynja qe ka filluar  ne nje moment te caktuar. Megjithate, kjo pune
s'eshte e vulosur, si rrjedhoje e karakterit jo te plote te dijes
vete.


Nejse, po te pranosh nje fillim ne kohe, o do pranosh Mjeshtrin
e Madh, ose fillimin nga hici, duke zbatuar ca rregulla te dhena te
natyres. Pra, sic shihet mund te kembesh paproblem fjalet "Mjeshter"
me "Natyre-Rregulla."


Nga ana tjeter, nqs pranon modelin pa fillim, pra bota, apo natyra
ekziston pafundesisht, prap simbas ca rregullave te saj, a nuk jane
prape dy fjalet "Natyre e perjeteshme" me "Mjeshter i perjetshem"
lehtesisht te kembyeshme.


Nje qartesim, kur flas per "Mjeshter" kam parasysh ate te
Ajshtajnit, pra ate te lidhur me misterin dhe admirimin per
strukturen e vete botes, dhe jo ate te zhelosur e te perdorur per
qellime banale nga fete e ndryshme.


Mbase nuk eshte koincidence, qe dhe nje pjese e mire e fizikes sot
po zhvillihet me shume si fe se si shkence. Psh. teoria e stringeve
eshte kthyer me shume ne ushtrim matematike, pa mundur dhe pa
kerkuar te verifikohen nga eksperimente. Pra, robve u kerkohet te
besojne pa "prekur me dore," gje qe ngjan shume me avaze te tjera. 
Nderkohe qe vertetesia matematike, s'do te thote se flitet per kete dynja.
Megjithate, ky eshte muhabet tjeter.


Ne fund, si qershiza mbi torte, apo mister brenda misterit eshte
vete aftesia njerezore per tu marre e per t'i kuptuar keto pune.
Por, sukseset e deritanishme nuk jane ndonje garanci se dikur nuk do
ndeshet nje kufi i pakalueshem, prap, i Nenes Natyre apo i
Babes Mjeshter qofte.


Çun Tirone



________________________________

From: benesl at hotmail.com
To: alb-club at alb-net.com
Date: Fri, 18 Jan 2008 13:56:13 -0500
Subject: Re: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera




Mbase Samuel Butler s'ka te drejte. Se vertet ai Mjeshtri i Madh mund ta kete krijuar dynjane, po perseri nuk zgjidhet puna. Sepse do te lind pyetja: "Kush e krijoji Mjeshtrin e Madh", si edhe ca pyetje te tjera: kur e krijoi? perse e krijoji, dhe si e krijoji? Nese nje pranojme krijuesin e kesaj dynjaje per te shpjeguar ekzistencen e saj, atehere duhet te pranojme edhe krijuesin e krijuesit te kesaj dynjaje. Pra, zgjidhja me krijues, nuk na con asgjekundi. Vecse na largon nga pergjigja, e cila, sidoqofte, eshte shume e larget. Ndoshta pergjigjen me te sakte e ka Richard Dawkins, i cili thote se ka politeiste, monoteiste, dhe ateiste. Ndersa politeistet hidhen poshte ne menyre perbuzese nga gjithe monoteistet (!), Dawkins thote se ndryshimi midis ateisteve dhe monoteisteve qendron ne faktin se te paret thjesht besojne ne nje zot me pak se sa monoteistet. Pune matematike.
Ben

> From: cun-tirone at hotmail.com
> To: alb-club at alb-net.com
> Date: Fri, 18 Jan 2008 08:17:39 -0500
> Subject: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera
>
> *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
> Nga vjen bota, pse dhe si erdhi? Eshte mbase nona e gjithe pyetjeve
> qe mund te behen.
>
> Per t'i rene shkurt, duket tashme qe te dhenat eksperimentale dhe
> ato teorike perjashtojne modelet e botes se perhershme apo te
> krijimit ciklik, qe megjithate akoma kane tifozet e perkates.
>
>
> Pra mbetet per tu shpjeguar modeli me krijim, apo Big Beng-u. Ky
> model i vjen pershtat dhe shpjegimeve fetare. Keshtu, Papa Piu, me
> 1959, thoshte se Big Beng-u vertetonte krijimin. Pra Zoti ekziston.
>
> Shkenca nga ana e saj, ka kohe qe sjedh verdalle teori, te cilat
> spekullojne se i gjithe universi mund te kete ardhur nga hici.
>
> Ne fakt mekanika kuantike lejon "cudira," si daljen nga hapesira boshe
> e grimcave te perkoheshme (virtuale) dhe me tej zhdukjen e tyre.
>
> Bazuar ne keto "cudira," ka teori qe thone se, per arsye akoma te
> panjohura, keto fluktacione, normalisht te perkohshme, nja 14 bilion
> vjet me pare krijuan dynjane tone.
>
> Duke lene menjane ceshtjet teknike, kjo teori ka nje problem shume
> te madh. E nis ekzistencen nga HAPESIRA boshe. Pra, pyetja nuk
> zgjidhet, vecse shtyhet. Po hapesira boshe, me grimcat virtuale e
> "cudirat" te saj, nga erdhi?
>
>
> Teori te mevoneshme e heqin dhe nevojen e hapesires boshe megjith
> ycklat e saj. Bazuara prap ne mekaniken kuantike, dhe konkretisht ne
> tunneling, keto teori shpjegojne krijimin e dynjase nga hici fare,
> nothing, null, nada. Duhet theksuar se ne kete rast, perdoren ligje
> te mirnjohura e te testuara plotesisht nga eksperimentet.
>
> Megjithate, pyetje te reja e me goxha spec mbeten, apo dalin.
>
> Psh. pse, ne nje moment te caktuar, asgjese iu tek te behej gje, aq me
> shume gjithe kjo dynja.
>
> Mekanika kuantike pranon se ngjarjet te caktuara mund te ndodhin dhe
> pa nje shkak te percaktuar, pra shkakesia eshte e bazuar ne
> probabilitet. Bile nje interpretim, me i pranuar i kuantikes, thote
> qe pyetja vete s'ka kuptim.
>
> Tashti, mekanika kuantike si dhe cdo "ligj" tjeter i pranuar i
> natyres nuk eshte se eshte shkruar ne gur. Keto "ligje" shprehin
> vetem nivelin tone te njohjes se tanishme.
>
> Psh. Ajshtajni ka pasur, gjer ne fund te jetes se tij, probleme te
> medha me meaniken kuantike. Ai e quante kete teori te paperfunduar,
> si pune fasade qe fshihte ligje me themelore. Sikur te mos mjaftonte
> "sherri" shumevjecar me kuantiken, Ajshtajni, ne prag te vdekjes se
> tij, ja tha ne sy Hajzenbergut (nje nga themeluesit e mekanikes
> kuantike): "Shkenca jote nuk me pelqen." Dhe inatin me te madh
> Ajnshtajni e kishte me natyren probalistike te mekanikes kuantike,
> permbledhur ne thenien se ai nuk besonte qe Zoti lozte me zare.
> Bile, ka shume mundesi dhe kur ta kete takuar atje lart, rrezil ta
> kete bere, bixhosciun e madh.
>
>
> Megjithse modeli me krijim i pershtatet feve, edhe ne ate nahi
> dalin goxha pyetje. Pra, le ta zeme se Ustait te Madh, ju tek dhe e
> krijoi dynjane. Po pse pikerisht ne ate cast, 14 bilion vjet me
> pare? Po me pare cfare po bente, me cfare e shtynte KOHEN zotnia?
> Apo me harbutce, pse u kujtove te hedhesh zaret tani ne tavolinen
> tone, mos valle te qerren ne tavolinat e tjera?
>
>
> Duke lene menjane mirenjohjen apo thenien se kalit te dhuruar nuk i
> shihen dhembet, nje nga pergjigjet ketyre pyetjeve (si dhe pyetjen
> vete) e ka bere Saint Augustine (i Hippos), nja 1500 vjet me pare.
> Simbas tij, vete koncepti i KOHES nuk ka kuptim perpara qenies se
> botes vete. Pra, s'ka kuptim t'i kerkosh hesap Zotit se cfare bente
> parpara krijimit te botes dhe kohes vete. Zor se nxjerr me shume nga
> feja. Po nga ana tjeter, nje vartes i mire (ai ishte peshkopi i
> Hippos) e ka per detyre te mbuloje zullumet e bosit.
>
>
> Krijimi nga hici ka kusure dhe me lagjen e shkencen. Mire qe niset
> nga hici, po modeli perdor ligjet e mekanikes kuantike. Dhe pyetja
> fatale eshte, po ligjet nga erdhen, ku ishin me pare, ne asgje?
> Kuptohet qe nuk mund te gerrmojme dot me shume.
>
> Mbase ka te drejte Samuel Butler kur thote se sherri midis teisteve
> dhe ateiseve eshte per emrin e Zotit; duhet quajtur Zot apo dicka
> tjeter.
>
>
> Çun Tirone
>
> _________________________________________________________________
> Helping your favorite cause is as easy as instant messaging.  You IM, we give.
> http://im.live.com/Messenger/IM/Home/?source=text_hotmail_join
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


________________________________



_________________________________________________________________
Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix".
http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx


More information about the Alb-Club mailing list