Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera

Cun Tirone cun-tirone at hotmail.com
Fri Jan 18 08:17:39 EST 2008


Nga vjen bota, pse dhe si erdhi? Eshte mbase nona e gjithe pyetjeve
qe mund te behen.

Per t'i rene shkurt, duket tashme qe te dhenat eksperimentale dhe
ato teorike perjashtojne modelet e botes se perhershme apo te
krijimit ciklik, qe megjithate akoma kane tifozet e perkates.


Pra mbetet per tu shpjeguar modeli me krijim, apo Big Beng-u. Ky
model i vjen pershtat dhe  shpjegimeve fetare. Keshtu, Papa Piu, me
1959, thoshte se Big Beng-u vertetonte krijimin. Pra Zoti ekziston.

Shkenca nga ana e saj, ka kohe qe sjedh verdalle teori, te cilat 
spekullojne se i gjithe universi mund te kete ardhur nga hici.

Ne fakt mekanika kuantike lejon "cudira," si daljen nga hapesira boshe
e grimcave te perkoheshme (virtuale) dhe me tej zhdukjen e tyre.

Bazuar ne keto "cudira," ka teori qe thone se, per arsye akoma te
panjohura, keto fluktacione, normalisht te perkohshme, nja 14 bilion
vjet me pare krijuan dynjane tone.

Duke lene menjane ceshtjet teknike, kjo teori ka nje problem shume
te madh. E nis ekzistencen nga HAPESIRA boshe. Pra, pyetja nuk
zgjidhet, vecse shtyhet. Po hapesira boshe, me grimcat virtuale e
"cudirat" te saj, nga erdhi?


Teori te mevoneshme e heqin dhe nevojen e hapesires boshe megjith
ycklat e saj. Bazuara prap ne mekaniken kuantike, dhe konkretisht ne
tunneling, keto teori shpjegojne krijimin e dynjase nga hici fare,
nothing, null, nada. Duhet theksuar se ne kete rast, perdoren ligje
te mirnjohura e te testuara plotesisht nga eksperimentet.

Megjithate, pyetje te reja e me goxha spec mbeten, apo dalin.

Psh. pse, ne nje moment te caktuar, asgjese iu tek te behej gje, aq me
shume gjithe kjo dynja.

Mekanika kuantike pranon se ngjarjet te caktuara mund te ndodhin dhe
pa nje shkak te percaktuar, pra shkakesia eshte e bazuar ne
probabilitet. Bile nje interpretim, me i pranuar i kuantikes, thote
qe pyetja  vete s'ka kuptim.

Tashti, mekanika kuantike si dhe cdo "ligj" tjeter i pranuar i
natyres nuk eshte se eshte shkruar ne gur. Keto "ligje" shprehin
vetem nivelin tone te njohjes se tanishme.

Psh. Ajshtajni ka pasur, gjer ne fund te jetes se tij, probleme te
medha me meaniken kuantike. Ai e quante kete teori te paperfunduar,
si pune fasade qe fshihte ligje me themelore. Sikur te mos mjaftonte
"sherri" shumevjecar me kuantiken, Ajshtajni, ne prag te vdekjes se
tij, ja tha ne sy Hajzenbergut (nje nga themeluesit e mekanikes
kuantike): "Shkenca jote nuk me pelqen." Dhe inatin me te madh
Ajnshtajni e kishte me natyren probalistike te mekanikes kuantike,
permbledhur ne thenien se ai nuk besonte qe Zoti lozte me zare.
Bile, ka shume mundesi dhe kur ta kete takuar atje lart, rrezil ta
kete bere, bixhosciun e madh.


Megjithse modeli me krijim i pershtatet feve, edhe ne ate nahi
dalin goxha pyetje. Pra, le ta zeme se Ustait te Madh, ju tek dhe e
krijoi dynjane. Po pse pikerisht ne ate cast, 14 bilion vjet me
pare? Po me pare cfare po bente, me cfare e shtynte KOHEN zotnia?
Apo me harbutce, pse u kujtove te hedhesh zaret tani ne tavolinen
tone, mos valle te qerren ne tavolinat e tjera?


Duke lene menjane mirenjohjen apo thenien se kalit te dhuruar nuk i
shihen dhembet, nje nga pergjigjet ketyre pyetjeve (si dhe pyetjen
vete) e ka bere Saint Augustine (i Hippos), nja 1500 vjet me pare.
Simbas tij, vete koncepti i KOHES nuk ka kuptim perpara qenies se
botes vete. Pra, s'ka kuptim t'i kerkosh hesap Zotit se cfare bente
parpara krijimit te botes dhe kohes vete. Zor se nxjerr me shume nga
feja. Po nga ana tjeter, nje vartes i mire (ai ishte peshkopi i
Hippos) e ka per detyre te mbuloje zullumet e bosit.


Krijimi nga hici ka kusure dhe me lagjen e shkencen. Mire qe niset
nga hici, po modeli perdor ligjet e mekanikes kuantike. Dhe pyetja
fatale eshte, po ligjet nga erdhen, ku ishin me pare, ne asgje?
Kuptohet qe nuk mund te gerrmojme dot me shume.

Mbase ka te drejte Samuel Butler kur thote se sherri midis teisteve
dhe ateiseve eshte per emrin e Zotit; duhet quajtur Zot apo dicka
tjeter.


Çun Tirone

_________________________________________________________________
Helping your favorite cause is as easy as instant messaging.  You IM, we give.
http://im.live.com/Messenger/IM/Home/?source=text_hotmail_join


More information about the Alb-Club mailing list