Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Hesapi me hanxhiun

Ben benesl at hotmail.com
Wed Jan 16 09:34:07 EST 2008


Nga malli per memedheun, here pas here i bej ndonje vizite satelitore me "google earth". Genjej veten duke iu afruar nga qielli vendeve qe dikur i bridhja ne kembe. Dje thashe te bej nje xhiro nga stadiumi kombetar - qe me duket se ende mban emrin e atij komunistit qe e vrane pas pas shpine shoket e bandes se vet per pune xhelozish politiko-dashurore. Bukuri e madhe. Kishte edhe ca si pika te vogla blu, qe po t'i klikoje beheshin fotografi. Hapa njeren prej tyre - stadiumi naten. Si gjetke e gjetke. Hapa tjetren. C'te shoh: Prina Parti, fotografia e hanxhiut, dhe gjysma e tiranes qe hiqte valle me kostume popullore. 
E kam fjalen qe ka ende me shumice nga keta te semure qe iu qan zemra per hanxhiun dhe i nxjerrin surratin ne internet, megjithese po te qe gjalle ai, as ne enderr s'kishin per ta pare internetin. Prandaj Cuni i Tirones ka te drejte kur thote se duhen lare hesapet nje here e pergjithmone. Kerkoni nje video nga Shqiperia ne internet. Tre nga kater qe do t'iu dalin perpara jane me Enver Hoxhen. Jo se me prishin ndonje pune mua, por tregon se partia eshte gjithmone aktive. 
Bota e denon fashizmin, dhe ne shume vende demokratike kane per borxh te te rrasin brenda nese flet me simpati per Hitlerin ose ia mohon krimet. Ne kemi te bejme me komunizmin, nje fare edhe me e keqe (ne fakt, fashizmi doli si nje varjant i moderuar i komunizmit - kete mund ta debatojme), dhe vazhdojme t'i tolerojme te gjithe mbrojtesit e tij. 
Duket si gje pa rendesi, por nuk eshte ashtu. 
Puna eshte, kush do t'i laje hesapet? 
Ben

> From: cun-tirone at hotmail.com
> To: alb-club at alb-net.com
> Date: Wed, 16 Jan 2008 03:09:42 -0500
> Subject: Re: [AlbClub] Hesapi me  hanxhiun
> 
>                   *** AlbClub Discussion List ***
> 
> 
> 
> 
> Une nuk jam prokuror i Nurembergut te munguar shqiptar, qe te te jap
> faturen perkatese.
> 
> 
> Meqe shumica apo te gjithe, sic thua ti, qenkan te lagur, aq me
> shume duhet te thahen.
> 
> 
> Sidoqofte, loja e derrit te kenaqur me Sokratin e vuajtur, zbatuar
> ne kete problem, eshte bere e neveriteshme. Nga nje ane ca rob
> shiten demokrate te kulluar, te napin dhe lleksione ne bisht te
> luges, prape per demokracine. Por, kur ajo dreq kohe del si padashje
> ne skene, a shkel ndonje kallo, si puna e rastit te ketij mozaikut
> (qe eshte vecse incidenti i parendesishem radhes), te numerojne tezet e xhajat,
> idealet e pastra, bemat e historise se lavdishme, e keshtu me
> rradhe.
> 
> Qe ta thjeshtoj fare muhabetin, pyetja ime eshte: A do te donte
> dikushi ta rijetonte ate kohe ashtu sic qe apo jo?
> 
> 
> Nje gje kam te qarte, nuk mund te pretendosh per moral sot duke
> fshehur imoralitetin e djeshem. Aq me shume qe shumica e aktoreve
> jane te njejtet. Perndryshe, shif e shkruj. Hanxhiu, ne nje forme apo
> nje tjeter, do ta marri borxhin e tij. Sa me vone ta lash borxhin,  
> aq me interesat e larta do paguash.
> 
> 
> Çun Tirone
> 
> 
> 
> > From: kbejko at hotmail.com
> > To: cun-tirone at hotmail.com; alb-club at alb-net.com
> > Subject: Hesapi me hanxhiun
> > Date: Wed, 16 Jan 2008 01:33:33 -0500
> >
> > A ka mundesi te na kuantifikosh faturen e larjes te hesapit? Jo per gje por
> > asnje qytetar I Shqiperise nuk del I palagur.
> >
> >
> > -----Original Message-----
> > From: alb-club-bounces at alb-net.com [mailto:alb-club-bounces at alb-net.com] On
> > Behalf Of Cun Tirone
> > Sent: Tuesday, January 15, 2008 12:23 PM
> > To: alb-club at alb-net.com
> > Subject: [AlbClub] Kur takohesh me ... hanxhiun
> >
> >
> > Mendoj se hesapi me diktaturen eshte jo vetem i pashmangshem, por
> > dhe i domosdoshem. Po s'pame kete te keqe ne sy, s'do kemi sy
> > dhe te keqijat e tjera, sic dhe po behet.
> >
> > Çun Tirone
> >
> > _________________________________________________________________
> > Share life as it happens with the new Windows Live.
> > http://www.windowslive.com/share.html?ocid=TXT_TAGHM_Wave2_sharelife_012008
> > ______________________________________________________________
> > If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
> >
> 
> _________________________________________________________________
> Make distant family not so distant with Windows Vista® + Windows Live™.
> http://www.microsoft.com/windows/digitallife/keepintouch.mspx?ocid=TXT_TAGLM_CPC_VideoChat_distantfamily_012008
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

_________________________________________________________________

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list