Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] (no subject)

era18 at aol.com era18 at aol.com
Tue Jan 15 04:25:53 EST 2008


 I dashur D.K:


 Natyrisht dhe mua me mungon AlbClub, ashtu, ne formen e vet te dikurshme. Me mungon shpesh rutina e te lexuarit te mesazheve te dites dhe deshira e vazhdueshme qe kisha dikur per te reaguar mbi cka qellonte te me interesonte, packa nese e beja apo jo. Dialogjet e herepashereshme me diskutantet, shumica te imagjinuara, replika te shkruara e te paderguara, te tjera te derguara nxitimthi e te pasuara me pendese, kane qene pjese e zerave ne koken time prej vitesh.? Por perpos kesaj, problemi i vertete qe kam une ne kete moment eshte fakti qe kam ende celesat e forumit. Askush nga ne nuk deshiron te vazhdoje, ashtu thjesht per inerci, mardhenie te deshtuara.? Dilema ime e vazhdueshme, pothuaj e perditshme,? eshte nese nje mesazh lamtumire ndaj te gjitheve i cili anuncon shkrirjen dhe mbylljen e AlbClub-it, duhet derguar sot apo duhet pritur dhe ndonje jave akoma. Pastaj kujtohem se dhe ne nja dy raste te tjera me eshte dashur te hartoj elegjine per kete liste, vetem per ta pare prape te rianimuar. Dilema mbetet e forte megjithate, kete here me shume se kurre tjeter. 

Forumet nuk kane nevoje vetem per njerez te mencur, te kendshem, e qe dine te qendisin fjale ne leter - AlbClub te tille ka shume ne listen e abonenteve qe ende marrin cdo mesazh qe shperndahet. Per kete jane kujdesur ne disa fushata agresive "rekrutimi" dikur, ne fundshekullin e kaluar, te gjithe ata qe kane luajtur rolin moderatoreve here pas here. Dhe moderatoret kane qene te pakten nje duzine, nder te cilet une, Albi Qeli, Atena, Genci, Paridi, Artan Simeqi, Alban Thaqi, G.H., Xhaxhai, dhe prape, pa pike qejfi tashme, une.? Por me shume se kushdo jane kujdesur te gjithe ata qe kane qene aktive ne diskutime, sepse eshte natyra e debatit ajo qe ka terhequr, e me pas mbajtur abonentet te lidhur pas listes. Por fatkeqesisht kallepi i abonenteve nuk eshte mjaft.? Forumet kane nevoje dhe per katalizatore te debatit. AlbClub ka pasur te vetet kohe pas kohe. Ne vitet e fundit, Xhaxhai e ka luajtur kete rol, dhe u be nje katalizator ideal per shkak te pranise se tij konstante qe jo vetem nxiste debatin, e jo vetem zgjeronte gjithnje e me teper gamen e temave te hedhura per diskutim, por dhe duke injektuar pjekuri, etike, erudizem, shije te mire, e humor ne debatet e perditshme. E permend ate ne menyre te vecante jo per te lene ne hije kontributin e te tjereve, por me teper per te nenvizuar ate qe mendoj une se eshte nje nga shkaqet e heshtjes se muajve te fundit: mungesa e nje ose disa elementeve katalizues ne liste.? Nga njera ane, me vjen mire qe 'xhaxhai' dhe 'pishaku'? me ne fund vendosen te krijojne nje blog te personalizuar; dicka qe duhet ta kishin bere prej vitesh. (shiko ne: http://xhaxhai.wordpress.com/ )? Kane kontribuar aq shume ne debatin online ne vitet e fundit, sa do te ishte vertet mekat qe shkrime te nje kualiteti vertet te larte te liheshin ne meshiren e tekave te serverit te alb-net-it (i cili paralizohet kaq shpesh sa te vjen ta hedhesh kompjuterin dhe pastaj te hidhesh dhe vete nga kati i peste), apo te humbisnin nen peshen voluminoze te mijera replikave e batutave te shpejta, te cilat jane te pershatshme vetem per natyren e listes se AlbClub-it. Nga ana tjeter, nuk arrita te kuptoj dot shkeputjen drastike, dhe ende s'e kuptoj pse projekti i tyre nuk mund te egzistonte me pjesemarrjen e tyre paralele ne AlbClub. Me pjesemarrje paralele kam parasysh praktiken standard tashme te dergimit ne liste nga autore-albklubiste te artikujve te botuara gjetke me pare. Jo rralle anetare te Albclub-it qe botonin ne Shekulli apo ne gazeta e revista te tjera, i dergonin artikujt e tyre ne liste, kryesisht per nje ekspozim te metejshem dhe me deshiren qe te ftonin komentet e anetareve te Albclubit. I kuptoj fare mire problemet e natyres se identitetit i cili ndertohet kryesisht nepermjet ekskluzivitetit te informacionit qe ofron nje burim i caktuar, por vras mendjen nese anet pozitive te nje praktike te tille, te nje pjesemarrjeje paralele ne Albclub, jane aq te neglizhueshme sa ta justifikojne divorcin. Presupozimi im eshte gjithmone se nje eseist shkruan qe fjala e tij jo vetem te arrije ne nje publik sa me te gjere, por dhe qe te shkaktoje reagime tek lexuesi. Pa keto reagime nje blog do te ishte depozite shkrimesh -- gje qe ka vleren e vet te padiskutueshme po te mendosh se sa lexues mund te mberrijne aty thjesht nepermjet motoreve kerkimore dhe te gjejne materialet e prezantuara ku e ku me estetikisht sesa c'ofron dot nje liste diskutimesh. Jo se? blogu http://xhaxhai.wordpress.com/? ka probleme te tilla. Trafiku i lexuesve dhe numri i reagimeve aty eshte i admirueshem. Por nga ana tjeter, vras mendjen se sa nga ne, qe do te donim pa dyshim te vazhdonim te lexonim apo te reagonim? a shtonim mbi ato tema, nuk e bejme kete per shkak se duam te gjejme nje dite kohe qe te shkojme posacerisht ne ate adrese e te lexojme, ne vend qe te na vijne ne cast ne posten e emailit.? Dhe ajo kohe e rezervuar posacerisht pastaj vjen me kaq zor ne morine e njemije gjerave qe na hutojne perdite.? Dhe kur sheh se ka kaq shume gjera me interes qe do te doje te lexoje e s'mundesh, nganjehere heq dore fare. Natyrisht mund ta kem krejt
gabim. Referenca e vetme per pikepyetje te tilla nuk eshte vecse vetja
ime dembele dhe gjithmone e me teper duke vuajtur nje deficit te tmerrshem kohe te lire; te tjeret mbase jane ndryshe. Po ne te njejten kohe vras mendjen dhe sa te tjere mund ta kishin me te lehte te debatonin me xhaxhain apo pishakun mbi te njejtat tema duke ruajtur vendin e tyre si diskutante te barabarte ne AlbClub ne vend qe te kishin ne blog vendin e komentatoreve qe ngrene doren nga audienca. Thelbi i asaj cka dua te them eshte se mua personalisht me mungojne xhaxhai, pishaku, dhe disa alb-klubsa nga ata qe jane tani komentatore te rregullt ne blog. Do te ishte vertet mire sikur te ishin me ne prape. 

Nga ana tjeter, mendoj se AlbClub ka kaluar nga disa cikle jete, lengatash, e krizash dhe eshte provuar rezistent ne keto nente vjetet e egzistences se vet. Nese jemi dembelosur te gjithe deri ne ate fare feje sa lista te egistoje vetem per ndonje debat sporadik, per te plotesuar nje deshire per te thene nje gje te vetme nje here ne muaj,? atehere le te egzistoje ashtu. Le te ndergjegjesohemi perfundimisht se nje grup njerezish qe e njohin njeri tjetrin prej vitesh behet gjithmone e me i heshtur dhe flet jo per hir te te folurit, por vetem kur ka dicka per te thene. Sidomos tani qe punet po shkojne gjithmone e me mbroth ne atdhe, me konvertimin e Shqiperine ne superfuqi berthamore e ku di une, deshira per te nxjerre dufin, qe ka qene gjithmone nje nga forcat reaktore te cave nga ne, eshte shuar perfundimisht. E verteta eshte qe personalisht kesaj liste nuk me ben dora qe t'i ve drynin. Nga ana tjeter, mbase trajta e komunikimit mund te ndryshoje. Mbase duhen shperndare mesazhet ne grup, si nje digest javor? Mbase mund te trupezohet nje edicion i perjavshem me komente te nje natyre satirike mbi ngjarjet e dites te botes shqiptare? (Shpresoj qe ata dy nga ju qe dolen me kete ide dhe me dhane fjalen se do ta bejne, kane ndermend ta mbajne.) Mbase ndonjeri nga ju do te kishte deshire qe per dy tre muaj te moderonte diskutimet, duke u kujdesur qe t'i jape udhe atyre kur ato ngecin? Mbase une s'po e ndihmoj fare dinjitetin e kesaj liste duke diskutuar gjera te tilla publikisht edhe pse s'kam harruar qe cdo mesazh perjetesohet ne arkiva? Po mbase s'duhen care kryet shume per kete tani... 

Dhe se fundi, edhe pse me vonese: Gezuar 2008.

Era





-----Original Message-----
From: D. K. <kokonozi at gmail.com>
To: alb-club at alb-net.com
Sent: Mon, 14 Jan 2008 10:08 am
Subject: Re: [AlbClub] Mbi shtupin










                  *** AlbClub Discussion List ***






 





?


I dashur Nga halli


?


Shprehjen tuaj te meposhteme: 







PS -?rrofsh DK se na shkunde!?


une e marr si shprehje te nje brenge qe e ndjeme gjithnje e me shume;? Albklubi po na mungon te gjitheve. 


?


Dal e hedh nje sy te komshijte e me vjen te qaj. Me vjen te ve kujen per ate qe kemi humbur apo qe lame te humbase, ate qe ishte?mbase ishte gjeja me e fisme intelektualisht, 
qe prodhoi ndonjehere populli internetist shqiptar, me gjithe horroret e te sharve, sarkazmes, ulurimave etj, ne periudhen?? saj te adoleshences, pra territjes, sic thuhej dikur.


Eshte e vetmja liste qe ne syte e mi kishte nivelin evropian e atyre siteve ku jam i shtrenguar te jem i pranishem me koleget e mi te punes, per shkak te profesionit ti, por ku diskutohen edhe mjaft probleme te pergjitheshme si ne albclub etj.

 



?


Personalisht nuk u shqova per ndonje ndihmese ne te, por kjo nuk me pengonte ti hidhnja ndonje sy sa here qe kisha kohe e shpesh here te kenaqesha me ato qe gjeja aty. 

Te pakten kjo me ndodhte here here!




?


Po tani?






Qelqi qe thyhet, thone... vec ne ndodhte ndonje mrrekulli.?Ndonese
nuk jemi popull, qe u dalluam ndonjere per besim ne zot, se jemi shume
me dinake se sa duhet per nje hapje te tille te mendjes, ama ne cudira
e mrrekullira kemi besuar gjithe jeten dhe sa me pak ato realizohen, aq
me shume besojme... 

Mbase, Hallexhiu im i mire...

Por nuk ta fsheh se dyshoj shume ne kete ringjallje.

?Krishti vertet u ringjall, pas tre ditesh, por nul ndenji me shume se dyzet dite midis te gjalleve...


Xhaxhai na paralajmeroi, por nuk e besuam.

DK



?


?


?


?


2008/1/10, Pseudonim NgaHalli <ngahalli at yahoo.com>:



? ? ? ? ? ? ? ? ?*** AlbClub Discussion List ***



?



Juve miqve te mij te dashur, ngaqe jeni ne Hene, ju duket Toka meme si nje topth solid.


Po jo bre se nuk eshte keshtu.


Se po te zoom-oni e zoom-oni e zoom-oni, do shihni se MEDIA nuk eshte nje INSTITUCION, sikunder asnje institucion nuk eshte nje INSTITUCION ketu.



Si redaksite e gazetave ashtu edhe Ministrite a cfaredolloj ndertese publike qe zhvillon veprimtari ne sherbim te tij e paguar nga taksat e tij (publikut) ne fund te fundit nuk eshte gje tjeter vecse nje bashkesi individesh.



Keta te fundit nuk jane gje tjeter vecse ish te njohurit tuaj, apo bashkeshortet, nipat apo mbesat e tyre.


Shqiptare safi, me mungesat perkatese te trasheguara nga sistemi i kaluar, te fituara nga tranzicioni aktual, produkte te shkollave jo kushedi se cfare, banore te periferise a qendres, kryeqytetas autoktone a te ardhur rishtas, ne kohe te lire shofere te pakujdesshem apo dashnore diku te zjarrte e diku tradhetare, bartes te traditave dhe mentaliteteve krahinore, e keshtu me radhe.



Ju flisni per Korrierin, por Korrieri ne vetvete eshte vecse nje cope leter, pasi korrieret e vertete jane Lili, Tili, Vili, Gili, Albani, Arjani, Ristani dhe Dritani, me shefa sektori Ruzhdiun, Fehmiun dhe Kadriun.



Punojne per dava 200 euro ne muaj, bejne nga dy pune, i ke gjithe diten e deri naten vone verdalle, aq sa kur e kam pyetur njeren ne konfidence se si ju del koha te lexoni libra (se une e konsideroja a priori se gazetaret nuk mund te bejne pa lexuar letersi) me tha: "E kush lexon me qe nga koha e shkolles?!"



?


Miq, jepini Cezarit ate qe i takon dhe lerini gazetaret shqiptare ne hall te tyre.


Sa per ate qe ky popull kete gazetari meriton, une nuk jam edhe aq. Natyrisht qe populli eshte byk per vete, por ata njerez qe shpenzojne per te blere gazete, ka gjasa te jene me me kulture se ato/ata 22-23 vjecaret qe sapo kane mbaruar gjuhe-letersine (per te?konsideruar me te miret e atyre qe mbushin faqet e brendshme, se ka edhe pa arsim te larte fare).



Pastaj nuk duhet harruar se shtypi ka edhe nje mision unik. Po ketu pastaj do me duhej te rendisja Xhiken, Biken dhe Kiken, bisnecmena te njohur qe jane edhe?financonjesit primare te shypit?made in albania, ndaj me mire po e le me kaq.



Se si thote ime gjyshe: "Kur e quajne Osman, s'ke cfar i?ban!"


?


Ngahalli


?


PS -?rrofsh DK se na shkunde!?


?



? 






Never miss a thing. Make Yahoo your homepage. 



______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:




alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club









 





______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club



 


________________________________________________________________________
More new features than ever.  Check out the new AOL Mail ! - http://webmail.aol.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list