Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Once upon a time ... AlbClub-i

Pseudonim NgaHalli ngahalli at yahoo.com
Tue Jan 15 04:19:57 EST 2008


I dashur DK!
  Jam i dyzuar te te pergjigjem a jo (nderkohe po e bej:) ).
  Jam i dyzuar, sepse me duhet te pranoj qe AlbClubi po na le shendene, e kjo s'me shkon hic per shtat. Jam i dyzuar (tashme qe shkruaj jam thjesht gjithe pezm) sepse ky mesazh ja do te jete nje requiem, ja nje shperthim mllefi ndaj atyre qe une bej fajtore per kete.
  Jam i dyzuar sepse me duhet te bej nje analize, e s'e bej dot, se me se paku nuk ma ka qefi...
   
  Po une them se shumecka nisi pas 3 korrikut 2005, dhe se kam provokim, te me besoni, eshte nje konstatim qe s'ka qortim, hapni arkivat po te doni dhe lexoni trendin...
   
  Ne kete klub eshte folur edhe per art, sport a debate me thelb te mirefillte social (kujtoj ate mbi mjekesine ne USA e pertej), por asnjehere nuk merrte zjarr mejdani si kur diskutonim per politiken ne Shqiperi.
  Dhe atekohe diskutonim fort e shpesh...
  Nje pjese e mire e diskutonjesve ketu kane prirje te djathta (keshtu ka qelluar, edhe sepse nje pjese e mire e shkronjesve jane emigrante te post 1996). Qenia ne pushtet e nje te majte nanoiste, jepte argumente te pafundme per kritike. Me fol drejt e me ndejt shtrember, argument ke sot e gjithe diten edhe nen qeverine e te djathteve, puna eshte se ra deshira dhe prirja per ta bere kete... (me shaka e them se i vetmi qe do te mbetej ne beteje do te ishte Rrobo-ja...:-) ). Eshte e cuditshme dhe teme interesante debati se sa te lirshem e ndjente veten cilido prej nesh te shkruante kunder socialiste te Nanos ne te gjalle te tyre e te tij (madje edhe ne shtypin publik shqiptar), dhe se sa te lirshem e ndjejme veten sot (me te shkruajme nenkuptoj te kritikosh, se sa per te bere elozhe....).
  Ja pra nje shkak: autocensura (e kombinuar me mungese deshire per tu "rene" miqve te dikurshem).
   
  Pa po pastaj ishte (eshte, qe i pacim me jete) edhe takemi i United Apples of Pears.
  Keta ta dhisnin muhabetin dore per dore (kjo fjali e renduar eshte qamet e menduar prej meje, nuk me shpetoi).
  Te bezdisnin ore! Ti shkruaje per qef tend, mendoje se thoshe dy llafe me vend e me mend, e tjetri te niste te telendiste me fis e me fare.
  Mbaj mend njehere, dikush me pyeti: "Ore NgaHalli, se ti qe e ke llagapne keshtu coc di, pse dreqin sillen keshtu ca e ca ne klub".
  E vrava mendjen, i lexova e u perpoqa te kuptoja, dhe besoj se ia arrita, ndaj u pergjigja: "Se aq mbushin". Ne fakt ky eshte problem, se me ane te kesaj, ne nje fare menyre une i shfajsova keta. Do kishte qene ndryshe te kisha thene "se jane te keqij", por une mendoj se kjo eshte dytesore tek ata, eshte rrjedhimi, ndersa une isha pyetur per shkakun, e shkaku sipas meje (jam i bindur per kete) eshte sepse ne shumicen e tyre, ata qe shkruanin anapulla ne klub ishin (jane edhe tani, packa se nuk shkruajne me) toca, kokegdhe. Pse nuk shkruajne keta aktualisht. Pse guxoi dhe e shprehu shqetesimin e tij DK dhe jo ndonje nga ata MC'Colat e toptastjeres? Po si nuk ndodhte njehere, ore nje here te vetme qe keta te fundit te nisnin nje diskutim, a te benin nje postim te pare, per nje shqetesim a perjetim emocional te tyrin (f.v te thoshin qe sot pashe nje film keshtu e ashtu, apo mora nje leter nga Shqiperia me aksh ndodhi, apo thjesht fare te na benin te ditur se pas nje dreke te
 mire, kishin pasur nje jashteqitje clironjese, te cilen mund ta krahasonin vetem me shpalljen e pluralizmit politik ne vend).
  Jo ore jo, per qamet jo. Po rrinin aty prapa top-tastjerave te tyre, dhe gjithe budallallek u leshoheshin qorrazi atyre qe i jepnin jete ketij mexhlisi. Ishin kaq te verber ne kete pasion te tyrin, sa kane qene me dhjetra rastet kur mesazhin e njerit ia mvishnin tjeterit dhe zinin e telendisnin kete derziun qe nuk kishte shkruar hic, a kishte shkruar dite me pare, per nje sebep krejt tjeter. Po si nuk u lodhen njehere xhanem? Po se u hakerreheshim, po se i thumbonim, po se i fyenim si na kishin fyer, jo or jo, gjekundi, faqja bythe u ishte bere e se kishin per gje fare.
   
  E ja keshtu nisi e humbi interesi tek ne te tjeret. Me sakte jo interesi, se rrezik dergesat e albclubit i hapim te parat cdo mengjes ne postat tona e-mail, por ndjesia e perfshirjes, sepse i ra sharmi klubit, e, ndersa interesi edhe mund te ringjallet, sharmi nuk kthehet kollaj.
   
  Natyrisht qe ia kam ca inatin edhe moderatorit - dhe ja kam thene mese njehere. Vertet qe kerleshja albclubase ishte pjese e sharmit tone, por liria pa kufi, ka edhe ajo demin e vet, se eshte si puna e oksigjenit me tepri, te djeg mushkrine.
   
  Nuk kam me deshire ta vazhdoj nje mesazh te tille,
   
  Qofshi mire,
   
  NgaHalli
   
   
   
   
   
  

"D. K." <kokonozi at gmail.com> wrote:
  *** AlbClub Discussion List ***



   
  I dashur Nga halli
   
  Shprehjen tuaj te meposhteme:   
  
  PS - rrofsh DK se na shkunde! 
  une e marr si shprehje te nje brenge qe e ndjeme gjithnje e me shume;  Albklubi po na mungon te gjitheve. 
   
  Dal e hedh nje sy te komshijte e me vjen te qaj. Me vjen te ve kujen per ate qe kemi humbur apo qe lame te humbase, ate qe ishte mbase ishte gjeja me e fisme intelektualisht, qe prodhoi ndonjehere populli internetist shqiptar, me gjithe horroret e te sharve, sarkazmes, ulurimave etj, ne periudhen   saj te adoleshences, pra territjes, sic thuhej dikur. 

Eshte e vetmja liste qe ne syte e mi kishte nivelin evropian e atyre siteve ku jam i shtrenguar te jem i pranishem me koleget e mi te punes, per shkak te profesionit ti, por ku diskutohen edhe mjaft probleme te pergjitheshme si ne albclub etj. 

   
  Personalisht nuk u shqova per ndonje ndihmese ne te, por kjo nuk me pengonte ti hidhnja ndonje sy sa here qe kisha kohe e shpesh here te kenaqesha me ato qe gjeja aty. 
Te pakten kjo me ndodhte here here!

   
  Po tani?
  
Qelqi qe thyhet, thone... vec ne ndodhte ndonje mrrekulli. Ndonese nuk jemi popull, qe u dalluam ndonjere per besim ne zot, se jemi shume me dinake se sa duhet per nje hapje te tille te mendjes, ama ne cudira e mrrekullira kemi besuar gjithe jeten dhe sa me pak ato realizohen, aq me shume besojme... 

Mbase, Hallexhiu im i mire...

Por nuk ta fsheh se dyshoj shume ne kete ringjallje.

 Krishti vertet u ringjall, pas tre ditesh, por nul ndenji me shume se dyzet dite midis te gjalleve... 

Xhaxhai na paralajmeroi, por nuk e besuam.

DK

   
   
   


 
  2008/1/10, Pseudonim NgaHalli <ngahalli at yahoo.com>:                      *** AlbClub Discussion List ***



 

  Juve miqve te mij te dashur, ngaqe jeni ne Hene, ju duket Toka meme si nje topth solid.
  Po jo bre se nuk eshte keshtu.
  Se po te zoom-oni e zoom-oni e zoom-oni, do shihni se MEDIA nuk eshte nje INSTITUCION, sikunder asnje institucion nuk eshte nje INSTITUCION ketu. 
  Si redaksite e gazetave ashtu edhe Ministrite a cfaredolloj ndertese publike qe zhvillon veprimtari ne sherbim te tij e paguar nga taksat e tij (publikut) ne fund te fundit nuk eshte gje tjeter vecse nje bashkesi individesh. 
  Keta te fundit nuk jane gje tjeter vecse ish te njohurit tuaj, apo bashkeshortet, nipat apo mbesat e tyre.
  Shqiptare safi, me mungesat perkatese te trasheguara nga sistemi i kaluar, te fituara nga tranzicioni aktual, produkte te shkollave jo kushedi se cfare, banore te periferise a qendres, kryeqytetas autoktone a te ardhur rishtas, ne kohe te lire shofere te pakujdesshem apo dashnore diku te zjarrte e diku tradhetare, bartes te traditave dhe mentaliteteve krahinore, e keshtu me radhe. 
  Ju flisni per Korrierin, por Korrieri ne vetvete eshte vecse nje cope leter, pasi korrieret e vertete jane Lili, Tili, Vili, Gili, Albani, Arjani, Ristani dhe Dritani, me shefa sektori Ruzhdiun, Fehmiun dhe Kadriun. 
  Punojne per dava 200 euro ne muaj, bejne nga dy pune, i ke gjithe diten e deri naten vone verdalle, aq sa kur e kam pyetur njeren ne konfidence se si ju del koha te lexoni libra (se une e konsideroja a priori se gazetaret nuk mund te bejne pa lexuar letersi) me tha: "E kush lexon me qe nga koha e shkolles?!" 
   
  Miq, jepini Cezarit ate qe i takon dhe lerini gazetaret shqiptare ne hall te tyre.
  Sa per ate qe ky popull kete gazetari meriton, une nuk jam edhe aq. Natyrisht qe populli eshte byk per vete, por ata njerez qe shpenzojne per te blere gazete, ka gjasa te jene me me kulture se ato/ata 22-23 vjecaret qe sapo kane mbaruar gjuhe-letersine (per te konsideruar me te miret e atyre qe mbushin faqet e brendshme, se ka edhe pa arsim te larte fare). 
  Pastaj nuk duhet harruar se shtypi ka edhe nje mision unik. Po ketu pastaj do me duhej te rendisja Xhiken, Biken dhe Kiken, bisnecmena te njohur qe jane edhe financonjesit primare te shypit made in albania, ndaj me mire po e le me kaq. 
  Se si thote ime gjyshe: "Kur e quajne Osman, s'ke cfar i ban!"
   
  Ngahalli
   
  PS - rrofsh DK se na shkunde! 
   
  
    
  
---------------------------------
  Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.   

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club 
  


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

       
---------------------------------
Never miss a thing.   Make Yahoo your homepage.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list