Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Filmi: The Man from Earth

D. K. kokonozi at gmail.com
Mon Jan 14 05:07:25 EST 2008


* *

*Filmi qe pashe une ishte pak me ndryshe. Ketu doli me titullin: Nata eshte
e jona, ose Nata ne na perket. Me duket se ne origjinal eshte :We Own The
Night.*

*Eshet nje film i James Gray dhe rolin kryesor e ka  Joaquin Phoenix, qe per
here te fundit me kujtohet se e kam pare ne rolin e Neronit te Gladiatori.*

*Per ata qe nuk e kane pare eshte nje film qe flet per marrjen ne dore te
trafikut te droges nga ana e mafies russe, ne New York, diku nga mesi i
viteve 80.*
*Vrasje e tmerr sa te duash, por nuk mu duk ne lartesine e tradites italiane
te filmave me mafjen, madje as qe i afrohej Padrinos se Copolas. *
*Ne  qender ka nje familje polake qe drejton policine, por nuk do ta
shkruaja kete mesazh dhe nuk do tju merrja kohen per nje gje te tille, sikur
te mos me ishin ngritur qimet andej nga fundi i filmit.*

*Eshte casti kur ngarkesa ka ardhur nga jashte dhe kreret e mafias ruse
shkojne ta kontrrollojne. Per here te pare, bashke me ta shfaqet edhe nje
personazh i ri.*

*Aty ne garazhd, dikush hap nje valixhe, nxjerr nje pako kokaine dhe sic e
do skema, nje tjeter e cpon me thike dhe nxjerr pluhurin e bardhe.*

*Behet nje eksperimentim i vogel me djegje dhe personazhi i ri, qe me sa
duket eshte ai qe do te bleje te gjithe ngarkesen, merr dhe provon drogen. *

*Ka nje cast suspensi dhe se fundi, ky miku me nje shqipe te paster
thote: Shume
e mire, e marr te teren. *

*(Per hir te se vertetes, aktori qe i shqipton ka nje theks te dukshem te
Shqiperise verilindore)*

*Ndonse filmi ishte i dubluar i teri ne frengjisht, ato dy fjale as u
dubluan dhe as u subtitruan.*

*Pra ne parim askush nga salla nuk e mori vesh perse ishte fjala. *

*Kjo megjithate nuk ishte nje arsye e forte e bindese qe mua dhe time
shoqeje te mos na dukej se i gjithe Kinepolosi nuk ktheu syte nga ne. *
*Ulem koken e dolem fshehurazi.*
**
*DK*

* *

* *

*2008/1/13, Ardiani <ardian582 at gmail.com>: *

*                 *** AlbClub Discussion List ***



Tatjeta klub,

John Oldman asht nji profesor, i cili ka vendose me ndrrue vendbanim,
e per pasoje edhe me e lane vendin e punes. Nji dite para se me u
nise, koleget e punes, te gjithe profesore e profesoresha t'lamive
t'ndryshme, si biologji, antropologji, parahistori, religjion,
psikologji, shkojne me e pershendete e me ja urue rrugen e mbare. Por,
jo vetem kaq, ata shkojne edhe me marre vesh se pse po ike ky kaq
befasisht.  Gjoni n'fillim s'do, por dikur ju kallxon arsyen: ai asht
nji njeri 14000 vjet i vjeter e qe s'plaket. Prandaj, per mos me
ndjelle dyshim, ai ndrron vend cdo 10 vjet.

Kshtu fillon filmi "The Man from Earth", t'cilin e pashe mbrame.
Kurreshtjen per ket film ma zgjoi fakti qe producenti e kish
pershendete lshimin e filmit n'torrent (torrenti asht protokol i
komunikimit P2P - ma shul shqip, torrenti asht mnyra ma efikase per me
nduke a vjedhe material masiv prej internetit). E, producenti e ka
pershendete ket pune, sepse n'ket mnyre filmi i tij, qe asht prodhue
me buxhet t'vogel, ka fitue reklamim e perhapje t'madhe, percjelle me
vleresime t'mira, t'cilat medoj qe ky film plotesisht i meriton.

Filmi ka nji dialog shume t'mencem, perfshi edhe spekulimin qe nji
njeri 14000 vjecar asht hala gjalle. Por, ma teper se spekulimet
akrobatike per paleolitkun n'mesin tone, filmi i shtjellon raportet
ndernjerzore, besimin, friken prej t'rese, refuzimin me e ndrrue
bindjen, por edhe kurreshtjen e deshiren per me dite; refuzimin e
pamundsine e refuzimit t'dashnise, perkunder dhimbjes qe (humbja e
paevitueshme e saj?) shkakton, e gjana si kto.

Me pase cka me thane, njeri gjen mnyre per me u shprehe. Autori i
ngjarjes, Xherome Biksbi, producenti, i biri i tij, e regjisori,
bashke me aktoret e mrekullushem, kane dite m'e shprehe ate qe kane
dashte m'e thane.

Tana t'mirat,
Ardiani
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club*

* *
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list